Seancë e tretë informative për mërgimtarët shqiptarë në Gjenevë – Përfitimet plotësuese (SPC) të AVS/AI

Shkrime relevante

Diktatorat më të mëdhenj në botë, PËR VRASJE

Ismet Hasani, Suedi ____ Diktatorët më të mëdhenj në botë, PËR VRASJE   Shënim: 1....

Qëllimi i vëllait të serbo-çetnikut Vuçiç, është që sidomos fëmijët shqiptarë (rinia) të mos kenë të ardhme në atdheun e tyre

Aurel Desarioti, ekspert i shkencave psikologjike-ushtarake, SHBA Të shkruarit thjesht e shkurt,...

Plagjiatori që m’i vjedh edhe fyerjet me të cilat e ofendoj

Lirim Gashi, Prishtinë ____ Ka njerëz që vjedhin ide, ka të tjerë që...

Basil Schader, një figurë e shquar zvicerane e albanologjisë bashkëkohore

Nexhmije Mehmetaj, Gjenevë Në kujtim të Prof. Dr. Dr. Basil Schader...

Si qenka bota, poezi nga Arif Ejupi

SI QENKA BOTA (Kushtuar zgjedhjeve në Serbi, ku e kaluara ende rëndon...

Shpërndaj

Më 19 shtator 2025, në ambientet e École de l’Étang në Châtelaine – Gjenevë, u mbajt një mbrëmje e përbashkët informative, e organizuar nga Shoqata Komuniteti Shqiptar në Gjenevë në bashkëpunim me shoqatën zvicerane për të drejtat EPER. Ky aktivitet shënoi Seancën e tretë informative kushtuar mërgimtarëve shqiptarë, me temë qendrore “Përfitimet Plotësuese (SPC) të AVS/AI”.

Seancën e hapi z. Nasuf Nuhiu, kryetar i Shoqatës së Komunitetit Shqiptar në Gjenevë, i cili falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen dhe theksoi rëndësinë e këtyre takimeve për informimin e drejtë të komunitetit. Ai kujtoi se:

  • Seanca e parë (prill 2025) trajtoi çështjen e AVS-it – Shtylla e parë e pensionit;
  • Seanca e dytë (maj 2025) ishte përqendruar në Shtyllën e dytë të pensionit (LPP);
  • ndërsa kjo seancë e tretë u fokusua tek përfitimet plotësuese (SPC), të cilat janë thelbësore për pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuara.

Ligjërata kryesore u mbajt nga znj. Luljeta Krasniqi Hajrizaj – juriste, përfaqësuese e programit Age-Migration pranë EPER-it, e cila, me kompetencë të lartë profesionale, sqaroi procedurat, të drejtat dhe rëndësinë e njohjes së skemës së përfitimeve plotësuese.

Në vijim, dy specialistë të kësaj fushe dhanë shpjegime të hollësishme mbi kriteret për përfitimin e SPC-ve, mënyrën e aplikimit, dokumentacionin e nevojshëm si dhe rastet konkrete të hasura në praktikë. Diskutimi u zhvillua në formë interaktive, duke iu dhënë pjesëmarrësve mundësinë të shtrojnë pyetje mbi situatat e tyre personale.

Takimi u ndoq nga një numër i konsiderueshëm mërgimtarësh shqiptarë, kryesisht të moshës së tretë, të cilët treguan interesim të madh për temën. Atmosfera miqësore dhe praktike e bëri seancën jo vetëm informuese, por edhe inkurajuese për ata që shpesh hezitojnë të kërkojnë ndihmë ose nuk janë të informuar mbi të drejtat e tyre ligjore.

Në fund, organizatorët nënvizuan se qëllimi kryesor i këtyre seancave është që çdo qytetar shqiptar në Gjenevë të ketë qasje të plotë në informacion mbi sistemin social zviceran, në mënyrë që të mund të përfitojë drejtësisht nga skemat që i garantohen me ligj.

Shkruar nga: Nexhmije Mehmetaj

Gjenevë 21.09.2025               

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu