ARKIVI:
9 Qershor 2026

Diplomati amerikan: Thaçi më tha, kush të ka paguar që të kundërshtosh propozimin tim rreth shkëmbimit të territoreve?”

Shkrime relevante

Protestat në Shqipëri: Legjitimitet i rrëmbyer nga agjenda islamike dhe antikombëtare

Basri Beka, Prishtinë Protestat që po zhvillohen në Shqipëri, të nisura gjoja...

Pse protestat paqësore po e humbin fuqinë ?

Ibrahim Kelmendi, Gjermani FATOS ÇOÇOLI: PSE PROTESTA PAQËSORE PO E HUMBET FUQINË? Tek ne,...

Problemi nuk është qenushi me flamur, por Shqipëria pa Zot !

Jashar Etemaj, Oslo Qindra mijëra qytetarë në mbarë Shqipërinë po protestojnë kundër...

Kush qëndron prapa protestave në Shqipëri? Një analizë e aktorëve potencialë dhe interesave të tyre

Prof. Dr. Kolë Krasniqi, ekspert i sigurisë, Pejë Protestat e fundit në...

Një mësim demokracie për Europën, që nuk është parë e dëgjuar kurrë më parë

Ervina Toptani, shkrimtare, Vjenë Me protestat më qytetare të mundshme, i kemi...

Shpërndaj

“-Akademiku amerikan David Phillips ka deklaruar për BIRN që Presidenti Hashim Thaçi i kishte kërkuar atij që të përgatiste një studim që do ta përkrahte shkëmbimin e territoreve në vjeshtën e vitit 2018.

Phillips, që është drejtor i Programit për Ndërtim të Paqes dhe të Drejtave në Institutin e Universitetit Kolumbia për Studime të të Drejtave të Njeriut dhe që ka shkruar rreth Kosovës që nga viti 1989, kishte nënshkruar një kontratë me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës – MPJ, më 26 shkurt 2018.

Në kontratën e tij thuhet që ai duhet të ofrojë “këshilla sipas kërkesave të Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme […] për çështje që kanë të bëjnë me Kosovën dhe regjionin, duke përfshirë këshillat që lidhen me Dialogun me Serbinë”.

Phillips ka folur për BIRN më 7 qershor 2020 rreth dy kërkesave që Thaçi i kishte për të gjatë kohës që po punonte për MPJ-në. “Gjatë vjeshtës së vitit 2018, Hashimi [Thaçi] më kërkoi që të shkruaja një punim ku do të argumentoja që Gjykata Speciale është jolegjitime”, deklaroi ai. “Unë e refuzova këtë kërkesë”.

Phillips tutje tha që “ai po ashtu më kërkoi që të përgatisja një punim në përkrahje të shkëmbimit të territoreve”. “Unë nuk besoj që ndarja është në interes të Kosovës dhe kurrë nuk do të bëja diçka që nuk është në interes të Kosovës, prandaj e refuzova”.
Phillips përshkroi në detaje një udhëtim që ai dhe vajzat e tij adoleshente kishin pasur në Kosovë në mars të vitit 2019, kur familja po bënin përpjekje që të rindërtonin Bibliotekën e Mitrovicës përmes fondit të familjes Phillips. Phillips pretendon që në këtë udhëtim, Thaçi e kishte akuzuar atë se ishte shitur.

Philips ka deklaruar që “gjatë udhëtimit, i dërgova vajzat e mia binjake që ishin 15 vjeçare që ta takonin Presidentin Thaçi”. “Në sy të fëmijëve të mi, ai më akuzoi që isha i korruptuar. Ai më pyeti ‘kush të ka paguar që të kundërshtosh propozimin tim rreth shkëmbimit të territoreve? E di që jeni shitur, prej nga kanë ardhur ato para?’

“Asnjë shumë parash nuk do të më bindte që të tradhtoj ndërgjegjen time,” ka deklaruar Phillips.
BIRN ka dërguar pyetje te Presidenti Thaçi duke kërkuar përgjigje rreth këtyre pretendimeve, por deri në kohën e publikimit të këtij artikulli, nuk ka marrë asnjë përgjigje”.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu