Të dashur miq të një brezi që mban mend dritën e vërtetë të shkollës shqipe,
Po ju drejtohem si historian dhe si shqiptar që nuk pranon ta shohë kombin të tretet nën mjegullën e huaj. Sot, shtëpia jonë shpirtërore po digjet nga një zjarr që nuk e ndezëm ne, por që po na përvëlon palcën.
Ajo që po shohim sot në Kosovë dhe trojet tona nuk është besimi i prindërve tanë. Ai ishte një islam tradicional, i heshtur dhe i përulur para kombit. Sot, ne jemi dëshmitarë të një agresioni kulturor të financuar nga axhenda që duan ta shkëputin shqiptarin nga rrënjët e tij evropiane.
Pas luftës, “humanizmi” i dyshimtë mbuloi vendin. Nga 200-300 xhami, u gdhimë me mbi 900. Kush i pagoi? Asnjë qindarkë nga xhepi i popullit. Dihet botërisht: kur dikush të ndërton shtëpinë falas, ai kërkon të të bëhet zot shtëpie. Ky financim, shpesh i nxitur nën rrogoz nga qarqe që nuk na duan të mirën (nga Beogradi e Moska kryesisht), synon ta kthejë shqiptarin në një “otoman të ri”, pa identitet kombëtar.
Është krim intelektual dhe kombëtar të dëgjosh hoxhallarë që e quajnë pushtuesin “çlirimtar”. Kur Naim Tërnava flet për “çlirimin” nga osmanët, apo kur Irfan Salihu guxon të thotë se në vitin 1455 kishte vetëm 1/100 shqiptarë në Kosovë, ata nuk po predikojnë fe, por po kryejnë tradhti kombëtare. Kur dikush e quan Flamurin Kombëtar “leckë” apo fyen Gjergj Kastriotin dhe Shën Terezën, ai po godet shtyllat tona të ekzistencës kombëtare.

Mos e harroni historinë , se Medreseja e Shkupit (1924): U themelua nga Mbretëria SKS kur gjuha shqipe ishte e ndaluar. Pse? Për të krijuar një elitë spiunësh që flet arabisht e mendon serbisht, duke e paraqitur shqiptarin si “turk” para botës.
Medreseja Alaudin (në vitet 1950): U hap nga Jugosllavia pikërisht kur mbylleshin shkollat shqipe dhe vëllezërit tanë dëboheshin për në Turqi me ndihmën e dërzhavni imamëve (imamët shtetëror) shqipfolës.
Këto institucione, historikisht, nuk u krijuan për dritën e dijes, por për të prodhuar mjegull dhe për të shpëlarë trurin e rinisë sonë, duke i bërë shqiptarët të ndihen të huaj në tokën e tyre. Sot, për herë të parë në Evropën e pas luftës së dytë botërore, një organizatë fetare, BIK-u, e ka vu ndikimin edhe në Ministrinë e Arsimit në një Shtet me Kushtetutë laike, duke helmuar të ardhmen e tërë shoqërisë . Kjo është e patolerueshme !
Është e turpshme të dyshohet në karakterin anti-kombëtar të këtij islami radikal që mban emrat e xhelatëve osmanë nëpër muret e xhamive tona.
Lindja e lëvizjeve kundërshtuese ndaj islamizimit nuk është thjesht një dëshirë, por një domosdoshmëri historike për të ndalur asgjësimin e popullit tonë !
Është shumë më humane, më patriotike dhe më fisnike të kthehemi te rrënjët tona të lashta, te katolicizmi i të parëve tanë, sesa të lejojmë që kombi ynë të kthehet në një provincë mbeturinash otomane. Shqiptari nuk ka lindur me shallvare dhe mjekër të gjatë; ai ka lindur me kodin e nderit dhe dashurinë për tokën e tij evropiane.
Për fund, po ju citoj filozofin e njohur francez Jean-Paul Sartre: “Intelektuali është përgjegjës para popullit të tij jo vetëm për atë që ka ndodhur dhe po ndodh, por edhe për atë që nuk ka ndodhur e që mund të ndodhë.”
Të mbrojmë fëmijët tanë. Të mbrojmë historinë tonë. Të mbrojmë Shqiptarinë!
Me respekt,
Belisar Jezerci
P.S.: Ky tekst u dedikohet të gjithë shokëve të gjeneratës, të cilët kanë mirëkuptim dhe dëshirë të sinqertë për ta kuptuar realitetin objektiv të kohës dhe për të ndërmarrë masa efikase në kuadër të mundësive tona.



