Jehona e një krisme

Shkrime relevante

Izraeli shtron sofrën, ndërsa shtatë ligjet noahide hyjnë në garë për Çmimin Nobel të Paqes

Lirim Gashi, Prishtinë ____ KUR NJERËZIMI PRET SHPËTIMTARËT, JERUSALEMI SHTRON SOFRËN, NDËRSA SHTATË...

Sulm vrasës në një kishë në Jordani, të paktën shtatë të vrarë

A security officer stands guard outside a Greek Orthodox Church where...

Nga Shote Galica, te zëri i Moisiut

Sak Muji, Zvicër-Rugovë ____ NGA SHOTE GALICA TE ZËRI I MOISIUT QË NUK...

Me kapuç në xhami, me lodra erotike në Zvicër – dy hoxhallarë, dy dashnore dhe një valixhe plot hipokrizi!

Rrezart Kalaja, SHBA Një aventurë satirike ku morali mbetet në doganë, dashnoret...

Shpërndaj

JEHONA E NJË KRISME

(Baladë epiko-historike kushtuar Ragip Hotit)

Ragip Hoti — shtathedhur, syshkab,
flokëverdhë e azgan.
Kur pushtuesit në rrugët e Llapit
ngritën postblloqe e murana
dhe nisën në tokën tonë
me na mbërthyer me pranga,
pati thënë:

“Mos më quani burrë, por qyqar e të mjerë,
nëse lejoj zgjebanikët e Serbisë
turpshëm nga shtëpia me më nxjerr.”

Më 18 maj 1991 —
e shtunë, ditë tregu në Podujevë.
Ragipi, me të atin Muharremin
dhe kushërinj,
derisa po hipnin në minibus,
mbërrin një hordhi dushmanësh
të armatosur deri në dhëmbë.

Zbresin pasagjerët prej minibusi —
fyerje, shkelma, grushte mbi ta.
Muharremin e urdhërojnë
të kthehet në shtëpi.

Në Ragipin nisin dorë me çua,
por prerazi u thotë:

“Kujdes me mua!”

Shpejt nxjerr nga brezi
armën Beretta 92 —
pesëmbëdhjetë plumba
nën parzmore ia numëron
një gjakësori recidivist,
që Kosovën në ferr donte me kthye.

Kolegët e tij — shtogje pa zemër —
i kap lemeria
kur shohin logun me gjak.
Me megafona kërkojnë shpëtim.

Në ndihmë u vjen helikopteri
me policë e ushtarë,
që breshëri plumbash shtinë
mbi këtë burrë vigan,
që ra për të mos vdekur kurrë —
në fshatin Peran.

Aferim të qoftë, Ragip trimi,
që kriminelëve serbë u dhe plumb në ballë,
që donin me na caktua orar
kur në shtëpi me qëndrua
e kur në treg me dalë.

ARIF EJUPI
Gjenevë, 20 shkurt 2026

K O M E N T E

1 KOMENT

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu