Shqiptar Shaljani për thellësinë e depërtimit të Islamit Politik në Kosovë

Shkrime relevante

Hoxha i katër grave dhe livadhet që ujiste Qazimi

Luan - Asllan Dibrani, Gjermani 25 shtator 2026 Tregim satirik Në atë shtëpi, fjala...

“Nisma e Deçanit” në Zvicër, ftesë për Kuvendin e 3-të të Rregullt Vjetor, që do të mbahet nesër në ora 18

Saim Tahiraj ____ “NISMA E DEÇANIT” – ZVICËR F T E S Ë PËR KUVENDIN...

Mentor Mripa – zëri që e sheh botën përmes shpirtit

Hajriz Mamaj, Prishtinë Vështrim poetiko-letrar dhe biografik Mentor Mripa është një figurë e...

Behajdin Allaqi – intelektuali i Lëvizjes dhe misteri i një zhdukjeje që u bë çështje e historisë

Nga Dr. Sadri Ramabaja, Prishtinë Portret Behajdin Allaqi (7 prill 1963 – 11...

Flamuri në ballkon, përgjegjësia në sirtar

Lirim Gashi, Prishtinë ____ Çlirimi i PDK-së paska ardhur me një zbulim të...

Shpërndaj

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë
_____
SA THELLË KA DEPËRTUAR ISLAMI POLITIK NË KOSOVË ?
Nëse dikush ende ka dilemë, mjafton të shohë kalendarin e muajit të Ramazanit në Kosovë:
jo kalendarin fetar – por kalendarin politik të iftareve.
Politikanët tanë, që gjatë vitit mezi e gjejnë rrugën për në ndonjë bibliotekë apo debat për shtetin, papritur në Ramazan bëhen mysafirë të përhershëm në sofrat fetare, duke garuar kush e kush të fotografohet më afër hoxhës së radhës.
Nuk është problem iftari.
Problemi është pse politika ka nevojë për iftar si tribunë politike.
Në një shtet laik, politika kërkon votën e qytetarëve.
Në një shtet që fillon të rrëshqasë, politika kërkon bekimin e klerit.
Dhe kështu, hap pas hapi, normalizohet një realitet i ri:
politika në mëhallë, shteti në pushim dhe imamët në rolin e analistëve strategjikë të shoqërisë.
Ndërkohë, nga jashtë derdhen miliona për xhami të reja, ndërsa askush nuk pyet një pyetje të thjeshtë:
pse investohet kaq shumë në minare, por kaq pak në biblioteka?
Në këtë klimë, çdo kritikë ndaj islamit politik shpallet menjëherë “sulm ndaj fesë”, ndërsa çdo imponim fetar prezantohet si “traditë”.
Papritur fillojnë pyetjet e reja të moralit publik:
“a po agjëron?”
“pse nuk agjëron?”
“pse është hapur ky lokal?”
Pak nga pak, shoqëria fillon të marrë erë policie morale, edhe pse askush nuk e ka shpallur zyrtarisht një të tillë.
Dhe ndërkohë politika hesht.
Hesht sepse i duhet fotografia e radhës në iftar.
Ironia më e madhe është kjo:
rilindasit shqiptarë e ndërtuan identitetin kombëtar duke e vendosur kombin mbi fenë, ndërsa disa politikanë të sotëm duket se janë gati ta bëjnë të kundërtën – ta vendosin fenë mbi kombin, vetëm për disa vota më shumë.
Kosova nuk është shtet teokratik.
Kosova ka Kushtetutë, jo ligj fetar.
Por nëse vazhdohet me këtë garë servilizmi politik ndaj klerikëve dhe me këtë heshtje ndaj projekteve ideologjike që vijnë nga jashtë, atëherë pyetja nuk do të jetë më:
“Sa thellë ka depërtuar islami politik?”
por shumë më e rëndë:
“Kur e humbëm vigjilencën për ta mbrojtur karakterin laik të shtetit tonë?”
Sepse historia e ka treguar shpesh:
kur politika fillon të kërkojë shpëtim tek feja, zakonisht është shenja se ka mbetur pa ide për shtetin !

K O M E N T E

4 KOMENTE

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu