ARKIVI:
27 Prill 2026

Bekolli: Një precedent i rrezikshëm në drejtësinë ndërkombëtare

Shkrime relevante

Ditëlindja e shkrimtarit Mikel Gojani, një jubile i denjë për një emër të respektuar e të spikatur të letrave shqipe

Lekë Mrijaj, Klinë Të shkruash për shkrimtarin e mirënjohur shqiptar, prof. Mikel...

Sejid Kutub , njeriu nga i cili më së shumti u frymëzua Osama bin Laden dhe Ajman El Zauahiri, por edhe tjerë

Driton Tali, Londër Ky është Sejid Kutub baba i islamit politik. Njeriu...

Lufta dhe njeriu i brendshëm: midis dehjes, dhunës dhe ndërgjegjës

Jeton Kelmendi, Prishtinë ____ Vepra “Lufta e fshehur, Anteu” e Jusuf Buxhovi paraqet...

Shpërndaj

Kërkesa për dënim me gjithsej 180 vjet burg për katër krerët e UÇK-së: Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi përbën një precedent të paprecedentë në praktikën gjyqësore ndërkombëtare. Këto dënime, në thelb, janë dënime të përjetshme të maskuara, të cilat nuk synojnë drejtësi, por ndëshkim politik.
Është e njohur gjerësisht se kjo gjykatë është ndërtuar mbi baza politike dhe jo mbi parime të barabarta juridike. Për këtë arsye, dyshimi se edhe propozimet për këto dënime janë të motivuara politikisht është jo vetëm i ligjshëm, por edhe i arsyeshëm. Drejtësia, kur instrumentalizohet, humb thelbin e saj dhe shndërrohet në mjet presioni dhe delegjitimimi.
Kualifikimi i veprave si “krime kundër njerëzimit” në këtë rast është një kualifikim i paqëndrueshëm dhe juridikisht i debatueshëm. Ky koncept është krijuar për raste të shfarosjes sistematike dhe politike shtetërore, jo për një luftë çlirimtare të një populli të shtypur, që mbrojti ekzistencën dhe dinjitetin e tij.
Në vend të ndërtimit të paqes dhe pajtimit, kjo qasje rrezikon të thellojë padrejtësitë historike dhe të riprodhojë narrativat e rreme që barazojnë agresorin me viktimën. Drejtësia nuk mund të ndërtohet mbi standarde të dyfishta dhe as mbi heshtjen ndaj krimeve shtetërore të dokumentuara.
Nëse drejtësia synon të jetë universale, ajo duhet të jetë edhe e paanshme. Përndryshe, ajo mbetet një instrument politik që minon besimin në institucionet ndërkombëtare dhe lëndon thellë ndërgjegjen e popujve që kanë luftuar për liri.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu