Misteri i trangujve, bananeve dhe patëllxhanëve të zinj!

Shkrime relevante

Misteri i trangujve, bananeve dhe patëllxhanëve të zinj!

Shkruen e knon: Lirim Patrioti (Lirim Gashi, Prishtinë) ____ Gjithmonë më ka munduar një...

A mos jemi ne Kandahar?!

Alberto Leka, Prishtinë ____ Ajo që po ndodh në Kuvendin e Republikës së...

A jemi ne shqiptarët popull vetëvrasës në aspektin e historisë kombëtare?

Valdet Deva, Mitrovicë ____ Për dekada, historinë tonë e kanë shkruar regjimet, ideologjitë...

Udhëtim nëpër disa shtete europiane, një udhëtim me misionin e kujtesës historike

MSc. Adem Lushaj, Deçan  NJË UDHËTIM ME MISIONIN E KUJTESËS HISTORIKE Tri shtete...

Shpërndaj

Shkruen e knon: Lirim Patrioti
____
Gjithmonë më ka munduar një pyetje shkencore, të cilën njerëzimi, për arsye krejtësisht të pakuptueshme, vazhdon ta shmangë:
Pse disa gra, gjatë konsumimit të trangujve, bananeve dhe patëllxhanëve të zinj, përjetojnë një kënaqësi aq të madhe shqisore, saqë edhe vetë prodhuesit e këtyre perimeve do të skuqeshin po t’i dëgjonin komentet e tyre?
E kam fjalën për buzët, gjuhën, gojën, majat e gjinjve dhe atë territorin misterioz mes kofshëve, ku anatomia, imagjinata dhe fantazia femërore e kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi, pa e njoftuar fare as Ministrinë e Bujqësisë.
Pas shumë vitesh kërkimesh shkencore dhe konsultimesh me biologë, me psikologë, me agronomë, me një shitës perimesh në Tregun e Gjelbër të Mamushës dhe me ekspertën më të madhe të seksologjisë në të gjitha trojet tona etnike, zonjën Rita Filipi, arrita në një përfundim që mund t’i tronditë edhe vetë themelet e qytetërimit botëror:
Nuk bëhet fjalë për ushqim. Bëhet fjalë për një krizë identiteti mes botanikës, erotikës dhe imagjinatës femërore!
Trangujt, për shembull, janë krijesa jashtëzakonisht ambicioze. Nuk e durojnë indiferencën. Vuajnë nga një kompleks i theksuar i rëndësisë së vetvetes dhe, sapo përzgjidhen nga një dorë femërore, fillojnë të sillen sikur janë emëruar Drejtorë të Përgjithshëm të Trekëndëshit të Bermudës.
Madje, sipas një studimi që ende nuk është botuar, por që shitësi i Mamushës e konsideron absolutisht të besueshëm, 87 për qind e trangujve vuajnë nga iluzioni se janë shumë më të rëndësishëm sesa ç’janë në të vërtetë.
Bananet, ndërkaq, janë një rast klinik më vete.
Ato vuajnë nga kompleksi i madhështisë anatomike. Janë të lakuara, të ëmbla, të buta dhe kanë një vetëbesim aq të zhvilluar, saqë edhe para pasqyrës së supermarketit sillen sikur po fotografohen për kopertinën e revistës *Playboy*.
Banania nuk kënaqet vetëm me praninë e saj dekorative në dhomën e gjumit.
Ajo ndihet e lumtur vetëm kur hyn triumfalisht në çdo vrimë të zonjës së shtëpisë!
Madje, kam përshtypjen se, po t’i jepej e drejta të kandidonte për deputete, do ta kërkonte postin e Presidentes së Shoqatës Ndërkombëtare të Frutave me Ambicie Erotike.
Por patëllxhani i zi është një histori krejt tjetër.
Ky produkt ende nuk e ka zgjidhur krizën e vet të identitetit. Nuk e di nëse është perime, frut, simbol i pjellorisë apo kandidat për një post në Komisionin Parlamentar për Çështje Intime.
Është aq i hutuar nga pamja e vet, saqë edhe pasqyrën e shikon me dyshim.
Një ditë e pyeta një patëllxhan të zi:
– Më falni, zotëri, çfarë përfaqësoni ju në të vërtetë?
Ai m’u përgjigj me dinjitet:
– Varet nga këndi i kamerës!
Por kulmi i kësaj tragjikomedie botaniko-erotike ndodhi në një supermarket.
Një burrë qëndroi para raftit të perimeve, e mori një trangull në dorë, e shqyrtoi nga të gjitha anët dhe e pyeti gruan:
– Zemër, a të duket i freskët?
Ajo ia ktheu pa e ngritur kokën:
– Nuk e di. Pyete atë që po e mban në dorë. Duket se tashmë e ka krijuar një marrëdhënie mjaft intime me të!
Burri e lëshoi menjëherë trangullin, sikur sapo ta kishte kapur policia me një provë materiale në xhep.
– Po çfarë ke, moj grua? – e pyet ai.
– Asgjë, zemër. Thjesht po mendoja se ti kujdesesh më shumë për freskinë e trangullit të Hasan Ages nga Mamusha, sesa për freskinë e kumbullës sime !
Në atë çast, burri e kuptoi se kishte hyrë në një supermarket, por kishte përfunduar në një gjykatë familjare, pa të drejtë ankese.
Që nga ajo ditë, vendosa të mos merrem më me botanikë. Është një shkencë tepër e rrezikshme për një burrë që dëshiron ta ruajë kredibilitetin e tij bashkëshortor.
Tani blej vetëm patate, qepë dhe karota. Janë produkte më pak ambicioze. Patatja nuk pretendon të jetë dikush tjetër, qepa të bën të qash pa të kërkuar asnjë shpjegim, ndërsa karota, për fat të mirë, ende nuk ka zhvilluar ndonjë kompleks personaliteti.
Madje, në testamentin tim e kam lënë edhe një porosi të veçantë:
Kur të vdes, ju lutem, mos më vendosni mbi varr as trangull, as banane dhe as patëllxhan të zi!
Nuk dua që pas vdekjes të më akuzojnë për tradhti botanike, ta hapin ndaj meje një hetim në Prokurorinë e Perimeve dhe të më regjistrojnë në histori si burrin që nuk arriti kurrë ta dallonte një sallatë të zakonshme nga një fantazi e jashtëzakonshme.
Dua të prehem në paqe.
Sepse, në fund të fundit, njeriu mund të largohet nga kjo botë pa lënë pasuri, pa lënë famë dhe pa lënë trashëgimtarë.
Por është e pafalshme të largohet nga kjo botë pa e kuptuar kurrë se çfarë marrëdhënieje kanë pasur gratë e komunave të Prizrenit, Rahovecit, Dragashit, Opojës, Suharekës dhe Gjakovës me perimet e Mamushës!
FUND. APO FILLIMI I NJË STUDIMI TË RI?

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu