
Nga: Saim Tahiraj
Reagim ndaj sulmeve të neo-otomanistit dhe radikalistit Blakaj!
Kur tipat shqiptarofobë, neo-otomanë si ky Blakaj, në shërbim të agjenturave antishqiptare dhe të maskuar nën petkun e religjionit islam, sulmojnë Lëvizjen e Deçanit me të njëjtën propagandë anti shqiptare,që vetë e përhapin me fanatizëm, kjo për ne është dëshmi e qartë se i kemi goditur aty ku u dhemb më së shumti.
Islamizimi i shqiptarëve nuk është fenomen i rastësishëm, por një projekt i vjetër i armiqve tanë historikë, i ndërtuar mbi aleanca të rrezikshme për zhbërjen e identitetit kombëtar shqiptar dhe zëvendësimin e tij me identitet fetar. Këto aleanca ruso-serbo-greke nuk janë thjesht kapituj historie – ato janë strategji të gjalla që, pas luftës në Kosovë, u rikthyen në forma të reja në të gjitha trevat shqiptare dhe në mërgatë.
Sot, këto agjentura po i ringjallin elaboratet e tyre famëkeqe, duke synuar fuqizimin e islamit politik dhe dobësimin sistematik të vetëdijes kombëtare shqiptare. Qëllimi është i qartë: shqiptarët të paraqiten para botës demokratike perëndimore si element radikal dhe i rrezikshëm, duke dëmtuar aleancat tona strategjike, deri te Amerika mike.
Kjo agjendë nuk do të kishte jetë pa shërbëtorët e saj lokalë – hoxhallarë dhe individë që, me vetëdije apo nga verbëria ideologjike, po e përhapin këtë narrativë helmuese.
Një prej tyre është edhe i ashtuquajturi “patriot islamik”, Blakaj, i cili në fakt riprodhon me përpikëri propagandën e elaboruar nga qarqe antishqiptare, duke ndikuar dhe deformuar një pjesë të besimtarëve. Sulmet e tij ndaj Lëvizjes së Deçanit – një ndër lëvizjet më të qarta dhe më të vendosura në mbrojtje të interesit kombëtar – nuk janë rastësi, por reagim i drejtpërdrejtë ndaj goditjes që kjo lëvizje i ka dhënë thelbit të këtij projekti antishqiptar.
Prandaj, këto sulme nuk na dobësojnë, por na forcojnë dhe na bindin se jemi në rrugën e duhur. E ashtuquajtura “bombë kimike” kundër identitetit shqiptar – islami politik i instrumentalizuar – prej dekadash ka shpërndarë helm për zbehjen dhe zhdukjen e vetëdijes sonë kombëtare.
Sot, kjo bombë po çaktivizohet. Po çaktivizohet nga Lëvizja e Deçanit dhe nga të gjitha lëvizjet që po rikthejnë shqiptarizmin si bosht të pandashëm të identitetit tonë. Sa më të ashpra të jenë sulmet e këtyre elementeve radikale dhe neo-otomaniste, aq më e qartë bëhet se po u shembet terreni nën këmbë.
Dhe kjo vetëm sa na unifikon dhe na bën më të vendosur në rrugën tonë. Ajo që mbetet shqetësuese është fakti se edhe individë me përvojë institucionale, si Rozeta Hajdari, bien pre e kësaj propagande.
Deklarata e saj se Lëvizja e Deçanit nuk ka lidhje me shqiptarinë ngre pikëpyetje serioze: a kemi të bëjmë me mungesë informacioni, me keqkuptim të thellë, apo me një qëndrim të vetëdijshëm?
Presim që në ditët në vijim znj. Rozeta Hajdari të deklarohet publikisht dhe ta sqarojë opinionin se cila është e vërteta e kësaj deklarate.
Opinioni publik pret përgjigje të qarta. Heshtja në raste të tilla nuk është neutrale – është pozicionim.



Kam te njejtin mendim me shkrimin e z. Tahiraj.
Nji reagim i qart dhe shumë me vend. Respekt atëdhetar!