KUR FRIKA E KËRCËNON NDËRGJEGJEN, POR PËRBALLET ME NJË BABA DHE ME NJË BIJË QË NUK GJUNJËZOHEN PARA SAJ
____
(në shqip dhe serbisht)
Sa herë që bisedoj me zotin Nikola Sanduloviç, më krijohet përshtypja e veçantë se, në anën tjetër të linjës telefonike, nuk ndodhet thjesht një bashkëbisedues, por një njeri të cilit nuk kam nevojë t’i shpjegoj asgjë.
Sikur të dy të kishim lindur me të njëjtën shqisë të gjashtë, atë që nuk figuron në asnjë libër anatomie, por që e dallon njeriun nga turma, përmes ndërgjegjes së ndjeshme ndaj drejtësisë, ndaj paqes, ndaj barazisë dhe ndaj vlerave universale njerëzore.
Sepse, në fund të fundit, nuk është përkatësia kombëtare ajo që e përcakton madhështinë morale të njeriut, por aftësia e tij për të mos e tradhtuar ndërgjegjen, edhe kur ajo i kushton shtrenjtë.
Ka njerëz që u qëndrojnë besnikë parimeve të tyre për aq kohë sa nuk u rrezikohet asgjë. Por, sapo frika u troket në derë, sapo shërbimet sekrete ruse dhe serbe fillojnë t’ua ngulitin tmerrin deri në palcë, ata zbulojnë se bindjet e tyre paskan qenë vetëm mobilie të përkohshme, që mund të nxirren jashtë shtëpisë sapo të fillojë shiu i parë.
Nikola Sandulovic, megjithatë, përfaqëson një histori krejt tjetër.
Ai u bë objekt i dhunës brutale nga agjentët e shërbimeve sekrete serbe dhe ruse, pasi u gjunjëzua para varrit të Blerina Jasharit, në Kompleksin Memorial të familjes Jashari, në Prekaz. Dhe, sikur të mos mjaftonte dhuna fizike që përjetoi, kërcënimet u shtrinë edhe ndaj të gjithë anëtarëve të familjes së tij.
Është një metodë e vjetër frikësimi: kur nuk arrin ta nënshtrosh ndërgjegjen e një njeriu, përpiqesh ta marrësh peng familjen e tij. Në këtë mënyrë, frikacakët e pushtetit shpresojnë se njeriu do të heqë dorë nga parimet e veta për t’i mbrojtur njerëzit që do.
Por këtu ndodhi diçka që, me sa duket, nuk ishte parashikuar as në manualet më të rafinuara të frikësimit që i praktikojnë shërbimet sekrete.
Çfarë ndodhi pas gjithë atyre kërcënimeve?
Vajza e tij, Klara Sanduloviç, në vend që të mbyllej në frikën e shkaktuar nga ajo që i kishte ndodhur të atit, vendosi të udhëtonte drejt Kosovës, së bashku me avokatin e tij, Çedomir Stojković, për t’u përkulur edhe ajo para varrit të Blerina Jasharit, në Prekaz.
Dhe kështu, në një kohë kur disa njerëz kanë frikë edhe ta shqiptojnë të vërtetën brenda katër mureve të shtëpisë së tyre, një vajzë serbe vendosi ta dëshmonte publikisht atë që i ati e kishte paguar me dhunë.
Çfarë ironie e hidhur për ata që e kanë shndërruar frikësimin e njerëzve në profesion!
Ata e kërcënuan një baba, por nuk arritën ta frikësonin të bijën. Menduan se po e godisnin një njeri të vetëm, por, pa dashur, dëshmuan se guximi ndonjëherë trashëgohet më fuqishëm se vetë mbiemri.
Ndoshta shërbimet sekrete duhet ta rishikojnë metodologjinë e tyre. Sepse, nëse synimi i tyre ishte t’ia mësonin kësaj familjeje të përkulej vetëm nga frika, rezultati doli krejtësisht i kundërt: babai dhe e bija u përkulën nga respekti, pikërisht aty ku frika kishte dashur t’i mbante gjithmonë në këmbë.
Po të varej nga unë, Çmimin Nobel për Paqe nuk do t’ia jepja vetëm Nikola Sandulovićit, por edhe vajzës së tij, Klarës.
Sepse paqja nuk është thjesht mungesë lufte. Paqja është aftësia për të mos e urryer tjetrin, edhe kur ke vuajtur nga njerëz që pretendojnë se flasin në emër të kombit tënd. Është guximi për t’u gjunjëzuar para varrit të një fëmije të vrarë, pa pyetur se cilës kombësi i përkiste ai fëmijë.
Dhe, mbi të gjitha, paqja është guximi për të mbetur njeri në një botë ku shumëkush e konsideron pikërisht këtë si dobësi të pafalshme.
Nikola dhe Klara Sandulović dëshmuan se ekzistojnë gjëra që as dhuna, as kërcënimet dhe as shërbimet sekrete nuk mund t’i vrasin: ndërgjegjja, dinjiteti dhe guximi njerëzor.
****
KADA STRAH ZAPRETI SAVESTI, ALI IPAK NAIĐE NA OCA I ĆERKU KOJI NE KLEČE PRED NJIM
Autor: Lirim Gashi
Svaki put kada razgovaram sa gospodinom Nikolom Sandulovićem, stičem neobičan utisak da se sa druge strane telefonske žice ne nalazi tek običan sagovornik, već čovek kome nemam potrebu bilo šta da objašnjavam.
Kao da smo obojica rođeni sa istim šestim čulom – onim koje ne beleži nijedna knjiga anatomije, ali koje čoveka izdvaja iz mase: osećajem za pravdu, mir, jednakost i univerzalne ljudske vrednosti.
Jer, na kraju krajeva, nije nacionalna pripadnost ono što određuje čovekovu moralnu veličinu, već njegova sposobnost da ne izda sopstvenu savest, čak ni onda kada ga to skupo košta.
Ima ljudi koji se svojih principa drže sve dok zbog njih ništa ne rizikuju. Ali čim strah pokuca na njihova vrata, čim ruske i srpske tajne službe počnu da im ulivaju užas u kosti, oni otkrivaju da su njihova uverenja zapravo bila samo privremeni komadi nameštaja, spremni za izbacivanje čim počne da pada kiša.
Nikola Sandulovic je, međutim, sasvim drugačija priča.
On je postao meta brutalnog nasilja pripadnika srpskih i ruskih obaveštajnih struktura nakon što je kleknuo pred grobom Blerine Jašari, u Memorijalnom Kompleksu Porodice Jašari u Prekazu. A kao da fizičko nasilje koje je pretrpeo nije bilo dovoljno, pretnje su upućene i svim članovima njegove porodice.
To je stara metoda zastrašivanja: kada ne uspeš da pokoriš nečiju savest, pokušavaš da mu porodicu pretvoriš u sredstvo ucene. Na taj način, kukavice na vlasti nadaju se da će čovek odustati od svojih principa kako bi zaštitio one koje voli.
Ali ovde se dogodilo nešto što, po svemu sudeći, nije bilo predviđeno ni u jednom priručniku za zastrašivanje tajnih službi.
Šta se dogodilo nakon svih tih pretnji?
Njegova ćerka, Klara Sandulović, umesto da se prepusti strahu zbog onoga što se dogodilo njenom ocu, odlučila je da otputuje na Kosovo, zajedno sa njegovim advokatom, Čedomirom Stojkovićem, kako bi se i sama poklonila pred grobom Blerine Jašari u Prekazu.
I tako je, u vremenu kada se neki ljudi plaše čak i da u sopstvenoj spavaćoj sobi izgovore istinu, jedna ćerka odlučila da javno posvedoči ono zbog čega je njen otac platio visoku cenu.
Kakve li gorke ironije za one kojima je zastrašivanje ljudi postalo profesija!
Pretili su jednom ocu, ali nisu uspeli da uplaše njegovu ćerku. Mislili su da udaraju na jednog čoveka, a nisu ni slutili da se hrabrost ponekad nasleđuje mnogo snažnije nego samo prezime.
Možda bi tajne službe trebalo da preispitaju svoju metodologiju. Jer, ako im je namera bila da ovu porodicu nauče da kleči isključivo iz straha, rezultat je bio potpuno suprotan: otac i ćerka kleknuli su iz poštovanja, upravo tamo gde je strah želeo da ih zauvek drži uspravnim.
Kada bi se ja pitao, Nobelovu nagradu za mir ne bih dodelio samo Nikoli Sanduloviću već i njegovoj ćerki Klari.
Jer mir nije samo odsustvo rata. Mir je sposobnost da ne mrziš drugoga čak ni onda kada si pretrpeo zlo od ljudi koji tvrde da govore u ime tvog naroda. To je hrabrost da klekneš pred grobom ubijenog deteta, ne pitajući kojoj je nacionalnosti pripadalo.
I, iznad svega, mir je hrabrost da ostaneš čovek u svetu u kojem mnogi upravo to smatraju neoprostivom slabošću.
Nikola i Klara Sandulović pokazali su da postoje stvari koje ni nasilje, ni pretnje, ni tajne službe ne mogu da ubiju: savest, dostojanstvo i ljudsku hrabrost.



