
Lirim Gashi, Prizren
____
LOTËT E KROKODILIT TË “TRASHËGIMTARËVE” TË RREMË TË RUGOVËS
Pse pikërisht ata që janë shkëputur etikisht, moralisht dhe historikisht nga vepra e tij e shpallin sot me ngulm Ibrahim Rugovën “profet të tyre” – dhe çfarë përpiqen të mbulojnë me këtë mitizim?
Askush nuk ka nevojë për lotët teatrale të Besa Gaxherrit për ta kuptuar se çfarë përfaqësonte Rugova për popullin e Kosovës.
Roli historik i Rugovës është i qartë, i dokumentuar dhe i pakthyeshëm.
Ajo që mungon nuk është mirënjohja e këtij roli; ajo që mungon është përgjigjja e “trashëgimtarëve” të tij të vetëshpallur ndaj një pyetjeje të thjeshtë, por të pamëshirshme:
Çfarë bëtë ju për Rugovën që sot guxoni të thirreni në emrin e tij dhe në veprën e tij madhështore ?
Çfarë bëtë ju për Rugovën, përveçse ta shpallnit herë profet, herë Gandhi, herë Churchill?
Sepse shpallja e Rugovës “profet” pas vdekjes së tij, nuk ishte shprehje e nderimit tuaj të thellë ndaj personalitetit të tij unik, por një mekanizëm i mykur psikologjik për ta mbuluar tradhtinë tuaj ndaj idealeve të tij.
Historia na dëshmon katërcipërisht se njerëzit si ju, me komplekse të pazgjidhura faji, me përgjegjësi të pashlyera politike dhe me dështime të pafalshme morale, shpesh i mitizojnë burrështetasit e mëdhenj si Ibrahim Rugova.
Pse ?
1. Për ta relativizuar rolin e tyre të pandershëm historik;
2. Për t’i fshehur apo neutralizuar dështimet dhe krimet e tyre politike dhe ekonomike.
dhe
3. Për ta mbuluar zbrazëtinë e tyre morale me batanijen e një autoriteti “të shenjtë”.
Sepse sa më i madh miti, aq më i vogël duket faji i tyre.
Pyetja qendrore është kjo:
Çfarë bënë konkretisht Bujar Bukoshi dhe Isa Mustafa për Rugovën gjatë luftës?
A ia paguan shpenzimet minimale jetësore?
A ia siguruan një jetë dinjitoze?
Përgjigjja dihet: Jo.
Ndërkohë që Rugovën e izoluan politikisht, e lanë pas dore materialisht dhe e dobësuan qëllimisht, ata vetë jetuan në luks – si Zoti në Paris.
Fatkeqësisht këtë luks e financuan nga keqpërdorimi i Fondit 3%, i menduar për mbijetesën e popullit.
Por ata nuk u mjaftuan me kaq.
Me paratë që nuk arritën t’i vjedhin, ata më pas krijuan struktura misterioze financiare si Dardania Banka, apo paraardhësja e drejtpërdrejtë e Rinvest-it.
Dhe pikërisht këtë institucion përbindësh financiar e shndërruan më pas në instrumenti të kalbur për pastrimin e parave me origjinë moralisht të pajustifikueshme dhe juridikisht të paligjshme.
Mirëpo mëkati i tyre më i rëndë historik ishte vendosja e Isa Mustafës në krye të partisë së Rugovës.
Kjo nuk ishte rastësi, por një akt i vetëdijshëm i vetëshkatërrimit politik.
Kronologjikisht, kjo solli:
1. Zbrazjen morale të Lidhjes Demokratike të Kosovës;
2. Koalicione me po ata aktorë që më parë i akuzuan publikisht për vrasjen e bashkëpunëtorëve më të ngushtë të Rugovës;
3. Shndërrimin e partisë në një tualet publik të Partisë Demokratike të Kosovës ;
4. Hapjen strukturore për bashkëpunim me Listën Serbe;
dhe
5. Nënshkrimin ose mbështetjen politike të projektit të Asociacionit të Komunave Serbe – një goditje e drejtpërdrejtë ndaj sovranitetit shtetëror.
Me këtë, LDK-ja e Rugovës vdiq klinikisht.
Mirëpo ajo nuk u vra nga armiqtë e jashtëm – por nga trashëgimtarët e tij të rremë.
Pse pikërisht ata e “hyjnizojnë” Rugovën?
Filozofikisht bëhet fjalë për një hipokrizi të sakralizuar.
Etikisht: për një instrumentalizim të pandershëm të një udhëheqësi të vdekur.
Psikologjikisht për një projektim mashtrues të fajit.
Politikisht: për një keqpërdorim klasik të legjitimitetit.

Pra ata e shpallën Rugovën profet sepse:
1. Vlerat e tij nuk i jetuan kurrë;
2. Sakrificat e tij nuk i ndanë kurrë;
dhe
3. Moralin e tij nuk e kuptuan kurrë.
Prandaj “Profeti” u shërben si batanije e shenjtë, nën të cilën përpiqen ta fshehin korrupsionin, krimin e organizuar, bashkëpunimin politik me Listën Serbe dhe papërgjegjësinë historike.
Mirëpo Rugova nuk ka nevojë për lot të rremë.
Historia ka nevojë për përgjigje të sakta.
Prandaj vetëm kur Besa Gaxherri dhe moçali i saj politik, i kalbur e i helmuar në çdo aspekt dhe në çdo cep, t’i përgjigjen sinqerisht këtyre pyetjeve, mund të flitet për dhimbje të vërtetë.
Deri atëherë, lotët e tyre mbeten ato që janë:
lot krokodili – të derdhur jo nga dashuria për Rugovën, por nga frika prej historisë.
Sepse historia është e durueshme.
Por ajo është njëkohësisht e pamëshirshme, ndaj atyre që besojnë se ajo i harron abuzimet, krimet dhe tradhtitë e tyre.



Zoti Gashi, t’ u lumtë penda! Disa prej tyre e kanë njohur vetëm nga lëvizja e kokës në shenjë përshëndetje . Rugova ka qenë burrë serioz e i kujdesshëm.
Madje, brezi i rinj e njeh me të dëgjueme nga evokimi i kujtimeve të bashkëpuntorëve më të ngushtë të Rugovës .Trashëgimtari i tij , prof. dr. Fatmir Sejdiu , e kujtoj figurën e tij, t’ ue ofruar argumente për çdo fjalë të thënë. Kurse disa i janë vardisur për një foto të çastit. Të tillët sot i publikojnë në rrjete sociale ato fotografi t’ ue lënë përshtypjen se edhe shtratin e kanë ndarë me Rugovën . O tempora o mores !
z. Lirim,
lexova shkrimin e juaj dhe e kuptova në tërësi, ndaj i bashkohëm KOMENTIT të z. Arif Ejupi, me një shtesë, në fakt me një urti të popullit tonë të mençur: “Janë disa njerëz që i ngjajnë PASQAYRËS: NJËNËN ANË E KANË TË ERRËT!”
E cilet sipas teje, z. Gashi, qenkan trashegimtaret e vertete te dr. Rugoves? A thua mendon se trashegimtare te vertete te tij jane Vjosa, Peci, Gervalla apo Haxhi Abdyli ? Ne shkrimin tend e ke vu foton e Osmankes e cila asnje veti te dr. Rugoves nuk e ka. Rugova ishte perbashkues, kjo eshte perçarese. Rugova nuk ishte inatcor, kjo eshte inatcore. Rugova nuk ishte demagog, kjo eshte demagoge… Thene shkurt, Rugova dhe Osmanka jane dy doktrina te kunderta!
I nderi ruga e ka pasur vetem nje te mirë krejt i kemi 2 veshë dhe nje goj por aje e ka zgjedh ketë dy her me ndegju e njherë me fol
Rugoven se ka sunduar egoja e as frika e paranoja e frik nga kundershtarit se ka qen egoist e as komonist prandaj komonistat dhe ekstremistat fetar se duan ni njeri si rugova sepse per ata ose je me ta ose je armik 👏🏻