Bashkatdhetarë të nderuar,
Po përballemi me një fenomen jashtëzakonisht të rrezikshëm, i cili nuk duhet nënvlerësuar. Një atmosferë xhihadiste po ndërtohet përmes disa mediave (në krye me Klan Kosova, T7 dhe TËVË 1) dhe rrjeteve sociale, ku islamistët dhe tradhtarët e kombit synojnë të krijojnë terror psikologjik dhe të vendosin shënjestra mbi kokat e patriotëve tanë.

Vitet e fundit, prindi im, Belisar Jezerci, është bërë zëri më i fuqishëm kundër radikalizmit islamik. Për këtë arsye, rasti i tij është emblematik dhe, për ta kuptuar plotësisht, më lejoni një retrospektivë të shkurtër dhe një krahasim me rastin e ngjashëm të z. Samuel Paty, profesor historie, i cili u ekzekutua në Francë (me prerje koke) nga një islamist, si pasojë e shpifjeve dhe nxitjes së urrejtjes të organizuara ndaj tij në rrjetet sociale.
Në atë rast, autorët e fushatës së dezinformimit u gjykuan dhe u dënuan (sepse pa ta, terroristi nuk do të kishte dëgjuar për Samuel Paty-n dhe nuk do ta kishte vrarë).
Gënjeshtrat, shpifjet dhe përpjekjet për ta diskredituar dhe për t’i vendosur një shënjestër në kokë prindit tim janë, për nga natyra, të ngjashme me ato që çuan në tragjedinë e Samuel Paty-t. Por, ndryshe nga ai rast, këto përpjekje kanë gëzuar përkrahjen e mediave me audiencën më të madhe kombëtare, si Klan Kosova, T7 dhe TËVË 1.

Ashtu si në rastin e Samuel Paty, ku dy ideatorët e fushatës mediatike të shpifjeve kishin diskutuar në Telegram (aplikacion rus) mënyrën për ta paraqitur atë si armik të islamit, edhe avokati ekstremist i Shefqet Krasniqit (renegati që fyen çdo gjê shqiptare, dhe dezerter i luftës,, dhe këtë e konfirmon veterani i Uçk-së, z. Basri Beka-Komandant Feniksi) ka deklaruar se i ka parë publikimet e prindit tim (të cilin, gjoja, nuk e njihte më parë) në grupe të ndryshme në rrjetet sociale (Telegram?).
Ftoj Prokurorinë Speciale ta intervistojë këtë renegat lidhur me grupet në fjalë dhe të sqarojë se si është e mundur që, ende pa u dorëzuar kallëzimi penal i rremë kundër prindit tim, Klan Kosova, në orën 7 të mëngjesit, t’i kushtojë atij një intervistë 15-minutëshe, ku, ndër të tjera, e ke cilësuar prindin tim si “provokator i Serbisë që bën thirrje për shfarosje dhe vrasje të shqiptarëve myslimanë”, ndërsa “gazetarët” hodhën benzinë mbi zjarr, në vend që të rikujtonin parimin themelor të prezumimit të pafajësisë.
TËVË 1 ka kërkuar një reagim nga prindi im, reagim i cili është dhënë, por në fund nuk është publikuar nga ky kanal.
Edhe T7-ës i është kërkuar e drejta për përgjigje, por deri më sot nuk ka pasur asnjë reagim.

Kjo që po denoncoj sot nuk është thjesht një konflikt opinionsh. Kjo atmosferë shpifjesh, dehumanizimi, demonizimi dhe vendosjeje shënjestrash mbi figura publike patriotike nuk është e padëmshme. Këto përpjekje prodhojnë pasoja konkrete dhe, në rrethana të caktuara, vdekjeprurëse. Kur radikalizmi ushqehet, normalizohet dhe mbrohet nga mediat, fjala shndërrohet në thikë. Nga linçimi publik te akti terrorist ka vetëm një hap, dhe ky hap, fatkeqësisht, është kapërcyer tashmë në Kosovë.

Më 1 prill 2025, rreshteri i Policisë së Kosovës, z. Muhamet Lika, u ekzekutua brutalisht. I ndjeri ishte i njohur për qëndrimin e tij të palëkundur dhe luftën e pakompromis kundër ekstremistëve islamistë. Të akuzuarit për vrasjen e tij ishin anëtarë të Rinisë Islame të Kaçanikut, një organizatë e themeluar nga terroristi i njohur Lavdrim Muhaxheri.
Ky akt kriminal nuk është një rast i izoluar, por pjesë e një klime të kultivuar prej vitesh. Në gusht të vitit 2024, menjëherë pas lirimit nga burgu (ku kishte vuajtur 10 vite dënim për rekrutim të të rinjve për organizata terroriste xhihadiste), Zekeria Qazimi deklaronte publikisht: “Cofni, ju që ju pengon Islami, cofni! Ne nuk njohim asnjë ligj tjetër përveç ligjit të Allahut.”

Të paktën njëri nga të akuzuarit për vrasjen e rreshterit Muhamet Lika ishte i pranishëm në këtë predikim kërcënues dhe ogurzi. Dhe tani, Zekeria Qazimi vazhdon të predikojë lirisht në rrjetet sociale!
Po ashtu, duhet rikujtuar se i njëjti Zekeria Qazimi, para arrestimit të tij në vitin 2014, shprehej hapur: “Pija më e mirë për myslimanët është gjaku i qafirëve.” Me termin qafir, ai nënkuptonte jo vetëm jomyslimanët, por edhe myslimanët që, sipas ideologjisë së tij radikale, nuk e praktikojnë mjaftueshëm islamin. Ky është thelbi i doktrinës takfiriste: përjashtimi, dehumanizimi dhe, në fund, justifikimi i dhunës.

Të gjithë duhet të kuptuar se vija e kuqe është kaluar me vrasjen e rreshterit Muhamet Lika dhe duhet përmendur gjithashtu një fakt “pikant” që publiku ka të drejtë ta dijë: Fehmije Gashi-Bytyqi, nëna e Asdren Bytyqit, është avokatja e njërit prej të akuzuarve për vrasjen e rreshterit Muhamet Lika. Ironia më e madhe është që kjo zonjë, para se të bëhej avokate, ishte… police!
Krahas FSK-së, se Policia e Kosovës Kosovo Police është organi që gëzon besimin dhe imazhin më të mirë te qytetarët e Republikës, dhe autoriteti i saj duhet të ruhet si sytë e ballit. Institucionet e Republikës ua kanë për detyrë qytetarëve që mbi këtë rast të hidhet dritë e plotë dhe të mos lejohet, në asnjë rrethanë, manipulimi gjyqësor.

Islamizimi i një shoqërie pas një lufte nuk është rastësi, por rezultat i një procesi të strukturuar që kombinon trauma kolektive, dobësi institucionale dhe ndikime të jashtme, shpesh të maskuara si ndihma (pseudo) humanitare të kushtëzuara me ndikim fetar.
Rusia e përdor këtë qasje për të konsoliduar ndikimin e saj të konsiderueshëm në botën arabo-myslimane: mbështetje ushtarake dhe politike ndaj aleatëve, diplomaci energjetike dhe shitje armësh, duke manipuluar ndarjet dhe rivalitetet rajonale për të forcuar pozitën e saj strategjike.

Krahasimi i Kosovës me Çeçeninë është ilustrues: pas luftërave ruso-çeçene të viteve 1994-2000, që shkaktuan humbje të mëdha civile (sipas burimeve, midis 100,000 dhe 200,000), çeçenët, një popull me një traditë islame tolerante, u traumatizuan dhe u përballën me radikalizim islamik. Ironia është e madhe: edhe pse mund të thuhet se Rusia ka ushtruar gjenocid ndaj tyre, sot çeçenët përdoren si “mish për top” në luftën kundër Ukrainës.
Por përtej ndikimit rus në Kosovë, duhet të rikujtojmë rolin e Serbisë, shtet satelit i Rusisë dhe trashëgimtare politike e juridike e ish-Jugosllavisë, në këtë proces të sofistikuar të manipulimit të kombit shqiptar.
Ish-Jugosllavia, veçanërisht nën federatën e Titos, ruante marrëdhënie të shkëlqyera me vendet arabo-myslimane. Sot, Serbia vazhdon të ruajë lidhje të ngushta me këto vende; prova e dukshme është fakti se vetëm 13 nga 22 shtete të Organizatës për Bashkëpunim Islamik (OIC) kanë njohur pavarësinë e Kosovës, një shifër që dëshmon fuqinë e lobimit serb dhe ndikimin e saj historik mbi botën arabe.
Serbia nuk ka vepruar vetëm në fushën diplomatike; ajo ka ndjekur një strategji sistematike për islamizimin e shqiptarëve, e frymëzuar që nga plani famëkeq i Vasa Çubrilloviçit (vetëm nëpërmjet islamizimit mposhtet nacionalizmi shqiptar). Në kuadër të këtij plani, u realizuan marrëveshje turko-serbe për shpërnguljen e shqiptarëve drejt Turqisë, me ndihmën e imamëve shqiptarë që u premtonin shqiptarëve ‘parajsën në Anadoll’
Pastaj, edhe në luftën e fundit 98-99, Serbia ka shfrytëzuar islamin, duke i paraqitur shqiptarët si ekstremistë fetarë para komunitetit ndërkombëtar. Kjo propagandë, e ndërtuar me kujdes dhe e ushqyer për dekada me radhë, ka lënë pas një trashëgimi të rrezikshme.
Serbia, duke u mbështetur te aleati i saj strategjik, Rusia, dhe duke shfrytëzuar lidhjet me botën arabo-myslimane, vazhdon të krijojë terren për destabilizim, stigmatizim dhe radikalizim të shqiptarëve.
Në këtë kontekst, më 21 tetor 2023, në Deçan, rreth 70 burra dolën para kamerave dhe deklaruan publikisht: “Nga sot, ne nuk jemi më myslimanë.”
Arsyet e kësaj deklarate janë të qarta dhe të artikuluara: islami iu imponua shqiptarëve me shpatë, dhe sot, përmes financimeve të errëta dhe ndikimeve të huaja, po shërben si mjet për asgjësimin e identitetit tonë kombëtar dhe radikalizimin e rinisë shqiptare.
Që nga kjo datë, fyerjet, kërcënimet dhe linçimi mediatik ndaj aktivistëve të çështjes kombëtare nuk kanë ndalur. Pak javë para kallëzimit penal të rremë ndaj prindit tim nga “avokati” islamist, ekstremisti, renegati Asdren Bytyqi, një tjetër matrapaz, Milazim Krasniqi (i cili ka pohuar se shqiptarët nuk kanë marrë pjesë në Betejën e Kosovës dhe se është budallallëk të pohosh se Manastiri i Deçanit ishte shqiptar), deklaronte se lëvizjet që bëjnë thirrje për braktisjen vullnetare të islamit i kanë shpallur luftë kësaj feje dhe, për ata që e njohin ideologjinë islame sunite, ky renegat ka nxitur terrorizëm duke deklaruar: “Dhe ju e dini se çfarë pret Allahu prej myslimanit në kohë lufte”.
Së fundmi, një libër në gjuhën arabe (për të cilin ende nuk dihet saktësisht nëse ishte Kuran) u gjet i dëmtuar apo i djegur. Kryerenegati dhe falsifikatori numër 1 i historisë sonë kombëtare, Naim Tërnava, Kryetari i BIK-ut, i cili, po kujtojmë, e ka cilësuar si çlirimtare Perandorinë Osmane (që nuk ka shkaktuar gjë tjetër veçse gjenocid mbi popullin shqiptar), i caktoi fajtorët (anëtarët e lëvizjeve për braktisjen e islamit), duke kontribuar kështu në strategjinë e demonizimit dhe dehumanizimit, e duke vendosur një shënjestër mbi kokat e tyre.
Edhe Nexhmedin Spahiu ka reaguar së fundmi, duke i cilësuar thirrjet e këtyre lëvizjeve si fyerje ndaj kombit shqiptar.. Kjo vjen nga i njëjti person që tenton të përçajë popullin shqiptar me idenë delirante (por të përgatitur nga Beogradi) për krijimin e një “kombi kosovar”, dhe i cili, para një muaji, deklaronte se 70% e popullit në Kosovë janë debilë. Ndër të tjera, duhet rikujtuar se ky i fundit, pa pasur asnjë post zyrtar, u takua me Ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë. Në emër të kujt shkoi ai? Para kujt dha llogari?
Duhet kujtuar gjithashtu se vitin e kaluar, një nga politikanët e parë që kritikoi lëvizjet demokratike për braktisjen e islamit dhe rikthimin në katolicizëm ishte Behgjet Pacolli, një miliarder i pasuruar në Rusi, e kushdo që e njeh Rusinë, e di që nuk mund të pasurohesh atje pa qenë vegël e Kremlinit. Është po i njëjti person i cili, menjëherë pas luftës së Kosovës (1998-1999), deklaronte se fati i Ballkanit i takon Serbisë dhe se Kosova nuk mundet pa Serbinë.
Në këtë kuadër, kujtojmë edhe arrestimin e islamistit Hysri Selimi vitin e kaluar, i akuzuar për spiunazh në favor të BIA-s (shërbimit sekret serb). E mos të flasim më gjerësisht për rastin e Irfan Salihut, i cili deklaronte se në Kosovë, në vitin 1455, ka pasur vetëm 1/100 shqiptarë, dhe i cili, përveçse bënte thirrje për xhihad, nxiste urrejtje ndaj qafirëve dhe bënte thirrje për vrasjen e atyre që shajnë fenë islame.
Prindi im është ende gjallë dhe vazhdon të denoncojë radikalizmin dhe, për këtë, do të ketë mbështetjen time pa asnjë rezervë.

Po e ritheksoj: kjo betejë që po zhvillohet sot nuk është vetëm e familjes sime. Është një luftë ideologjike për vetë frymën e Kosovës. Kur një patriot si prindi im shndërrohet në shënjestër nga mediat dhe radikalët, rrezikohet liria e çdo shqiptari që e vë kombin para fesë, e aq më shumë kur ajo “fe” shndërrohet në armë ideologjike antikombëtare.
Andaj, u bëjmë thirrje të gjithë intelektualëve dhe patriotëve që ta kuptojnë rëndësinë e ngjarjeve e të mos heshtin më. E ardhmja e kombit është përgjegjësi e të gjithëve!
Dhe juve, që mbilni urrejtje në emër të Zotit, po ju lë me një amanet që Mickaëlle Paty ia dha gjykatësit të vrasësit (dhe shpifësve që çuan në vrasjen e tij) të vëllait të saj: Samuel Paty “Islami e cilëson vrasjen e blasfemuesit si një shërbim që i bëhet fajtorit, pasi çdo ndëshkim këtu mbi tokë ia lehtëson dënimin në botën tjetër. Prandaj, ju nxis t’u bëni të njëjtin shërbim këtyre tradhtarëve: dënojini me dënimin maksimal këtu mbi tokë!”
@à la une




Drejtoju Presidentes se Kosoves Vjosa Osmani.