ARKIVI:
20 Maj 2024

“Të vjedhësh, do të thotë të nxjerrësh në pah bukurinë e jashtëzakonshme të BEMVECIT”

Shkrime relevante

Shpërndaj

Afrim Caka, Gjakovë
Edhe sikur çështja e prejardhjes bemvecit të Dulles të ishte si një mit jo i rrejshëm, faza e politizimit të bemvecit, pushteti i tij që pati vazhdimisht “problem me Thesarin, Subvencionet e bujqësisë dhe Rimëkëmbjen”, ka dalë përfundimisht nga gjithsesi jo mitike për t’u bërë pjesë e historisë së Dulles pas rrëzimit nga pushteti.
Të gjitha këto fakte sjellin një ndjesi kaosi, pështjellimi dhe konflikti. Dhe për rrjedhojë, DULLA duhet ta mbrojë veten nga pisllëqet e aferave, të bëjë qëndresë dhe kjo rrezullton frika dhe identifikimi me diçka – me një besim, një ideali dalaveresh, një model apo një veprimtari të caktuar ose te një gjëjë antikombëtare – gjë që i jep përseri Dulles të bëhet neurotik me një lloj të ri modeli makinash.
Ju akuzoj, se jeni ndër përgjegjësit kryesorë të kalbjes kulturore të vendit tonë, ngritjes sociale, papunësisë, korrupsionit dhe korrupsionit moral, destabilizimit mendor të gjeneratave të reja, varfërimit etik të të rinjve tanë, shtrembërimit arsimor të fëmijëve tanë. Dardania është një truall i madh ku prej dhjetëra vitesh është konservuar e mbjellur korrupsioni dhe krimi i organizuar.
Një mësim që duhet ta kishim nxjerrë prej kohësh: për krimet ekonomike në Dardani nuk duhet lodhur së kërkuari drejtësi. Dhe prapë t’i Dulla i Ratkocit mos kujtoni se e shlyet fajin politik! Tani ju do të harroni kush ishit. Do të ulni kryet, jo më si shqiptarë, por si ish shqiptarë, dhe ashtu, në gjunjë, do të qëndroni përpara armiqëve të kombit.
Sa shumë moral kemi dëgjuar nga një imoralët si Dulla i Mustafes. Ju keni reklamuar vrazhdësinë, injorancën, varfërinë mendore e morale dhe kulturore si rol model dhe njohje sociale, sepse programet tuaja mjaftojnë me pëlqimin tuaj të njerëzve të vrazhdë, injorantë dhe të vrazhdë. Ju keni marre fame dhe jeni transformuar ne modele për te imituar njerëz që nuk kanë vlera, nuk kanë kulture, nuk kanë trashësi morale.
Ju përfaqësoni poshtërimin e shqiptarëve, mortifikimin e atyre qe studiojnë, atyre që investojnë kohë dhe burime në kulturë, atyre që janë të irrituar dhe braktisin përfundimisht Dardaninë, sepse vëmendja është për teatrot e programeve tuaja.
“Si e bëri Dulla “BEMVECIN”, me para të “Thesarit të shtetit, Subvencione të Bujqësisë apo me anë të pareve të Rimëkëmbjes”? Dulle, trembju rebelimit të njëzetvjeçarëve! Nuk dihej që kjo frazë të jetë shqiptuar diku në skenat apo prapaskenat e drejtësisë, por, që të jetë e menduar nga drejtësia, është jashtë çdo dyshimi.
Të duash armiqtë e tu? Besoj se kjo është kuptuar nga mirë nga ish Dullet. Sot vërtetohen në një mijë mënyra, qoftë në përpjestim të vogël qoftë në përpjestim të madh madje edhe di, dhe nganjëherë madje ndodhë edhe diçka më e lartë dhe më e shëmtuar: ai ka mësuar të përçmojë, kur e dashurojnë armiqtë e tij, dhe pikërisht kur parapëlqenë. Por e gjitha kjo është e pavetdijshme, pa zhurmë, pa bujë, me atë turp dhe atë fshehtësi të së keqës që pengon në në gojë fjalën madhështore dhe shprehjen e vyrtytit të Isa Mustafës “i dua armiqtë e kombit shqiptar”.
Morali i tij si qëndrim sot ndeshet me shijen e tij. Edhe ky është një hap përpara drejtë krimit të organizuar, ashtu është një hap përpara i “stërgjyshërve të tij” fakti që më në fund korrupsioni si qëndrim përplasej me shijen e Dulles dhe bandës së tij në “Ministrinë e Bujqësisë”, përfshi armiqësinë dhe hidhërinë e Abdullah Hotit kundër shtetit (dhe me gjithçka që dikur bënte pjesë në gjuhën mimike të mendimtarëve të lirë të Isa Mustafës …
Është muzika e vetëdijës së tij, vallja e shpirtit të “hajdutëve të LDK-së”, me të cilën nuk përkonë asnjë dashuri ndaj atdheut, asnjë predikim moral dhe asnjë konformizëm. Në këtë përmbysje të vlerave (mes të cilave përfshihet përdorimi i fjalës “i varfur” si sinonim i fjalës “drejtësia” dhe “ligjet”) qëndron rëndësia e popullit shqiptar: me atë fillon se të gjithë hajdutët duhet të japin llogari për pasurit e tyre.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu