LVV fton PDK-në dhe LDK-në që të propozojnë tre emra, nga të cilët do të mund të zgjidhet Presidenti i ri

Shkrime relevante

Përkujtime për Blerim Stavilecin, gazetarin e Rilindjes që vdiq me 30 gusht 2026

Gjergj - Bajram Kabashi ____ M 30 gusht 2026 vdiq Blerim Stavileci, i...

Notë proteste për trekëndshin e Bermudës

Shkruen e knon: Lirim Patrioti ____ Lirim Gashi, Prishtinë ____ NJË NOTË PROTESTUESE PËR TREKËNDËSHIN...

Siguria e qytetarëve është prioritet dhe përgjegjësi e përbashkët

Prishtinë / Drenas Në kuadër të bashkëpunimit me institucionet lokale, më 3...

Kur identiteti sulmohet, popujt kthehen te rrënjët

Basri Beka Prishtinë ____ Imuniteti shqiptar përballë politizimit të fesë. Në Kosovë, debatet mbi...

Parathënie për një letër që duhet lexuar me qetësi

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë Jo për shkak se kush e...

Shpërndaj

Kur me një akt të urtë sjell dritën në fund të tunelit: Demokracia çan rrethimin…
Teksti i plotë i kumtesës:
Lëvizja VETËVENDOSJE! mbajti mbrëmë mbledhjen e Kryesisë, në të cilën u diskutuan zhvillimet politike si dhe veprimet e qëndrimet e nevojshme në shërbim të interesit publik e shtetëror dhe të mirës së përgjithshme e të përbashkët.
Në situatën e krijuar rreth zgjedhjes së Presidentit dhe dëmin e madh që do t’i shkaktonte vendit një proces i panevojshëm dhe i përsëritur zgjedhor, Lëvizja VETËVENDOSJE! tashmë ka ndërmarrë një sërë hapash konkretë për të gjetur zgjidhje.
Pavarësisht propozimeve tona të shumta dhe gjeneroze, përgjigjja që kemi marrë ka qenë vetëm refuzimi.
Në këto rrethana, për të shmangur një proces tjetër zgjedhor që nuk zgjidh gjë, dhe për të ruajtur stabilitetin institucional, Lëvizja VETËVENDOSJE! ndërmerr edhe një hap tjetër me një propozim të ri, konkret dhe përbashkues.
Ftojmë PDK-në dhe LDK-në që së bashku të propozojnë tre emra, nga të cilët do të mund të zgjidhet Presidenti i ri nga legjislatura e 10-të.
Këta tre kandidatë duhet të jenë figura unifikuese, me integritet të lartë qytetar e kombëtar, me kontribut të dëshmuar në jetën profesionale dhe shoqërore, dhe jashtë skenës aktuale politike.
Për këta të tre do të siguroheshin së paku 90 nënshkrime të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Me atë rast, paraprakisht do të tërhiqeshin nga kandidatura Zëvendës-kryeministri dhe Ministri i punëve të jashtme dhe diasporës Glauk Konjufca e deputetja Dr. Fatmire Mulhaxha-Kollçaku.
Koha është e kufizuar. Për shkak të afateve kushtetuese, presim përgjigje nga subjektet opozitare deri të dielën në mbrëmje.
Një zgjidhje duhet të gjendet, sepse ajo është e mundshme. Duhet të përpiqemi dhe angazhohemi së bashku, sepse është detyrë e jona që buron nga përgjegjësia që na e kanë bartur qytetarët e Republikës së Kosovës.
25 prill 2026
Lëvizja VETËVENDOSJE!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu