ARKIVI:
19 Maj 2024

Reagim i Kishës Protestante Ungjillore të Kosovës: Gjin Morina është kidnapuar nga pjesëtarët e policisë së Kosovës

Shkrime relevante

Formimi i “asociacionit serb” , mes kudhrës dhe çekanit

Gani I. Mehmeti Duke shikuar edhe vetëm titujt  për formimin a mosformimin...

Plisi e Shajkaqa, nën hijen e mollës së Popit…!

Nga: Agim Vuniqi ___ Demokracia e re shqiptare në Kosovë është në evolim,...

Hisoriani Belisar Jezerci kërcënohet me jetë nga islamistët, rrini përkrah tij dhe mposhtni islamistët

Islamistët janë gjithnjë solidar me njëri - tjetrin, se i takojnë...

Arsimimi nuk është vetëm përgatitje për jetë, është vetë jeta

Foto: Shkolla shqipe në Gjenevë, më 2021 Agim Vuniqi ___ Nuk ia vlen të...

Boksieri ukrainas Oleksandr Usyk ka shënuar fitore ndaj Tyson Furyt, në një dramë të madhe të boksit

Boksieri ukrainas Oleksandr Usyk ka shënuar fitore ndaj Tyson Furyt. Fitore me...

Shpërndaj

Kryetari i Kishёs Protestante Ungjillore tё Kosovёs, Pastor dr. Femi Cakolli, lidhur me arrestimin e poetit anonim kosovar, me nёnshtetёsi austriake, z. Haxhi (Gjini) Morina, pёr opinion publik dhe mediat ndanë kёtё:
R E A G I M
Personalisht jam njoftuar pardje nga familjarёt Morina pёr arrestimin e poetit nga Gjakova. Gjin Morina i takon besimit tё krishterё protestant dhe qe disa vjet jeton nё Austri dhe atje e graviton kishёn ungjillore sё bashku me familjen e tij.
Mё 11 gusht 2021 ai nxori nga shtypi pёrmbledhjen me vjersha “Bubullimё nё shpirt”, dhe njё nga vjershat e tij, sipas prokurorit tё ҫёshtjes z. Kastriot Memaj mё 15 gusht 2021, ka bёrё vepёr penale nxitje e pёrҫarjes dhe e mosdurimit, kurse mbrёmё i ёshtё shqiptuar masё paraburgimi prej 30 ditёsh. Asnjёherё policia qё nga Orllati ku ёshtё arrestuar, nё Malishevё ku ёshtё mbajtur nё stacion, dhe deri nё stacion tё policisё nё Gjakovё ku pёrfundon nuk i kanё treguar fletarrestin e lёshuar prej ndonjё autoriteti z. Gjinit. Policia nё fakt nuk ka pasur urdhёr. Nё vendimin e gjykatёs pёr paraburgim thuhet se me kёrkesё tё prokurorit tё datёs 5 gusht 2021 tё arrestohet z. Morina. Ju lutemi, si ka mundёsi qё tё lёshohet njё urdhёr i kёtillё 6 ditё para publikimit tё librit? Nёse po, pse nuk u parandalua rasti? Kosova sipas kushtetutёs ёshtё shtet ligjor e jo policor. Shteti mos t’i frikёsojё qytetarёt me mekanizma shtetёrorё.
Deklaroj se ёshtё plotёsisht e papranueshme dhe e kundёrshtueshme mёnyra e arrestimit, pёrkatёsisht tё kidnapimit tё z. Gjinit nga ana e pjesёtarёve tё policisё. Lidhje me akuzёn pёr veprёn e bёrё pres me respekt hetimet dhe vendimin e gjykatёs. Poeti Gjin Morina ёshtё arrestuar nga policia pa urdhёr prokurori dhe pa vendim gjykate. Ju lutem, Kosova ёshtё shtet sekular dhe dikush tё arrestohet, tё gjykohet e tё sekuestrohen libra pёr metaforat e tij, pёr ironitё dhe satirizmin e tij estetik ngjall kujtime tё kobshme tё kohёs sё inkuizicionit. Poeti ka shkruar kunder talibanёve si mendёsi dhe si shprehje e lirё krijuese. Gjini ёshtё poet e jo klerik. Rastin do e raportoj ku mundem!
Komuniteti ynё ka pasur njё rast mё 2017 kur njё imam dhe njё person tjetёr publikisht kanё nxitur urrejtje pёr tё shkatёrruar me eksploziv njërën nga kishat tona, e pёr kёtё ne patёm bёrё njё padi nё gjykatё por edhe sot kёta persona janё tё lirё dhe s’janë arrestuar, s’janё paraburgosё, s’janё dёnuar. Sёrish, jam i bindur se jetojmё nё njё shtet ligjor, tё sё drejtёs dhe tё barazisё qytetare.
Kёrkoj nga organet pёrgjegjёse qё tё lirohet Gjin Morina pasi poeti nuk pёrbёn asnjё rrezik a kёrcёnim me vjershat e tij shoqёrisё a shtetit tonё, kurse urdhёrdhёnёsit policorё qё e arrestojnё nё rrugё joligjshёm Gjinin tё pushohen nga puna. Reagoj pёr mbrojtjen e zёrit tё lirisё tё kujtdo qoftё. Qoftё e kaluar qё dikush nё Republikёn tonё tё burgoset pёr poezi dhe pёr fjalёn e mendimin e lirё!
E vёrteta na bёn tё lirё!
Pastor Dr. Femi Cakolli, kryetar

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu