
Lirim Gashi, Prizren
____
SHPËTIMI I NIKOLA SANDULOVIÇIT ËSHTË SHPËTIM I SHPRESËS PËR DREJTËSI, BARAZI DHE PAQE NË MES POPUJVE
(në shqip dhe serbisht)
Në këtë botë ku drejtësia shpesh hesht, dhe njerëzit e këqij ushqehen me frikë dhe dhunë, jeton Nikola Sandulovic – një njeri fisnik, human, i drejtë dhe trim, emri i të cilit simbolizon pajtimin e drejtë dhe të dinjitetshëm mes popujve të Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë.
Jeta e tij është në rrezik nga regjimi kriminal dhe gjenocidal i Vuçiqit dhe Vulinit në Beograd, por kjo nuk është vetëm historia e një njeriu – kjo është historia e ndërgjegjes së pastër të njerëzimit.
Ai mbajti mbi supet e tij një barrë të paimagjinueshme dhe të papërshkrueshme
të vuajtjeve që ushtria gjenocidale serbe ia shkaktoi shqiptarëve të pafajshëm, kur u përkul para varrit të Blerina Jasharit në Qendrën Memoriale në Prekaz, për të kërkuar falje në emër të të gjithë serbëve që e urrenin luftën, por edhe të atyre serbëve që kishin etje të paparë për gjakun shqiptar.
Dhe madje për të kërkuar falje për vuajtjet shekullore që fqinjët e tyre shqiptarë i duruan nga regjimet gjenocidale të Serbisë.
Në këtë akt nuk ka vetëm respekt – aty ka guxim të pastër, madhështi etike dhe rëndësi historike.
Si mund t’i mbyllin sytë shqiptarët normalë, të drejtë, të guximshëm dhe të lirë përballë vuajtjeve të tij të jashtëzakonshme, vetëm për t’u treguar atyre se ekzistojnë serbë me zemër të madhe që e urrejnë padrejtësinë më shumë se djallin ?
Si mundet bota e lirë dhe demokratike t’ia kthejë shpinën një njeriu si ai, ndërkohë që guximi i tij ndëshkohet vetëm sepse moraliteti i tij e mallkon tiraninë?
Prandaj unë, i cili humba 22 anëtarë të familjes nga duart e kriminelëve dhe ushtarëve serbë, përfshirë nëntë fëmijë që prehen në varreza masive në Batajnicë, drejtoj apel te Kryeministri Albin Kurti dhe Presidentja Vjosa Osmani – bëni gjithçka që është në fuqinë tuaj për ta shpëtuar jetën e Nikolas dhe familjes së tij!
Në takimet bilaterale dhe multilaterale me liderët e BE-së dhe SHBA-ve, përdorni çdo argument të arsyeshëm për t’i bindur që t’ia shpëtojnë jetën Nikolas!
Siguroni një vend të sigurt ku ai mund të jetojë me dinjitet dhe ku mund të thithë ajër të pastër lirie.
Kjo nuk është një kërkesë politike – kjo është një detyrë morale.
Sepse historia do t’i kujtojë vetëm ata që me guxim të pashoq mbrojtën jetën e njerëzve si Nikola dhe paqen e drejtë që ai promovon, ndërsa do t’i harrojë të gjithë ata që heshtën.
Shpëtimi i Nikolas do të thotë shpëtimi i shpresës, ruajtje e dinjitetit dhe konfirmim që drejtësia ka ende fuqinë për ta mposhtur tiraninë.
Çdo sekondë është vendimtare.
Çdo vendim mban peshën e shekujve.
Nikola Sanduloviç duhet të mbrohet – sepse jeta e tij është pasqyrë e humanizmit tonë, e përgjegjësisë sonë historike dhe e forcës sonë morale.
SPASAVANJE NIKOLE SANDULOVIĆA JE SPASAVANJE NADE ZA PRAVDU, JEDNAKOST I MIR MEĐU NARODIMA
Autor: Lirim Gashi
U ovom svetu u kojem pravda često ćuti, a zli ljudi se hrane strahom i nasiljem, živi Nikola Sandulovic – čovek plemenit, human, pravedan i hrabar, čije ime simbolizuje pravedno i dostojanstveno pomirenje među narodima Zapadnog Balkana i šire.
Njegov život je ugrožen od strane kriminalnog i genocidnog režima Vučića i Vulina u Beogradu, ali ovo nije samo priča jednog čoveka – ovo je priča o čistoj savesti čovečanstva.
Na svojim leđima nosio je neizmerno i neopisivo breme patnji koje je srpska genocidna vojska nanelа nevinim Albancima, kada se poklonio nad grobom Blerine Jashari u Memorijalnom Centru u Prekazu, da bi se izvinio u ime svih Srba koji su mrzeli rat, ali i u ime onih Srba koji su žeđali za albanskom krvlju.
I čak da se izvini za vekovne patnje koje su njihovi albanski susedi pretrpeli od genocidnih režima Srbije.
U ovom činu ne postoji samo poštovanje – tu postoji čista hrabrost, etička veličina i istorijska važnost.
Kako mogu normalni, pravedni, hrabri i slobodni Albanci da zatvore oči pred njegovim izuzetnim patnjama, samo da bi pokazali svetu da postoje Srbi velikog srca koji mrze nepravdu više od đavola?
Kako slobodni i demokratski svet može da okrene leđa čoveku poput njega, dok se njegova hrabrost kažnjava samo zato što njegova moralnost proklinje tiraniju?
Zato ja, koji sam izgubio 22 člana porodice od ruku srpskih kriminalaca i vojnika, uključujući devetoro dece koja počivaju u masovnim grobnicama u Batajnici, upućujem apel premijeru Albinu Kurtiju i predsednici Vjosi Osmani – učinite sve što je u vašoj moći da spasite život Nikole i njegove porodice!
Na bilateralnim i multilateralnim sastancima sa liderima EU i SAD, koristite svaki razuman argument da ih ubedite da spasu Nikolin život!
Obezbedite mu sigurno mesto gde može živeti dostojanstveno i disati čist vazduh slobode.
Ovo nije samo politički zahtev – ovo je moralna dužnost.
Jer, istorija će se sećati samo onih koji su neuporedivom hrabrošću branili živote ljudi poput Nikole i pravedni mir koji on promoviše, dok će zaboraviti sve one koji su ćutali.
Spasavanje Nikole znači spasavanje nade, očuvanje dostojanstva i potvrda da pravda još uvek ima moć da pobedi tiraniju.
Svaka sekunda je odlučujuća.
Svaka odluka nosi težinu vekova.
Nikola Sandulović mora biti zaštićen – jer njegov život je ogledalo našeg humanizma, naše istorijske odgovornosti i naše moralne snage.


