ARKIVI:
2 Maj 2026

Kënga e fatit të Kosovës, poezi nga Atdhe Geci

Shkrime relevante

Kënga e fatit të Kosovës, poezi nga Atdhe Geci

KËNGA E FATIT TË KOSOVËS Amerikë, dora e Pavarësisë së Kosovës mike e...

Kur neootomani Korab Blakaj, sulmon Lëvizjen e Deçanit

Nga: Saim Tahiraj Reagim ndaj sulmeve të neo-otomanistit dhe radikalistit Blakaj! Kur...

Shpërndaj

KËNGA E FATIT TË KOSOVËS

Amerikë, dora e Pavarësisë së Kosovës

mike e popullit  më  të  lashtë  të  tokës

flamuri yt sot është  edhe  flamuri  ynë

Amerikë, fatin tonë e kemi lidhur me ty.

Kosovë, më e ëmbla liri  e  atdheut, më

e dashura, më e shtrenjta  më  tragjikja;

festo, kremto, s´e sot u bëre  me  ushtri!

Mbi hirin e lashtë të ilirëve e dardanëve

ngrihet lulja Trojës dhe  e Ipërisë etnike

ngrihet fryma që  ia shtonë fuqinë lirisë.

Shqiptar, ne kot s´quhemi popull hyjnor

Kosova dardane, – dashuri ka Amerikën

prijësit e saj; Klintonët, Bushët, Trampët

Ollbrajtët, Engelët, Blerët dhe Sarkozitë,

janë tanët, të perëndishmit  e  hyjnorëve.

Amerikë, paç faqen e bardhë  e  nderuar,

mbi qiellin e Kosovës sot nuk kemi luftë

zemër, ti je e bekuar  nga Perendia Thoti

nga nipërit e tyre  pellazgo-iliro-dardanë

nga nëna jonë e botës, nga  Nënë Tereza.

Sa më tepër  Amerikë  trojeve  shqiptare

aq më shumë mëngjese  të  dritës me liri,

aq më shumë mbrëmje dashurore, aq më

tepër përqafime midis njeriu dhe natyrës.

Nëpër Amerikë kaloi Pavarësi e Kosovës

nëpër  Amerikë  po  kalon Ushtria e jonë,

nëpër Amerikë  do  të  kaloj çështja çame

me Amerikën, atdheut i kthehet emri Iliri!…

Atdhe Geci – Poez nga libri, Iliada shqiptare i finacuar nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës. Respekt, Kosovë!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu