ARKIVI:
18 Qershor 2026

Vjosa nuk është e manipuluar nga askush, kurrsesi nga Baton Haxhiu…!

Shkrime relevante

A po hyn Shqipëria në një fazë të mosbindjes totale qytetare?

Prof. Dr. Fadil Maloku, sociolog, Prishtinë Në traditën e demonstrimeve qytetëruese, apo...

Kur ndërgjegja vlen më shumë se disiplina partiake

Nga Frank Shkreli ________ “Nuk ua kam marrë mandatin e deputetit. Ma keni...

Gazi Amerikan, Kosova dhe keqinterpretimet gjeopolitike

Nga Agim Vuniqi, Vashington ____ Në debatin publik është përsëritur shpesh pretendimi se...

Autoritetet e Shkupit godasin grupin e dyshuar ekstremist – islamist

Shkupi nën alarm: Autoritetet godasin grupin e dyshuar ekstremist Publikuar 20:10 17...

Shpërndaj

Engjell Gishti, Tiranë

1. Batoni mund te jete edhe i shtytur ti thote keto fjale!
E kam te veshtire ta besoj se Vjosa Osmani qenka bind prej ketij pisi qe te takoje Grenellin e Gjuricin. Te mos harojme se ne ate takim ishte edhe Begaj e Spiropali. Pra ishte nje takim ndershteteror dhe takime te tilla zakonisht nuk realizohen nga njerez te vecante si Batoni, por nga institucione shteterore si Ministria e Jashtme, etj. Pra Batoni, me shume gjase, shtyhet sot te deklaroje se e realizoi ai kete takim, vetem e vetem per te diskretituar Vjosen: perndryshe perse e thote ai sot kete fjale?
2. Kush e nxorri vidion e ketij takimi? E mbi te gjitha: CFARE SYNON PERHAPJA E KESAJ VIDIOJE? Besoj se te gjithe jemi dakord se perhapja e kesaj vidioje synon shkaterrimin e Vjoses! Perse?
Po nese keta mjeshtra te levizjeve te nendheshme arriten ta korruptojne Vjosen e ta bejne tradhetare, PERSE SOT PO E VRASIN? Pra perse sot po e hedhin ne plehra suksesin e tyre?! Kush perfiton nga kjo levizje?
3.Vjosa punoi fort per relaksimin e marredhenieve te Kosoves me Shqiperine, me Europen, me Ameriken; dhe te gjithe ne e dime se ajo pati shume sukses ne kete drejtim.
Ne nje moment, funksionare te larte te shtetit shqiptar e ftojne ne nje takim me Grenell ku shfaqet edhe Gjuric. Cfare duhej te bente Vjosa? Te largohej nga takimi? Eshte llogjike te mendojme se ajo smund te refuzonte takimin: ajo do i takonte si bamiresit ashtu dhe bakeqesit e Kosoves! Kuptohet se serbet kane perdorur Grenellin e tyre per ta futur ne gracke Vjosen; por Vjosa si ka reaguar? A ka firmosur ndonje dokument ku ajo shiste interesat e Kosoves siç beri opozita plot 23 here? Absolutisht jo! Cfare beri Vjosa? U tha bashkebiseduesve se do fliste me Albinin per formimin e Asosacionit! (Po e marrim per te vertete). PRA NJE PREMTIM KORTEZIE, cka eshte formula me e perdorur ne dipllomaci!
PRA DERI KETU NUK DUKET TE KETE ASNJE VEPRIM PER TU SHQETESUAR NGA ANA E VJOSES!
Ajo qe ka rendesi te dime, eshte sjellja e Vjoses, pas ketij takimi!
Ketu duhet deshmia e Albin Kurtit!
Pra vleresimi per Vjosen fshihet pas pyetjes qe mund dhe duhet t’i behet Albinit:
A PATI PRESIONE TE VJOSES NDAJ ALBINIT PER NJOHJEN E ASOSACIONIT?
Deri me sot Albini nuk ka deklaruar dicka te tille!
Atehere perse po sulmohet Vjosa?
Si ka mundesi qe ne kete front antiVjose na del bashke Baton Haxhiu me Albin Kurtin?
Por mbi te gjitha na intereson te dime: KUJT I INTERESON SHKATERRIMI I VJOSES?
Vjosa ishte (dhe eshte) figura e vetme qe mund te perbashkonte politikanet e Kosoves ne menyre qe vendi te mos shkonte perseri ne krize!
CESHTJA NUK ESHTE SE KOSOVA PO SHKON NE ZGJEDHJE TE REJA: CESHTJA ESHTE SE KOSOVA KA HYRE NE NJE SPIRALE TE NJE KRIZE POTHUAJ TE PAFUND! KJO ESHTE TRAGJEDI PER KOSOVEN! Ta shpjegojme me konkretisht!
Ne zgjedhjet e reja, me shume gjase, VV pa Vjosen do bjere ne 42 – 43%, por per momentin le te behemi optimiste e te themi se VV do fitoje 53 – 54%. Pra do mund te formoje nje Qeveri te re! Po pastaj? Si do ja beje per zgjedhjen e Presidentit? A nuk do gjendet ne te njejten situate ku eshte sot? Pra a do duhet te deshtoje perseri zgjedhja e Presidentit dhe Kosova te shkoje perseri ne zgjedhje te tjera? Pra MOSVOTIMI I VJOSES PRESIDENTE NA PROVOKOI NJE KRIZE TE VAZHDUESHME NE KOSOVE!
Por ky eshte varianti optimist!
Si eshte varianti pesimist?
Pra cfare do ndodhe nese VV do dale poshte 50%? KJO DO ISHTE TRAGJEDIA E VERTETE E KOSOVES! VV nuk do mundet dot te krijoje as qeverine, pa lere Presidentin! Besoj se vetem ne ate rast Albini do e kuptoje gabimin e rende qe beri duke sulmuar Vjosen!
Fakti qe ketij sulmi ju bashkua Batoni, duhet ta zgjoje nga gjumi Albinin dhe ndjekesit e tij e te marrin masa sa me shpejt te riparojne gabimin sa te munden!
PERNDRYSHE DITE TE ERRETA NA PRESIN!

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Qytetarët e Dardanis♪ sigurisht nuk i kërkuan këto zgjedhje të radhës të jashtëzakonshme, me të cilat tashmë janë mërzitur. Gjithçka ka kaluar në monotoni, se zgjedhjet kaq të shpeshta nuk prodhojnë ndonjë efekt pozitiv. Nuk mund të parashikohet disponimi i daljes së qytetarëve në këto zgjedhje, edhe për faktin se nuk po realizohen kërkesat e tyre legjitime.

    -Pse?
    Sepse kjo klasë politike po bën luftë të hapur për pushtet, e në anën tjetër po tallet me qytetarët dhe me shtetin e Dardanisë. Nuk mund të quhet ndryshe kjo kur vendi shkon në zgjedhje për moszgjedhjen e presidentit, që po të ekzistonte vullneti politik i LVV-së, LDK-së, PDK-së dhe i AAK-së , kjo ka mundur të ndodhë shumë shpejt. Këta njerëz të politikës i ka lënë mendja për ta dërguar sërish Dardaninë e varfër në zgjedhje me kosto të lartë prej gati 11 milionë eurosh! Ky është popull fatkeq pse në ballë të politikës ka njerëz të tillë, që nuk u dhimbset buxheti i shtetit dhe nuk po u dhimbset as Dardania kreshnike..

    Tjetër. Nuk dua të merrem me statistika të tjera, se mjafton dëmi i madh që po i bëhet vendit, si brenda ashtu edhe në arenën ndërkombëtare, ku po humben me miliona donacione nga BE-ja.
    Këta po veprojnë sikur mos t’i kishin dy kokrra mend në kokë, duke rrezikuar të ardhmen tonë si popull dhe si shtet. Qytetarët tashmë aq shumë janë lodhur, sa e mira e së mirës, kur nuk po ekzistojnë mekanizma të tjerë që politikanët zullumqarë të largohen, të dalin masivisht në zgjedhje për t’i ndëshkuar, se të ardhmen tonë po e konsiderojnë lojë bixhozi. Është e çuditshme që nuk kemi asnjë reagim qytetar, jo vetëm tash por krejt pas luftës, ndaj atyre që na kanë mbuluar me krim, korrupsion dhe dukuri tjera negative, të cilat po e gërryejnë Kosovën nga brenda. Këto dukuri krijuan diferenca të mëdha sociale.

    Vendi po braktiset nga papërspektiva e krijuar për 26 vite radhazi. Në një anë kemi shtresën e shumicës së varfër dhe në anën tjetër klasën e milionerëve, të cilët po diktojnë çdo gjë sot në Dardani. Dhe, pikërisht këta e kanë vënë vendin para një sprove të madhe si shtet. Në vend të një shteti të avancuar, gjithnjë e më shumë po shohim një shtet të atrofuar. Afati i shkurtër nuk prodhon asgjë pozitive, pos ruajtjes së privilegjeve politike të kësaj klase politike katastrofale. Unë e kam thënë disa herë se zgjedhjet e shpeshta nacionale po mbahen edhe për faktin që mos të kemi reformë zgjedhore, se kjo u leverdis liderëve të partive politike, në pazaret e tyre.

    Kur bëhet fjalë për diasporën, mendoj se afatet kohore për regjistrim janë të kufizuara për përfshirje të plotë, sepse edhe afati është i shkurtër. Megjithatë, mendoj se mërgata edhe kësaj radhe do të gjejë mundësi dhe kohë për të ardhur në zgjedhje. Ekziston mendimi logjik se zor të presim nga këto zgjedhje ndonjë efekt pozitiv, kur dihet për mentalitetin e klasës politike, e cila mund të vazhdojë prapë me lojëra si për formimin e Qeverisë së re ashtu edhe për zgjedhjen e presidentit të vendit. Nëse dikush mendon që me lojëra të ulëta politike të vazhdohet në pafundësi, do të na presin orë të liga të historisë si shtet dhe si komb në Ballkan…
    Shpresojë dhe besojë që prof.dr.Vjosa Osmani do të shkojë në LDK atëher1% ka gjasa q1% ajo do të bëhëttt presidente ndersa Lumir Abdigjiku do të jetë kandidati nr.1 për premie i Dardanisë e as1%si Ing.Albin KUrti i cili ë shtë i papergjgjshëm si premier….
    Sovrani do juaa tregojë kësaj radhe më 7 qershor 2026 vendin secilit LIder politik në Dardaninë tonë të lodhur nga dështimet partiake se kush do të jetë Bajraktar i ardhshëm i Dardanisë tonë heeeeroike…
    Me respekt.
    FLori Bruqi

    Prishtinë 110 Maj 2026.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu