ARKIVI:
26 Prill 2026

Politikanja dhe shkrimtarja Luljeta Pula: Kosova u çlirua nga prangat e serbit, tani po i vendosen pranga të reja , ato të islamit politik!

Shkrime relevante

Zbulohën planet e fshehta ”politike” të opozitës në Kosovë!

Ismet M. Hasani, Suedi Pak politikë Kriza politike në Kosovë dhe dështimi i...

Lavdi grave të qëndresës antikomuniste shqiptare

Nga Frank Shkreli (Në Kujtim të Klora Mirakaj Merlika dhe të gjitha...

Kosova miratoi Rezolutë, për Luginën e Preshevës

Sot, Kuvendi i Republikës së Kosovës, për avancimin e përkujdesjes institucionale,...

Vuçiç: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës

Gani I. Mehmeti (A.P / 25 April 2026 - 17:34, Kosova Sot...

Shpërndaj

“Falja e Bajramit” në Xhaminë Sulltan Mehmeti II Fatihu në Prishtinë pardje, xhami që e mbanë emrin e sulltanit më antiarbëror, që ka bërë aq shumë gjenocide ndaj të parëve tanë.

Luljeta Pula, Prishtinë

Shoqeria shqiptare duhet të jetë e alarmuar! Si në Kosovë ashtu në Shqipëri!
Kosova u çlirua nga prangat e serbit, tani po i vendosen pranga të reja , ato të islamit politik!
Këtu është bërë Arabi!
Islami politik ka hy në shtet, në parti politike, në ushtri, në polici, në skolla. Nëpër xhami hapur propagohet antiamerikanizmi! Rinia e indoktrinuar, e helmuar rëndë! Kosova, vendi i parë në botë për kokë banori, me numrin e të rinjve që luftuan në Siri! Ekstremizëm shqetësues fetar në tokat shqiptare! Sa parja futet ne Kosove nga Turqia e Serbia për të forcuar fundamentalizmin islamik! Për llogari e për interesa të Serbisë! Duket se njëlloj është edhe në Shqiperi. Hapur propagohet urrejtje ndaj identitetit kombëtar! E inteligjencia e turpit, e frikësuar, konformiste e oportuniste, vazhdon të heshtë! Në kohën kur duhet të ngre alarmin! Kosova rrezikon të humbë shtetin! Nëqoftese kjo shoqëri nuk ngrihet hapur e në mënyrë të vendosur kundër kësaj mynxyre që ka pllakosur Shqiptarinë, ditë te zeza po na presin! Në vepër është puna anti- shtet e anti- komb!
Simbolika e “Vëllazërisë Myslimane”…! Kjo “vëllazëri” është e ndaluar edhe në Egjip, aty ku është themeluar nga Hassan al-Banna më 1928, në një mori vendesh arabe dhe shpallë si organizatë terroriste nga SHBA. 
“Ketu ka mbete veç që në vend të shpallet “ Republika Islamike e Kosoves”, thekson në reagimin e saj të sotshëm politikanja dhe shkrimtarja Luljeta Pula nga Prishtina.
Ajo në reagimin e saj theksonte, po ashtu, se: “Po ia bëjmë qefin Slobodan Milosheviqit, që pati thënë : “Arma jonë ma e fuqishme kundër shqitarëve , është forcimi i islamizimit të tyre. Dhe po e gëzojmë edhe Vaso Çubrilloviqin në varr që e tha në kohëb e vet të njëjten gjë.
Besa po e lumturojmë edhe shkrimtarin e ndjerë serb Dobrica Qosiq, që pati thënë se “nuk na duhet lufta me shqiptarë… Kosovën do ta rikthejmë vetëm kur atje te lulezojë islamizimi dhe antiamerikanizmi i tyre.
Po ndodhë edhe më zi e më terr: Antishqiptarizmi…!
Antiamerikanizmi e antieuropianizmi janë antishqiptarizëm, kjo letë mbahet në mend!
Të gjitha ato që i kanë menduar e paraparë nacionalistët serbë po ndodhin, gjithnjë sipas profecisë së tyre makabre.
E Shqiptaria po rreshqet në humnerë e katrahurë! Këndellu, o popull shqiptar, se nesër do të jetë tepër vonë!
__________

Elaborati i Çubrilloviqit i njohur edhe me emrin Memorandumi i Çubrilloviqit ishte një leksion i mbajtur nga historiani jugosllav Vaso Čubrilović (1897–1990) më 7 mars 1937. Teksti trajton dinamikën e përbërjes etnike të Kosovës dhe zonave të tjera të populluara nga shqiptarët brenda Jugosllavisë që nga kohërat mesjetare deri në ditët e sotme. Ndërsa shpjegon pse metodat e mëparshme të vendosura nga autoritetet jugosllave për të përmbysur shumicën etnike të shqiptarëve në ato zona kishin dështuar deri më tani, siç janë kolonizimi i ngadaltë ose reformat agrare, ai sugjeronte në detaje një zgjidhje radikale – dëbimin masiv të shqiptarëve. Dëbimi u pa nga Čubrilović si një masë gjeopolitike për të parandaluar irredentizmin e mundshëm shqiptar .

Vaso Çubrilović në vitin 1914 gjatë gjyqit të tij për rolin e tij në vrasjen e Franz Ferdinandit

Në Mbretërinë e Jugosllavisë, shqiptarët ishin të përqendruar në rajonin e Kosovës . [8]

Në vitin 1923, Greqia dhe Turqia bënë një shkëmbim të suksesshëm popullsie . Në fillim të vitit 1936, Turqia ishte e interesuar të nënshkruante një marrëveshje për zhvendosjen e një numri të konsiderueshëm myslimanësh nga Jugosllavia nëse popullsia do të pranonte. [8] Megjithatë, në vitin 1940 Parlamenti Turk refuzoi një marrëveshje, pasi shumica dërrmuese e shqiptarëve e konsideronin veten shqiptarë dhe nuk donin të zhvendoseshin. Megjithatë, migrimi ekonomik i shqiptarëve dhe boshnjakëve myslimanë në Turqi gjatë kësaj periudhe vazhdoi.

Çubrilović, historian në Universitetin e Beogradit dhe ish-anëtar i organizatës Bosnja e Re[3] fillimisht e paraqiti atë si një leksion më 7 mars 1937 në Klubin Kulturor Serb në Beograd. [9] Ai sugjeroi një zgjidhje radikale, spastrim etnik në formën e dëbimit, të shqiptarëve nga Kosova si një masë gjeopolitike, një mjet për të parandaluar irredentizmin shqiptar dhe për të siguruar një Kosovë jugosllave .

Pikësynimi

bNë një memorandum të paraqitur nga Ministria e Jashtme dhe e Komonuelthit e Mbretërisë së Bashkuar, Çubrilović propozoi në vitin 1937 dëbimin masiv të shqiptarëve për në Shqipëri dhe Turqi. Ky propozim ishte një sugjerim për përdorimin e forcës si “zgjidhja e vetme” dhe gjenerimin e frikës si parakusht. Sugjerime të tjera të paraqitura ishin përdorimi i “persekutimit për vepra të vogla penale”, “përjashtimit ekonomik” dhe “djegies së fshatrave dhe lagjeve të qyteteve shqiptare”. Ai bëri thirrje që ky program kolonizimi të vihej në duart e Ushtrisë. [10]

Dokumenti detajon një zgjidhje radikale, dëbimin masiv të shqiptarëve. [11] Çubrilović propozoi që shqiptarët të detyroheshin të emigronin lirisht me dëshirë përmes ngacmimit dhe vendosjes së serbëve, duke i kërkuar ndihmë shtetit për ta bërë “Arnautin të vuante sa më shumë që të mundej”. [12] Kjo do të bëhej përmes gjobave, arrestimeve, zbatimit të pamëshirshëm të të gjitha rregulloreve të policisë, ndëshkimit, kontrabandës, shpyllëzimit dhe dhunës. Do të përdorej një mbledhje e pamëshirshme e taksave dhe do të mbylleshin të gjitha shkollat publike. Shtëpitë dhe fshatrat e shqiptarëve mund të digjeshin, duke iu referuar dëbimeve të shqiptarëve në Nish dhe Kurshumli të viteve 1877-78. [12] Çubrilović vuri në dukje se çetnikët dhe paraushtarakët mund të ishin të dobishëm aty ku do të ushtronin presion mbi shqiptarët që të largoheshin, duke e bërë këtë “mjetin më efektiv”. [12] Toka e tyre do të konfiskohej dhe do t’u jepej kolonëve malazezë dhe serbë dhe kështu do të ndryshonte strukturën etnike. [13] Këto metoda do të rezultonin në spastrim etnik.

(Marrë nga WikipediA).

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu