ARKIVI:
5 Gusht 2026

Shqiptar Shaljani për thellësinë e depërtimit të Islamit Politik në Kosovë

Shkrime relevante

Dr. Adhamudhi i Vushtrrisë apo Don Kishoti i Qytetit Antik?

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë  Në letërsi ndodh shpesh që autori,...

Gurvarri me mbishkrimin “Ktu pushon”, gjetur në Vushtrri

Jeton Sallahu, Vushtrri ___ Gurvarri me mbishkrim shqip "KTU PUShON" gjetur në Vushtrri! Gjetja...

Kur frika bëhet shtet: Bunkerët, paranoja dhe lufta që nuk erdhi kurrë

Nga: Dardan Osmanaj ___ Ka momente në histori kur një popull nuk burgoset...

Mitologji të mrekullueshme

Gani Mehmeti I shkruar nga një mori autorësh, siç janë më poshtë,...

Mirësevini në Zogaj të Vushtrrisë, ku me 18 gusht 2026 do të vihet gurthemeli i kishës së re katolike shqiptare

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë Mirësevini motra e vëllezër në Zogaj...

Shpërndaj

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë
_____
SA THELLË KA DEPËRTUAR ISLAMI POLITIK NË KOSOVË ?
Nëse dikush ende ka dilemë, mjafton të shohë kalendarin e muajit të Ramazanit në Kosovë:
jo kalendarin fetar – por kalendarin politik të iftareve.
Politikanët tanë, që gjatë vitit mezi e gjejnë rrugën për në ndonjë bibliotekë apo debat për shtetin, papritur në Ramazan bëhen mysafirë të përhershëm në sofrat fetare, duke garuar kush e kush të fotografohet më afër hoxhës së radhës.
Nuk është problem iftari.
Problemi është pse politika ka nevojë për iftar si tribunë politike.
Në një shtet laik, politika kërkon votën e qytetarëve.
Në një shtet që fillon të rrëshqasë, politika kërkon bekimin e klerit.
Dhe kështu, hap pas hapi, normalizohet një realitet i ri:
politika në mëhallë, shteti në pushim dhe imamët në rolin e analistëve strategjikë të shoqërisë.
Ndërkohë, nga jashtë derdhen miliona për xhami të reja, ndërsa askush nuk pyet një pyetje të thjeshtë:
pse investohet kaq shumë në minare, por kaq pak në biblioteka?
Në këtë klimë, çdo kritikë ndaj islamit politik shpallet menjëherë “sulm ndaj fesë”, ndërsa çdo imponim fetar prezantohet si “traditë”.
Papritur fillojnë pyetjet e reja të moralit publik:
“a po agjëron?”
“pse nuk agjëron?”
“pse është hapur ky lokal?”
Pak nga pak, shoqëria fillon të marrë erë policie morale, edhe pse askush nuk e ka shpallur zyrtarisht një të tillë.
Dhe ndërkohë politika hesht.
Hesht sepse i duhet fotografia e radhës në iftar.
Ironia më e madhe është kjo:
rilindasit shqiptarë e ndërtuan identitetin kombëtar duke e vendosur kombin mbi fenë, ndërsa disa politikanë të sotëm duket se janë gati ta bëjnë të kundërtën – ta vendosin fenë mbi kombin, vetëm për disa vota më shumë.
Kosova nuk është shtet teokratik.
Kosova ka Kushtetutë, jo ligj fetar.
Por nëse vazhdohet me këtë garë servilizmi politik ndaj klerikëve dhe me këtë heshtje ndaj projekteve ideologjike që vijnë nga jashtë, atëherë pyetja nuk do të jetë më:
“Sa thellë ka depërtuar islami politik?”
por shumë më e rëndë:
“Kur e humbëm vigjilencën për ta mbrojtur karakterin laik të shtetit tonë?”
Sepse historia e ka treguar shpesh:
kur politika fillon të kërkojë shpëtim tek feja, zakonisht është shenja se ka mbetur pa ide për shtetin !

K O M E N T E

4 KOMENTE

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu