Bungu i Dyzit, kredhje poetike e Arif Ejupi

Shkrime relevante

Bejtush Peci – Zhazha, barrikadat dhe “Shtëpia e Bardhë”

Sak Muji, Zvicër , Rugovë ____ (Ish Sylë Mujaj, i burgosur politik 1981–1990) BEJTUSH...

Lojërat Mesdhetare 2030 , nga mundësia historike tek rreziku i dështimit!

Selatin Retkoceri, Llugaxhi, Lipjan A po e pengon Qeveria Kurti një projekt...

Thirrje për ndihmë rreth botomit të librit të Bajram Kabashit, “Shqiptarët në luftë me Islamin Global”

Luan - Asllan Dibrani, Durrës APEL PUBLIK PËR MBËSHTETJEN E GAZETARIT DHE...

Shpërndaj

BUNGU I DYZIT

Bung i Dyzit,
më i fortë se hekuri
dhe çeliku.

Shpata pashallarësh,
krajlash e agallarësh,
u kryqëzuan mbi ty.

Dimra të ashpër
pamëshirshëm t’i rrahën trup e degë.

Por prapë mbete,
ikonë që të njeh i gjithë Llapi.

Nën hijen tënde
mrizuan bagëtia,
e u lanë zanat.

Jusufi dhe Beqiri
u kënduan kreshnikëve.

Mehmeti mësoi kalorësinë.

Nënat përkundën foshnjat
në djep.

Kalimtarët u munduan t’i numërojnë vitet dhe plagët.

Askush s’të di moshën,
por të gjithë thonë: i shenjtë në Llap je.

Bujqit, pas kositjes së livadheve
dhe mihjes së misrit,
drekuan dhe pinë çajin e vluar
me zjarrin e zemrës.

Vashat qëndisën këmishët e nusërisë me shqiponjë.
U fejuan djem e goca.
U pritën krushqit.
U shuan hasmëritë.

Në hijen tënde mbajtën kuvende
çlirimtarët.

U qëndrove rrebesheve ndër shekuj;
shpërblim,
ke lirinë,
me ditë të bardha e net të qeta.

Bung i Dyzit — kandil i lashtësisë dhe epokës së re.

Arif Ejupi
Gjenevë, 27 shkurt 2026

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu