ARKIVI:
2 Maj 2026

Saida Keller- Messahli, apo se si ndërtimi i xhamive të reja në Zvicër, me të drejt, po shkakton debat dhe skepticizëm në opinionin publik

Shkrime relevante

Kur neootomani Korab Blakaj, sulmon Lëvizjen e Deçanit

Nga: Saim Tahiraj Reagim ndaj sulmeve të neo-otomanistit dhe radikalistit Blakaj! Kur...

Vjosa nuk është e manipuluar nga askush, kurrsesi nga Baton Haxhiu…!

Engjell Gishti, Tiranë 1. Batoni mund te jete edhe i shtytur ti...

Përçarja historike që e dëmton shtetin

Prof. Dr. Sabri Tahiri, Gjilan _____ Nga përçarjet historike te përplasjet partiake: si...

Arrestohet Durim Berisha për një status në Facebook…!

Basri Beka, Prishtinë Arrestimi i Durim Berishës për një status në Facebook...

Shpërndaj

Saida Keller- Messahli 27.04.2026, ora: 05:30 kohëzgjatja leximit 4 min.
“Nga çfarë kanë frikë njerëzit?”, pyet SRF. Dhe sugjeron se kritika ndaj xhamive të reja, thjesht vjen nga motive raciste
Ndërtimi i xhamive të reja në Zvicër, me të drejt, po shkakton debat dhe skepticizëm në opinionin publik. Sipas autores, mediat shpesh neglizhojnë disa prej sfondit problematik që lidhet me këto projekte.
Saida Keller- Messahli 27.04.2026, ora: 05:30 kohëzgjatja leximit 4 min.
“Refuzimi i myslimanëve”: Një imam lexon në Kuran, St. Gallen, 2026.
Niklas Thalman / CH Media
Emisioni “Rundschau” i SRF, më 8 prill, trajtoi këtë temë nën titullin “Konflikti për xhaminë: lidhur me kërkesat e besimtarëve për hapësira lutje”. Tema shkaktoi diskutime politike dhe reagimin e qytetarëve vendor kundër një organizate Muslimane e cila blen prona nga vendësit për t’i kthyer në xhami, shembuj të ngjashëm kemi, dhe nga Wittigkofen (Bernë) dhe Siebnen.
Në reportazh paraqiten besimtarë gjatë faljes dhe banorë që e konsiderojnë xhaminë si “diçka të huaj”. Pyetja qendrore e SRF-së është: “Nga çfarë kanë frikë njerëzit?” dhe ndërlidhet me frikë irracionale ndaj të huajve ose me refuzim të myslimanëve, sipasnnjë banori nga Wettigkofen, i cili është pro ndërtimit të xhamisë.
Nga ana tjetër, iniciatorët e projektit në Wittigkofen, Ali dhe Sabira Osman, paraqiten në mënyrë pozitive, duke theksuar hapjen dhe karakterin multikulturor të komunitetit të tyre.
Pamje jo e plotë ndaj komunitetit mysliman
Reportazhi është një shembull i kritikës së mangët kur trajtojnë temën e Islamit. Së pari, “Rundschau” nuk paraqet një pamje përfaqësuese të popullsisë myslimane në Zvicër. Flitet për “myslimanët” sikur të gjithë të dëshironin xhami. Në fakt, vetëm një pakicë e myslimanëve është e organizuar në shoqata xhamish dhe në organizata islame.
Shumë myslimanë janë skeptikë ose madje kundërshtarë ndaj rreth 300 xhamive në Zvicër, por nuk kanë guxim të dalin para kamerave. Ata e kuptojnë se cilat regjime dërgojnë vazhdimisht milionat e nevojshme për ndërtimin e xhamive. Ata nuk duan të kenë lidhje me rrymat e Islamit politik, që përhapin vlera larg barazisë dhe të drejtave të njeriut.
Shumica e dinë se çfarë qëndrimi ndaj grave promovohet në xhami, çfarë u mësohet fëmijëve në shkollat e Kuranit, si i sheh Islami politik ata që mendojnë ndryshe dhe çfarë rëndësie i jep shamisë dhe burkës.
Në reportazhin e SRF thuhet: “Qendra Islame e Bernës nuk konsiderohet radikale.” Megjithatë, në rrethin e mbështetësve të saj ka pjesëtar që kanë lidhje me radikalizmin. Predikuesi shumë konservator britanik nga Leicester, Khaled Hussein, mbështet ndërtimin e xhamisë në Wittigkofen dhe bën thirrje për donacione. Ai mbështet hapur organizata islamiste si Muslim Association of Britain, e lidhur me Vëllazërinë Myslimane.
Ai gjithashtu mbështet organizatën Cage, e cila mbron islamistë dhe xhihadistë si: Abdelhakim Sefrioui, i dënuar së fundmi në Francë me 15 vjet burg për rolin e tij në nxitjen e fushatës që çoi në vrasjen e mësuesit Samuel Paty.
Sulm dhe fyerje nga imamët
Edhe në pjesë të tjera, “Rundschau” mbeti sipërfaqësor. Gazetarët bëjnë pyetje kritike vetëm kur argumentet e kritikëve të xhamive nuk përputhen me bindjet e tyre ideologjike – për shembull kur një kritik evangjelist thotë se Islami kërcënon krishterimin në Evropë.
Reportazhi ndjek një skemë të thjeshtë pro dhe kundër: nga njëra anë mbështetësit e projektit, nga ana tjetër kundërshtarët. Kjo mënyrë e kujdesshme dhe e pasigurt e rrëfimit fsheh më shumë sesa sqaron.
Edhe më herët, në një intervistë për portalin “Hauptstadt”, Ali Osman kishte deklaruar se ka edhe donatorë të tjerë. Kush janë ata dhe sa para janë premtuar mbeti e paqartë, edhe pas pyetjeve të përsëritura. Ai u mjaftua duke thënë se Qendra Islame e Bernës është një fondacion dhe i nënshtrohet ligjit për fondacionet.
Në Zvicër tashmë ekzistojnë disa xhami të mëdha që janë ndërtuar mesatarisht me rreth katër milionë franga. Mes tyre në Wil, Netstal, Reinach, Frauenfeld, Plan-les-Ouates dhe Grenchen. Të gjitha janë xhami të komunitetit shqiptar – dhe shpesh ndërtuesit pretendojnë se financimi vjen nga anëtarët e shoqatave.
Por shumë xhami financohen nga shtete të Gjirit si Katari, siç dokumentohet edhe në librin “Qatar Papers”, i botuar në gjermanisht në vitin 2020.
Në komunitetin shqiptar ekziston gjithashtu rezistencë ndaj këtij Islami të importuar dhe shumë konservator – gjë që nuk përmendet në reportazhin e SRF. Kjo rezistencë është shumë aktive në rrjetet sociale. Kur gazetari zviceran me origjinë kosovare Enver Robelli u shpreh kritikisht për ndërtimin e një xhamie prej 15 milionë frangash në St. Gallen, ai mori mbështetjen e qindra njerëzve. Nga ana tjetër, disa imamë shqiptarë në Zvicër e sulmuan dhe e fyen atë.
Çfarë do të thotë “frymë konservatore”?
Popullsia myslimane ka kohë që ndodhet në një konflikt kulturor, si në diasporë ashtu edhe në vendet e origjinës: bëhet fjalë për rolin që duhet të ketë Islami në shoqëri. A duhet shoqëria të garantojë barazi dhe mundësi zhvillimi, apo në emër të fesë duhet të kufizojë lirinë e individit?
Shpesh, mediat mbështesin pikërisht ata që favorizojnë opsionin e dytë. Drejtuesi i Qendrës Zvicerane për Islam dhe Shoqëri (SZIG), Hansjörg Schmid, deklaroi së fundmi se financimi nga jashtë është më shumë përjashtim sesa rregull. Nëse ndodh, ai prek kryesisht Zvicrën gjermanishtfolëse.
Megjithatë, shumë financime në Zvicrën frankofone janë realizuar përmes fondacionit Wakef në Prilly (VD).
Studiuesi i Islamit Andreas Tunger-Zanetti deklaroi se është normale që në xhami të mbizotërojë një “frymë konservatore”, ashtu si në besime të tjera. Sipas tij, feja është në thelb konservatore, sidomos në diasporë.
Ai nuk përmendi se ky konservatorizëm në disa qendra islame, si ajo në Lozanë, ka arritur deri në ftesën e personave që mbështesin dënime si gurëzimi.
Saida Keller- Messahli, autore(romaniste) tunisiane – zvicërane, eksperte e islamizimit, aktiviste për të drejtat e njeriut.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu