Shqipëria komuniste mbajti për dekada një linjë politike armiqësore ndaj Izraelit dhe propagandë anti-izraelite

Shkrime relevante

Sarvnaz Çitsaz: Çfarë zbulojnë dokumentet historike të Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit?

I nderuar zotëri/zonjë, A mund të vlerësohet saktë veprimtaria e sotme e...

Masakruesi i Gjuhës Shqipe, Berat Buzhala…!

Lirim Gashi, Prishtinë ____ O BERAT, O BIR, E MASAKROVE GJUHËN SHQIPE, IA...

Shpërndaj

“Sa kohë që ne jemi në pushtet, ju do të jeni të mbrojtur. Kur ne të mos jemi më në gjendje t’ju mbrojmë, atëherë duhet të gjeni një zgjidhje tjetër për sigurinë tuaj”, u tha Xhafer Deva Rafael Jakoelit dhe Mateo Matathias gjatë takimit të tyre në Tiranë, në vitin 1944.
Ndersa Shqipëria komuniste mbajti për dekada një linjë politike armiqësore ndaj Izraelit dhe propagandë anti-izraelite; kjo ndikoi që hebrenjtë shqiptarë të perceptoheshin herë pas here si të dyshimtë ose si të lidhur me “botën e jashtme”. Një raport i JTA-s nga vitet 1990 thotë se diskriminimi nuk ishte domosdoshmërisht gjithmonë i hapur, por se hebrenjtë shpesh trajtoheshin si “të jashtëm”, ndërsa propaganda kundër Izraelit e rëndonte këtë klimë.
Ka edhe dëshmi konkrete se kontaktet me jashtë mund të ishin të rrezikshme. Në një material të Yad Vashem-it mbi shpëtimin e hebrenjve në Shqipëri citohet një dëshmitare që shpjegon se familjet digjnin letra nga jashtë, nga frika se mund të akuzoheshin si agjentë ose propagandistë dhe të dënoheshin me burg. I njëjti material përmend edhe burgosje të lidhura me statusin shoqëror dhe pasurinë familjare.
Një formë tjetër represioni ishte pamundësia praktike për t’u larguar nga vendi. Për dekada, ligjet shumë të ashpra të emigrimit i mbanin hebrenjtë po aq të mbyllur sa pjesën tjetër të popullsisë. Vetëm në fund të regjimit, në 1990–1991, u lejua largimi masiv; pothuajse i gjithë komuniteti hebre, rreth 300–400 persona sipas burimeve të kohës, u largua drejt Izraelit ose SHBA-së.
Xhafer Deva
Hebrenjt në Shqipëri
Foto nga e majta; Rafael Jakoel, Mateo Matathia, Josef dhe Felicita Jakoel, Xhafer Deva.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu