ARKIVI:
12 Qershor 2026

Zëvendësimi i padronit dhe liria si nocion

Shkrime relevante

Kur sfida bëhet kauzë !

Shqiptar Shaljani, Shala e Bajgorës, Mitrovicë Të dashura shqiptare dhe shqiptarë, të...

Tani po shpërthen në Britani

People watch as firemen arrive to put out vehicle that was...

Mjaft me inate politike – Kosova ka nevojë për marrëveshje dhe përgjegjësi

Prof. Dr. Sabri Tahiri, Gjilan Zgjedhjet përfunduan. Populli foli. Dikush fitoi më...

“Lëvizja e Deçanit” e 20 Tetorit 2023, lëvizja më atdhetare që mbahet në mend

Vesel Lekaj mësimdhënës në shkollën Fillore të Arbanasit (Arbëneshit), në Gjimnazin...

Shpërndaj

Afganistani ra brenda vetes.
Ky shtet dhe popull ishte interes i Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Me shkuarjen e amerikanëve ata nuk fitojnë lirinë sepse nocioni i lirisë nuk kupton zëvendsimin e padronit.
Tash afganët lirinë e kanë me ngjyra ruso-iraniane.
Do të kalojnë disa vite kështu deri t’ju bëhet boll. E prap bëjnë ndonjë ngatërresë regjionale ose sherr global dhe ndërrojnë padronin.
Kosova nuk duhet asnjëhere të krahasohet me Afganistanin dhe situatën e tyre nën qeverisjen e përbashkët me amerikanët!
Kosova nuk guxon të krahasohet as me shtetin europjan të panjohur nga OKB-ja, Transnistria (Repubblica Moldava di Pridnestrovie) i cili zyrtarisht nga 2 shtator 1990 e quan veten si shtet i pavarur nën tutelën e Rusisë.
3657 km katrorë me 555.500 banorë është nyje e rëndësishme e interesave të Rusisë. Banorët janë me prejardhje moldave, dijnë moldavisht por preferijnë të flasin Rusisht.
Kur e pyes kolegun tim të punës Viktorin, se çka është patriotizmi për të kur ai herë e quan veten rumun, herë moldav, e flet me kënaqësi për Putinin si shpëtimtar i Transistrisë, ai pyet: pse mos me lavdërua Putinin kur ai familjes time gasin për ngrohje dimrit ia jep falas, pastaj jep pensione me pak vite pune, tregtia e kontrabanda ( e lejuar) funksionojnë, etj.
Pra patriotizmi i robit permanent qëndron pëmbi interesat dhe korrupsionin.
Edhe do qytetarëve të Republikës tonë dikush ua paguan do faktura të shpenzimeve në emër të integrimit dhe paqes sociale.
Pa patriotizmin e paarritshëm historik.
Deri në arritjen e patriotizmit sovran historia do të vazhdon të kopjojë nivelet e shtrembëra të projekteve imagjinare të misioneve të OKB.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu