ARKIVI:
27 Prill 2026

Pasqyra e kohës…, sipas Arif Ejupit!

Shkrime relevante

Prizreni nuk është skenë për rikthimin e hijes osmane

Zamira Bytyqi, Prizren Dje 25.04 në Shadërvan, në zemrën historike të Prizrenit, u...

Zbulohën planet e fshehta ”politike” të opozitës në Kosovë!

Ismet M. Hasani, Suedi Pak politikë Kriza politike në Kosovë dhe dështimi i...

Lavdi grave të qëndresës antikomuniste shqiptare

Nga Frank Shkreli (Në Kujtim të Klora Mirakaj Merlika dhe të gjitha...

Kosova miratoi Rezolutë, për Luginën e Preshevës

Sot, Kuvendi i Republikës së Kosovës, për avancimin e përkujdesjes institucionale,...

Shpërndaj

Nga: Arif Ejupi, Gjenevë

Pasqyrë e kohës 

  1. Po të kishte barazi e drejtësi, s’do të ekzistonte lufta për liri. 
  1. Po të mos ishin të buta fotelet, Kuvendi do të mbetej bosh. 
  1. Vetëm ata që janë faqezinj e shfrytëzojnë imunitetin për hajni. 
  1. Mali ia jep bishtin sëpatës; i dehuri i vë flakën shtëpisë. 
  1. Zagari shkërmoqet duke vrapuar, gjahun e merr tjetërkush. 
  1. S’kemi ende ushtri, se të gjithë jemi bërë gjeneralë e komandantë. 
  1. Avokati të shumtën e herëve mbron të keqin. 
  1. Opozita i bie daulles, e lojën e luan pozita. 
  1. Ata që i vjedhin votat, i vjedhin edhe milionat. 
  1. Rrahagjoksi thotë se bën mur, por s’di ç ‘është as llaçi as gdhendja e gurit. 
  1. Më mirë pa shkollë se me mësues dhaskal. 
  1. Të gjithë përpiqen të gjallërojnë ditën; vetëm hajdutët dhe huti natën. 
  1. Lepujve edhe zogjtë në fluturim ua prishin zemrën. 
  1. Bleta pickon, por edhe shëron; gjarpri vetëm helmon. 
  1. Druri i lindur për sëpatë, bari për kosë. 
  1. Kushtoni kujdes zemrës, jo flokut. 
  1. Mulliri me ujë është i Zotit, ai me rrymë i njeriut. 
  1. Edhe kur Zoti u fal pasuri të vegjëlve, ua rrëmbejnë të mëdhenjtë. 
  1. Dielli largon errësirën, libri analfabetizmin. 
  1. Shiu i qetë ushqen bimët, njeriu i urtë e i dashur zemrat. 
  1. Fillimisht mat forcën, pastaj dikto lojën. 
  1. Dashuria dhe fqinjësia e mirë kërkojnë reciprocitet. 
  1. Letrën dhe pjatën mos i mbushni me gjëra të pavlera, se ua prishin disponimin dhe stomakun. 
  1. Njeriun e bën luftëtar robëria; kafshën agresive mungesa e ushqimit. 
  1. Politika në skenë sjell edhe ata që nuk u besohet as një tufë delesh. 
  1. Njeriun e bën atdhetar guximi dhe dashuria për vendin; tradhtari lind me instinktin e nënshtrimit dhe pabesisë. 
  1. Ende bëhet garë për themelimin e UÇK-së, edhe pse dihet se ajo u themelua nga ata që vdiqën me armë në duar. 
  1. Idealistët burgjet dhe dajakun; horrat pozitat dhe privilegjet. 
  1. Të bësh biznes dhe dallavere me serbët e maqedonasit do të thotë të pajtohesh me turpin. 
  1. Vota në Kosovë është në pikë të hallit — brenda jepet për një darkë a drekë, në mërgim për pension moshe dhe shtesa fëmijërore. 

Më 22 janar 2026 

K O M E N T E

1 KOMENT

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu