“Turqit po indroktinojnë nxënësit e Shkodrës”, reagim i priftit Dom Nik Ukgjini

Shkrime relevante

Në protesta paqësore nuk shkohet i armatosur e me bomba, qysh thekson Daut Haradinaj

Hafir Hoxha, Prishtinë ____ NË PROTESTA PAQËSORE NUK SHKOHET I ARMATOSUR E ME...

Po bëhet e qartë se në mesin e protestuesve ka qindra talebanë islamikë

Blerim Nika, Zvicër Të gjithë kemi faj që, në fillim, i mbështetëm...

Tirana në flakë, “triada bermudiane” në panik!

Shkruan; Prof. Dr. Fadil Maloku, sociolog, Prishtinë Tirana edhe sot është në...

Kush ishte Petro Janura…?

Enver Ferati, Prishtinë ____ KUSH ISHTE PETRO JANURA? ____ Petro Janura (1911–1983) ishte një nga...

Kur diploma nuk dëshmon dijen, kush mban përgjegjësi?

Adem Lushaj, Deçan Një shqetësim për cilësinë dhe përgjegjësinë në arsimin kosovar Arsimi...

Shpërndaj

Një aktivitet i organizuar në Shkodër nga ambasada turke në kuadër të 18 Marsit, luftën e Çanakalasë, ka ngjallur polemika.

Kritikat më të forta kanë ardhur nga famullitari i Kuklit, dom Nikë Ukgjini, që e konsideron të papranueshme përfshirjen e nxënësve të shkollës artistike “Prenkë Jakova”, në këtë aktivitet.
Më herët Instituti “Yunus Emre” bëri të ditur se cili është qëllimi i këtij aktiviteti.
Ja statusi i dom Nikë Ukgjinit:
BEFASI NË SHKODËR : – INDOKTRINIMI I NXËNËSVE TË PAFAJSHËM!
MË 18 MARSI – FITORJA E ÇANAKALASË DHE DITA PËRKUJTIMORE E DËSHMORËVE
Manipulimi edhe më nxënësit e shkollës se Mesme Artistike “Prenkë Jakova!
Është momenti i fundit, kur autoritetet e qeverisjes së Shkodrës, duhet të japinë llogari ligjore dhe morale, për pjesëmarrjen në organizimin e këtyre ngjarjeve të organizuara në Shkodër, nga Ambasada Turke në vendin tonë.
Në veçanti është e papranueshme manipulimi më nxënësit e shkollës së Mesme Artistike “Prenkë Jakova” duke i bëre pjesë aktive të këtyre ngjarjeve të shumë të diskutueshme për historinë tonë.
Gjeja më e vogël për momentin është dorëheqja e menjëhershme e drejtuesve të arsimit në Shkodër.
Statusi i Institutit Yunus Emre:
Në kuadër të 18 Marsit – Fitorja e Çanakalasë dhe Dita Përkujtimore e Dëshmorëve, nën kujdesin e Ambasadës së Republikës së Turqisë në Tiranë, në bashkëpunim me Institutin tonë dhe Shkollën e Mesme Artistike “Prenkë Jakova” në Shkodër, u organizua Koncerti “Fitorja e Çanakalasë”.
Gjatë koncertit u interpretuan vepra që pasqyrojnë shpirtin e Çanakalasë, ndërsa nxënësit e shkollës artistike prezantuan edhe performanca instrumentale.
Pas koncertit, i cili u ndoq me mjaft interes, aktiviteti përkujtimor vijoi në Maarif Campus Shkodër, ku u përkujtuan me nderim ushtarët nga Shkodra që ranë dëshmorë në Luftën e Çanakalasë, ndërsa shfaqja oratorike e realizuar nga nxënësit u vlerësua shumë nga të pranishmit.
Falenderojmë nxënësit, mësuesit, drejtorin e Shkollës së Mesme Artistike “Prenkë Jakova”, z. Anton Kaftalli, si dhe drejtorin e Maarif Campus në Shkodër, z. Harun Kocaman, për kontributin e tyre të vyer.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu