Alberto Leka nga Lëvizja e Deçanit: Neootaminsti Korab Blakaj prej vitesh helmon opinionin publik me propagandë, shtrembërime historike dhe gjuhë përçarëse

Shkrime relevante

Hoxha i katër grave dhe livadhet që ujiste Qazimi

Luan - Asllan Dibrani, Gjermani 25 shtator 2026 Tregim satirik Në atë shtëpi, fjala...

“Nisma e Deçanit” në Zvicër, ftesë për Kuvendin e 3-të të Rregullt Vjetor, që do të mbahet nesër në ora 18

Saim Tahiraj ____ “NISMA E DEÇANIT” – ZVICËR F T E S Ë PËR KUVENDIN...

Mentor Mripa – zëri që e sheh botën përmes shpirtit

Hajriz Mamaj, Prishtinë Vështrim poetiko-letrar dhe biografik Mentor Mripa është një figurë e...

Behajdin Allaqi – intelektuali i Lëvizjes dhe misteri i një zhdukjeje që u bë çështje e historisë

Nga Dr. Sadri Ramabaja, Prishtinë Portret Behajdin Allaqi (7 prill 1963 – 11...

Flamuri në ballkon, përgjegjësia në sirtar

Lirim Gashi, Prishtinë ____ Çlirimi i PDK-së paska ardhur me një zbulim të...

Shpërndaj

Alberto Leka, Prishtinë

Korab Blakaj është një nga ata individë që prej vitesh helmojnë opinionin publik me propagandë, shtrembërime historike dhe gjuhë përçarëse. Promovimi i një libri kundër Lëvizjes së Deçanit, i shoqëruar me akuza të ulëta ndaj Kishës Katolike dhe fyerje ndaj Rozeta Hajdarit, tregon qartë nivelin ku ka rënë diskursi i tij.
Ky nuk është debat – kjo është propagandë e pastër. Një narrativë e rrezikshme që përpiqet të shesë Perandorinë Osmane si “shpëtimtare”, ndërkohë që fyen dhe mohon identitetin e një pjese të madhe të shqiptarëve. Këto nuk janë opinione të pafajshme, por tentativa të qëllimshme për të përçarë kombin.
Akuzat se Lëvizja e Deçanit qenka e lidhur me Serbinë janë të ulëta dhe kërkojnë prova. Pa fakte, ato janë shpifje ordinere. Dhe shpifja nuk është mendim – është manipulim.
Është shqetësuese që një person i tillë vazhdon të flasë lirshëm duke përhapur tensione dhe duke nxitur përçarje fetare e kombëtare. Kjo nuk ka të bëjë me liri shprehjeje, por me abuzim të saj.
Institucionet nuk mund të vazhdojnë të heshtin përballë kësaj gjuhe. Kur shpifja dhe urrejtja bëhen normë, dëmi nuk është individual – është shoqëror.
Mjaft më me propagandë, mjaft më me gënjeshtra. Nëse ka akuza, le të dalin faktet. Përndryshe, le të ndalet kjo lojë e ulët që vetëm përçan shqiptarët.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Neootomanit Korab Blakajt i thash prere : A na ke sulmuar si “Levizje e Deçanit”Qe bashkpunojme me Serbi?!
    E tash priti raketat balistike !
    Me ktheu : A po me kercnon?!
    Pse a paskemi raketa balistike ne Kosove 🤣
    Na e kemi lapsin rakete !!

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu