Kush janë pretendentët për President dhe Kryeministër të Serbisë

Shkrime relevante

Kush janë pretendentët për President dhe Kryeministër të Serbisë

Flori Bruqi,Prishtinë Serbia është duke pritur ende përcaktimin zyrtar të qeverisë së...

Institucionet e shtetit laik nuk duhet të heshtin para ritualeve fetare!

Selatin Retkoceri, Llugaxhi, Lipjan Është e tmerrshme të shohësh se si, gjatë...

Misteri i trangujve, bananeve dhe patëllxhanëve të zinj!

Shkruen e knon: Lirim Patrioti (Lirim Gashi, Prishtinë) ____ Gjithmonë më ka munduar një...

A mos jemi ne Kandahar?!

Alberto Leka, Prishtinë ____ Ajo që po ndodh në Kuvendin e Republikës së...

Shpërndaj

Flori Bruqi,Prishtinë

Serbia është duke pritur ende përcaktimin zyrtar të qeverisë së re pasi Lëvizja e Studentëve dhe forcat e reja sfiduan pushtetin e Aleksandar Vuçiçit. [1]

Kandidatët për Kryeministër 

Nuk është shpallur ende një emër zyrtar përfundimtar, por në qarkullim dhe në garë nga “Lista e Studentëve” dhe opozita përmenden katër kandidatë kryesorë: [1, 2]

  • Dejan Shoshkiq – Ish-guvernatori i Bankës Qendrore të Serbisë (59 vjeç, ekonomist).
  • Ilija Srdanoviç – Kardiolog dhe profesor (55 vjeç, mjek).
  • Dejan Bodiroga – Ish-ylli i basketbollit dhe president i EuroLeague (53 vjeç).
  • Radomir Saiçiq – Profesor i kimisë dhe akademik (64 vjeç). [1, 2]

Presidenti i Serbisë

Pozicioni i presidentit mbahet ende nga Aleksandar Vuçiç, ndërsa situata politike është në tranzicion pas zhvillimeve dhe protestave të udhëhequra nga studentët që rrëzuan ndikimin e deritanishëm absolut të tij, pa një konfirmim ende zyrtar për një president të ri. [1]

Dejan Shoshkiq është ekonomist dhe ka shërbyer si guvernator i Bankës Kombëtare të Serbisë nga viti 2010 deri më 2012. Ai është ndër të paktët anëtarë të listës me përvojë në poste të larta shtetërore. Që nga dorëheqja nga Banka Kombëtare, ai e ka denoncuar shpesh korrupsionin në vend, për të cilin ka thënë se është “shumë më i përhapur [në Serbi] sesa në vendet fqinje”.

Shoshkiq, 59 vjeç,  është zzzotuar se një qeveri e Listës Studentore do t’i largojë “kuadrot e këqija” nga postet shtetërore dhe do të nisë hetime për pronat në zotërim të zyrtarëve publikë. Ai është zotuar, gjithashtu, se lista do t’i përshpejtojë reformat e nevojshme për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian, ndërsa vendimi përfundimtar për anëtarësim do të merrej përmes referendumit.

Shoshkiq i ka  krtikuar  sanksionet perendimore  ndaj Rusisë dhe ka kërkuar që Brukseli ta rishikojë qasjen ndaj Kremlinit.

Ilija Srdanoviq

Ilija Srdanoviq është kardiolog dhe profesor në Universitetin e Novi Sadit. Ai është 56 vjeç dhe në shtator u emërua bartës i Listës Studentore.

Srdanoviq nuk e ka p1%rjashtuar mundësinë që të marrë postin e kryeministrit, por ka thënë se lista ka “më shumë se një kandidat për secilin post”. Sipas tij, grupimi politik do t’i japë përparësi luftës kundër “krimit të organizuar dhe korrupsionit”. Ai i ka mbështetur pretendimet e Serbisë ndaj Kosovës dhe ka thënë se vendimin për anëtarësimin e mundshëm të Serbisë në BE “do ta marrin qytetarët”.

Dejan Bodiroga, ish-yll i basketbollit, aktualisht është president i Euroligës së Basketbollit, me seli në Spanjë.

Mediat serbe e kanë cilësuar  53-vjeçarin si “emrin më të njohur” të listës, ndonëse qëndrimet e tij politike mbeten të paqarta. Ai e ka dënuar trajtimin e protestuesve studentë nga qeveria dhe paraqitjen e tyre si “terroristë”. Gjatë tubimeve protestuese, ai u ka bërë thirrje protestuesve të “luftojnë për liri, për dinjitet, për një shoqëri ku nuk do të ketë urrejtje apo përçarje, por respekt të ndërsjellë, drejtësi dhe solidaritet”.

Estela Radonjiq Zhivkov është eksperte e trashëgimisë kulturore, e cila u bë një nga figurat kryesore të skandalit që shpërtheu lidhur me planet për ndërtimin e një hoteli me markën Trump në vendin ku ndodhet ndërtesa e Shtabit të Përgjithshëm në Beograd, e dëmtuar nga bombardimet e NATO-s.

Si zëvendësdrejtoreshë e Institutit Republikan për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës në Serbi, Zhivkov e akuzoi qeverinë se kishte shkelur ligjin për trashëgiminë kulturore për t’i hapur rrugë projektit. Më pas, ajo u shkarkua nga posti i zëvendësdrejtoreshës.

Ajo ka thënë se përparësia e saj në një qeveri të Listës Studentore do të jetë “rikthimi i pavarësisë dhe integritetit profesional në institucionet e mbrojtjes së trashëgimisë”, si dhe garantimi që ekspertët të mund të marrin vendime “vetëm në bazë të ligjit dhe rregullave të profesionit, pa presione politike dhe ekonomike”.

Inxhinieri Zoran Gjajiq ishte ndër të parët që fajësoi publikisht korrupsionin për shembjen vdekjeprurëse të strehës së stacionit hekurudhor në Novi Sad. Gjatë angazhimit të tij në këtë objekt si konsulent për punimet me gur — që përfundoi më 2023 — ai fotografoi dhe raportoi atë që e konsideronte cilësi të dobët të punimeve, që përbënte rrezik.

Gjajiq, 71 vjeç, ka shprehur kritika të ashpra ndaj ish-udhëheqësit serb, Aleksandar Vuçiq. Ai u arrestua në prill të vitit 2025, pasi u  bëri thirrje njerëzve të votonin për dënimin me vdekje të presidentit të atëhershëm. Pas fitores së Listës Studentore në zgjedhje, ai u zotua se Vuçiq do të përballej me akuza për tradhti të lartë dhe shkroi  se “po vjen koha e së vërtetës dhe e drejtësisë!”.

Tihomir Staniq është aktor i lindur në territorin e Bosnje e Hercegovinës së sotme, i cili ka luajtur në  më shumë se 130 prodhime e filmike dhe televizive. Në tetor të vitit 2025, aktori 65-vjeçar dha dorëheqje nga Akademia e Arteve në Beograd, bashkë me disa kolegë, për shkak të asaj që e  përshkruan    si “shkelje të rëndë të praktikës dhe integritetit akademik, që kulmoi me kërcënime ndaj studentëve”.

Aktori veteran ka kërkuar largimin e ndikimit politik nga institucionet kulturore të Serbisë dhe ka thënë  se qeveria e  Aleksandar Vuçiqit “filloi të përcaktonte se kush do ta drejtonte teatrin, si do të funksiononte ai, kush do të punonte e kush jo, kujt do t’i jepej një mundësi dhe kush do të ndëshkohej”.

Prishitnë, 02.XI.2026.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu