Asnjë femër nuk i ka mbrojtur të drejtat e grave më shumë se unë! Kam qenë, jam dhe do të jem gjithmonë në mbrojtje të të drejtave të grave dhe vajzave. Gjithmonë do ta ngre zërin aty ku duhet, pa frikë dhe pa u tërhequr! Prandaj, mos më fol mua për feminizëm dhe për të drejtat e grave, sepse unë e kam bërë luftën time mes ujqërve, duke mbrojtur kombin dhe flamurin tim!
Por një gjë nuk e lejoj dhe nuk do ta lejoj kurrë: që çdo fatkeqësi që i ndodh një gruaje të keqpërdoret nga partitë politike për të goditur një parti tjetër. NUK KENI TË DREJTË TA KEQPËRDORNI JETËN, DHIMBJEN DHE FATIN E ASKujt për interesa politike! Një tragjedi njerëzore nuk është armë elektorale dhe as mjet për përfitime partiake. Viktimat meritojnë drejtësi, jo manipulim politik!
Sa i përket mbiemrit tim, dua ta bëj shumë të qartë: ME GJITHË SHPIRT JAM KRENARE PËR TË! A e dini pse? Sepse mbiemri im është dëshmi e asaj që armiku ynë shekullor ka bërë ndër breza, vetëm për të na shkëputur nga identiteti ynë kombëtar shqiptar dhe nga nëna Shqipëri!
Ndërsa këta individë të ulët që përpiqen të më nxjerrin faqezëz, që shpifin dhe shkruajnë gjithfarë gjërash për mua, le ta dinë një gjë: unë e di shumë mirë se çfarë kartele kanë marrë në vitin 1992 dhe nën çfarë urdhrash po përpiqen ta zhvlerësojnë figurën time dhe punën time!
Unë personalisht nuk kam bërë miliona, siç pretendohet për disa prej tyre, sepse nuk kam pranuar të bëj pazare të pista me shtetin ku jetoj. Kam zgjedhur të jetoj me ndërgjegje të pastër, të dal faqebardhë para kombit tim dhe të mos e shes kurrë dinjitetin tim për para, pushtet apo favore!
NURAJ është mbiemri i stërgjyshit tim, një kujtim i shenjtë familjar që e mbaj me krenari. NUROVIQ, për ata që nuk e dinë, është forma e sllavizuar e mbiemrit tim, e trashëguar si pasojë e politikave të asimilimit dhe shkëputjes së shqiptarëve nga identiteti i tyre kombëtar.

Unë i mbaj me krenari të dy mbiemrat: njërin si kujtim dhe nderim për stërgjyshin tim, tjetrin si dëshmi të historisë që shqiptarët e Sanxhakut kanë kaluar.
Sepse ne shqiptarët e Sanxhakut ekzistojmë, kemi ekzistuar dhe do të ekzistojmë! As sllavizimi i mbiemrave, as presioni, as propaganda dhe as përpjekjet për të na fshirë nga historia nuk mund ta zhdukin identitetin tonë!
Unë nuk turpërohem nga mbiemri im. Turp duhet të kenë ata që turpërohen nga e vërteta!
Nuk kam nevojë të shpik një histori për veten time, sepse historinë time e mbaj në gjak, në mbiemër, në gjuhë dhe në flamur.
Mund të përpiqeni të më nënvlerësoni, por nuk mund të ma merrni dinjitetin, identitetin dhe krenarinë për kombin tim shqiptar!


