ARKIVI:
18 Maj 2026

Vota për kandidatin e preferuar, votë për bartësin e listës!

Shkrime relevante

Porosia e zarfit të zbrazët, vështrim për romanin e Jusuf Buxhovit “Lufta e fundit e Bashkim Kosovës”

Prof.Asoc.dr. Njazi Halili POROSIA E ZARFIT TË ZBRAZËT -Një vështrim kritik mbi romanin...

Mizoritë serbe kundër shqiptarëve më 1912 – 1913 nëpër Vilajetin e Kosovës, dëshmitë e Lazër Mjedës

Hakif Bajrami, historian, Prishtinë MIZORITË SERBE NEPËR VILAJETIN E KOSOVËS KUNDËR SHQIPTARËVE...

Përse Mimoza Ahmeti është kundër Ismail Kadaresë…?

Pirro Prifti, Tiranë Në një përgjigje të poeteshës së famshme Moza Ahhmeti...

Në prehrin e Mëmes

MËMËS Në prehërin tënd të ngrohtë ku më mbaje, për jetë pata...

Rebelimi i Vjosë Osmanit kundër ndalimit të debatit dhe të votës së fshehtë në Kuvend

Idriz Zeqiraj, Gjermani _____      Ishte fatkeqësi e madhe se disa eksponentë ...

Shpërndaj

Florim Zeqa

Ditëve të fundit po vërejë mbështetje të kandidatëve të caktuar nëpër rrjetet sociale! Madje kjo po ndodhë prej figurave të njohura të ciët deri dje e kanë kundërshtuar bartësin/en e listës së caktuar, madje edhe e kanë etiketuar për tradhëti ndaj elektoratit…!

Mendohuni mirë para se të votoni

Me ose pa vetëdije, ata që e votojnë kandidatin e preferuar, në atë moment kanë votuar për bartësin e listës zgjedhore, ngase vota me automatizëm i shkon atij ose asaj!

Ky është një vakum i madh kushtetues i cili po përseritet në të dyja nivelet e qeverisjes (qendrore dhe lokale)!

Si rezultat i këtij vakumi, gjithnjë votat e partisë janë në përputhje me votat e bartësit të listës zgjedhore, por jo edhe me kandidatët e tjerë!

Kjo gjithnjë është vërtetuar me dallimin në votë mes bartësit të listës dhe kandidatit të dytë apo tretë, të cilët gjithmonë kanë mbetur pas me vota nga i pari në listë!

Andaj, bashkatdhetarë të dashur në Kosovë apo në Diasporë që ende nuk e keni vendosur për kë të votoni, mendohuni mirë, meditoni dhe më pas reflektoni me votë, ngase vota e juaj ka peshë jo vetëm në rezultatin zgjedhor, por, edhe në të ardhmen e vendit nesër!

Nëse vërtetë përqendroheni paraprakisht për një kandidat të caktuar, vota e juaj do të jetë me vlerë pavarësisht faktit se nga ju përfiton partia dhe bartësi i listës zgjedhore!

Megjithatë, ndryshimi vjen vetëm duke i votuar kandidatët më të mirë, në të kundërtën, votimi i emrave të ‘mëdhenj’ nuk sjellë ndryshim por vazhdimësi, përseritje dhe riciklim të figurave politike që kanë lëvizur nga njëri subjekt në tjetrin për perfitime personale e jo për të sjellur ndryshime substanciale në politik-bërjen kosovare!

Zgjedhni dhe votoni më të mirët

Edhe një rekomandim shumë i rëndësishëm për elektoratin kosovar, i cili rrallë ose fare nuk specifikohet nga KQZ-ja, se qytetarët nuk janë të obliguar që t’i votojnë 10 kandidatë në listën zgjedhore!

Mjafton të votohet edhe një kandidatë i vetëm, dy, tre, katër apo pesë, por jo domosdoshmërisht dhjetë siq është përcaktuar limiti i zgjeruar!

Sasia asnjëherë nuk e përcakton cilësinë, kurse cilësia ia rritë vlerën shumicës parlamentare në Kuvendin e Kosovës nesër!

Andaj, zgjedhni dhe votoni më të mirët, votoni ata që mendoni që do të jenë zëri i juaj në Parlamentin e Kosovës, votoni njerëzit e pastër, atdhetarë, të devotshëm dhe të dëshmuar në aspektin kombëtar e jo ata që kthehen në pengje të liderëve partiak, për të shkaktuar kriza paszgjedhore dhe bllokada në Kuvendin e Kosovës!

Ngase pritet, që rezultati i zgjedhjeve të 7 qershorit do ta komplikojë akoma më tepër krijimin e institucioneve të reja, e të mos flasim për zgjedhjen e Presidentit, i cili do jetë një pazarë i vështirë politik për të evituar zgjedhjet e radhës për legjislaturën pasuese, të 12-n më radhë!

Kosova ka nevojë për stabilitet politik, për institucione të qëndrueshme dhe për lidership që e ka dijen dhe guximin për t’u përballur me sfidat e shumta që e presin në planin e brendshëm dhe atë ndërkombëtarë!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu