ARKIVI:
30 Maj 2026

Për Dakën tonë, Nanen Hajrije Muji dhe për 11 fëmijët e saj, në kujtim të ditëlindjes sime të 68

Shkrime relevante

Pjella e së keqës

Afrim Caka, Gjakovë NJËRIU NGA PADITURIA ËSHTË PJELLË E SË KEQËS Shqipja jote...

Eh, ditët e rinisë…!

Sak Muji, Rugovë Një fotografi, një jetë, një dëshmi Këtë fotografi ma gjeti...

Për Dakën tonë, Nanen Hajrije Muji dhe për 11 fëmijët e saj, në kujtim të ditëlindjes sime të 68

Sak Muji, Rugovë Për Dakën tonë, Hajrije Muji, dhe për 11 fëmijët...

Shpërndaj

Për Dakën tonë, Hajrije Muji, dhe për 11 fëmijët e saj
Sot, në 68-vjetorin tim, zemra më kthehet te rrënja ime, te dera jonë, te Dakja jonë, te lokemadhja Hajrije Muji, që na lindi, na rriti, na mbajti bashkë dhe na bekoi me duart e saj të arta.
Unë jam Saku, biri juaj, biri i Dukajve të Rugovës, ai që jeta e nxori përkohësisht nga burgu i Nishit të zi, në vitet 1981–1990, por kurrë nuk e nxori nga zemra e familjes, e nënës, e Rugovës dhe e kombit.
Pas burgut erdhi mërgimi, Zvicra, shërimi, jeta e re, familja ime nga viti 1991 e deri sot.
Por asnjë largësi nuk ma shkulën rrënjën.
Dakë e dashur, sot ti 92-vjeçare ende na pret te dera, me nga një gjamper të punuar me kerrabza, me ato duar që kanë mbajtë bukën, lotin, durimin dhe bekimin e një nëne rugovase.
Bacaloku ynë Mehmet, që nga viti 2021 është në amshim, por shpirti i tij rri mbi këtë familje si dritë e butë, si hije e mirë, si shtyllë që nuk rrëzohet.
Ne jemi fëmijët tuaj:
Servetja, unë Saku, Ramizi, Agimi, Fidajetja, Drita, Zoja, Hilmiu, Shpresa, Ramë dhe Vetoni.
Njëmbëdhjetë degë prej një trungu.
Njëmbëdhjetë jetë prej një dere.
Njëmbëdhjetë zemra që e dinë se çka do të thotë nënë.
Nga Vetoni më i vogli, që për ty Dakë mbetet gjithmonë djalë i vogël, deri te motrat e vëllezërit më të mëdhenj, secili prej nesh e mban në shpirt një copë të dorës sate, një fjalë të Mehmetit, një kujtim të shtëpisë, një dritë të Rugovës.
Unë sot nuk festoj vetëm vitet e mia.
Festoj juve.
Festoj Dakën.
Festoj bacalokun Mehmet.
Festoj familjen tonë.
Festoj rrënjën që nuk thahet.
Sepse njeriu mund të shkojë larg, mund të burgoset, mund të mërgojë, mund të vuajë, mund të ndërtojë jetë të re në dhe të huaj, por kur ka një nënë si Dakja dhe një familje si kjo, ai nuk humb kurrë.
Faleminderit për çdo urim, për çdo përqafim, për çdo lot gëzimi dhe për çdo kujtim.
Ju dua sa vetë jetën.
Sak Muji
smuji’26

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Faleminderit i dashur Bajram Kabashi

    I dashur Bajram Kabashi, drejtor i nderuar i portalit Drini,

    Të falënderoj nga zemra për urimin tënd të dashur e vëllazëror për ditëlindjen time.

    Fjalët e tua më erdhën si respekt i sinqertë dhe si shenjë miqësie të çmuar. Në këto vite jete, njeriu e kupton gjithnjë e më shumë se fjala e mirë, kujdesi dhe respekti i miqve janë ndër dhuratat më të bukura që mund të marrë.

    Portali Drini, nën drejtimin tënd, ka qenë dhe mbetet një zë i rëndësishëm i informimit, kulturës dhe kujtesës sonë kombëtare. Prandaj urimi yt për mua ka një peshë të veçantë.

    Të uroj shëndet, mbarësi, suksese të vazhdueshme në punën tuaj dhe shumë të mira në familje.

    Me respekt e mirënjohje,
    Sak Muji

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu