Kanë kaluar 10 vjet që kur Xhabir Hamiti (tashmë ambasador) më sugjeroi se Drilon Gashi ishte një i ri që mund të mishëronte frymën e Rilindasve shqiptarë. Megjithatë, u zhgënjeva menjëherë, pasi kuptova se Driloni nuk mund të “çprogramohej” nga sektet e ndryshme islame dhe se ushqente ëndrrën naive se mund ta reformonte BIK-un (Bashkësinë Islame të Kosovës) anti-shqiptar, të udhëhequr nga Naim Tërnava.
Ç’është më keq, në vend që të bëheshe zëvendësi im – për të luftuar së bashku kundër hoxhallarëve të “fesë turke”, intrigantëve dhe manipulatorëve (qofshin religjioz apo politikë) – përshtypja ime ishte se i pate varur shpresat te figura si Berat Buzhala, Gllauk Konjufca e të tjerë, për të mbrojtur dinjitetin tënd njerëzor, sigurinë dhe lirinë tënde të lëvizjes.
Nuk kishte nevojë ta postoje këtë fotografi. “Adhurimi” i vërtetë është puna – detyrim (farz) i obligueshëm) gjendet te veprimet e njeriut, e jo te *namazi* (lutjet rituale) ashtu siç praktikohet nga hoxhallarët. Kam kohë që theksoj se rituali specifik i *namazit* nuk përmendet në Kuran; megjithatë, në vend që të qëndroje në anën e së vërtetës kuranore, ti zgjodhe të bëheshe polemist në mbrojtje të sekteve islame.

Nuk besoj se ke ndryshuar, duke pasur parasysh se e postove këtë fotografi si një shprehje pakënaqësie. Ti vazhdon t’i mbash të njëjtat bindje: se feja islame zotëron një “shenjtëri” që qëndron në kundërshtim me – dhe në dëm të – “fesë” së Shqiptarisë.

Dil hapur, deklaro se “Nuk je mysliman, por vetëm shqiptar”, dhe bashkohu me lozhat tona të shqiptarizmës dhe prano për profet Gjergj Kastriot Skenderbeun!!!
A e di se nuk ka më keq se sa të jesh pjesë e kombit të sulltan MahMutit???
Shih videon:
Drilon Gashi: Çka mbeti prej fesë?
Musa Villa: Hoxhë Tim Shkupi



