ARKIVI:
28 Qershor 2026

Bungu i Dyzit, kredhje poetike e Arif Ejupi

Shkrime relevante

Milojko Pantić, zëri që refuzoj të heshtë

Lirim Gashi, Prizren (në shqip dhe serbisht) Ka njerëz që madhështinë e një...

Shqipëria veproi drejt – tani pritet edhe reagimi i partnerëve ndërkombëtarë

Nga Bajram Rama ____ Anëtar i “Diplomatics of Peace” (PBF) – Aktivist për...

Dy temat kundërshtuese në mitingun e madh të popullit të Vuçiqit në Beograd

Gani Mehmeti Sot, më 28 qershor 2026, në vigjilie të ditës së...

Drejtësia dhe barazia nuk janë ideologji, ato janë ligji biologjik i jetës

Lirim Gashi, Prizren Shumë njerëz të pa informuar mendojnë se drejtësia dhe...

Shpërndaj

BUNGU I DYZIT

Bung i Dyzit,
më i fortë se hekuri
dhe çeliku.

Shpata pashallarësh,
krajlash e agallarësh,
u kryqëzuan mbi ty.

Dimra të ashpër
pamëshirshëm t’i rrahën trup e degë.

Por prapë mbete,
ikonë që të njeh i gjithë Llapi.

Nën hijen tënde
mrizuan bagëtia,
e u lanë zanat.

Jusufi dhe Beqiri
u kënduan kreshnikëve.

Mehmeti mësoi kalorësinë.

Nënat përkundën foshnjat
në djep.

Kalimtarët u munduan t’i numërojnë vitet dhe plagët.

Askush s’të di moshën,
por të gjithë thonë: i shenjtë në Llap je.

Bujqit, pas kositjes së livadheve
dhe mihjes së misrit,
drekuan dhe pinë çajin e vluar
me zjarrin e zemrës.

Vashat qëndisën këmishët e nusërisë me shqiponjë.
U fejuan djem e goca.
U pritën krushqit.
U shuan hasmëritë.

Në hijen tënde mbajtën kuvende
çlirimtarët.

U qëndrove rrebesheve ndër shekuj;
shpërblim,
ke lirinë,
me ditë të bardha e net të qeta.

Bung i Dyzit — kandil i lashtësisë dhe epokës së re.

Arif Ejupi
Gjenevë, 27 shkurt 2026

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu