ARKIVI:
12 Qershor 2026

Poeti Sami Shatri letër Presidentës Vjosa Osmani dhe Kryeministrit Albin Kurti, që t’i përcjellin krizat globale e të mendojnë për sigurinë e vendit

Shkrime relevante

Në 27 vjetorin e çlirimit nga Serbia

Florim Zeqa Pse dita e çlirimit nuk është festë shtetërore?! Të paktë janë...

Zbulim arkeologjik i paleolitit të hershëm në Zvërnec të Vlorës

Në perëndim të qytetit të Vlorës, pak kilometra larg tij, ndodhet...

Një lajm i gëzueshëm për Lëvizjen e Deçanit – dega në Mitrovicë dhe veprimtarinë qytetare

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë Një lajm i gëzueshëm për Lëvizjen...

Nga autonomia e vitit 1974 te Pavarësia e vitit 2008, kur shkelet Akti i Helsinkit, historia ndryshon drejtimin

Agim Vuniqi, Vashington Nga autonomia e vitit 1974 te Pavarësia e vitit...

Mendime për lirinë dhe demokracinë 1999 – 2026

Fotoja është e futjes së trupave të NATO-s në Kosovë Nga: Besim...

Shpërndaj

LETËR E HAPUR, PRESIDENTES DHE KRYEMINISTRIT
Të nderuar,
Duke përcjellë zhvillimet e fundit, fillimin i luftërave në mes: Izraelit e Amerikës me Iranin dhe të gjithë akterëve tjerë në Gjirin Persik, si dhe luftën që tashmë ka hyrë në vitin e katërt, në mes Rusisë e Ukrainës, pastaj krizat tjera globale, si qytetarë të Republikës së Kosovës, do ju rekomandojmë disa masa të shpejta dhe të domosdoshme për sigurinë e vendit, si urgjente:
1. Mobilizimin e njësive reservë në tërë Republikën, nga mosha 20 deri 65 vjeç (formimin e qendrave trajnuese e stërvitore në tërë territorin e R. së Kosovës, ndërtimin e depove dhe furnizimin e tyre me armatim të nevojshëm e standart për rezervistë etj.)
2. Duke pasë në konsiderim faktin që Kosova pothuajse nuk ka fare strehimore për strehimin e popullsisë, rekomandojmë:
– Të gjitha kompanitë që ndërtojnë objekte banesore, të kushtëzohen-obligohen (kur t’ju lëshohet, Pëlqimi për ndërtim), për ndërtimin standart të strehimoreve nëntokësore nën banesë, ashtu që një bllok banesor të jetë në gjendje të strehoi të gjithë banorët e ati blloku.
– Shpenzimet për strehimore në blloqet banesore t’i bartë shteti, duke ndarë një fond të bollshëm për kompletimin e strehimoreve sipas standarteve europiane.
– Strehimorët të pajisen me ushqime të nevojshme (sipas metodës ushtarake-ushqime të thata që i qëndrojnë kohës dhe të bëhet zëvendësimi i tyre, para se t’ju skadoj afati).
– Mbikqyrjen e pjesës së strehimoreve ta merr përsipër shteti, duke përcjellë punët e kualitetit me masa strikte.
Kujtojmë, këto dy masa janë jetike, duke parë e përcjellë, situatat në arenat e luftës (në vendet që ka strehimore, numri i viktimave civile është shumëfish më i vogël se në ato vende ku nuk ka strehimore, sikur te ne).
Luigj Naser Shatri
Ka edhe shumë gjëra që na mungojnë, në raste lufte, por këto kishin me qenë prioritet, pasiqë kërkojnë edhe kohë për implementimin e tyre.
Respekt e shëndet:
Luigj Naser SHATRI, ish-Komandant i UÇK-së
Sami SHATRI, Msc.Inxh.el.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu