Greqia nuk i njef arvanitasit si minoritet etnik, pavarësisht se pak veta që e quajnë vetën grekë në Shqipëri njihen si të tillë

Shkrime relevante

Miting në Nju Jork apo Operacion Vjetor? Narrativa e Fshehur Pas Pankartave Shumëngjyrëshe

Nga: Pouia Tajali Kanë mbetur vetëm disa javë deri në mbajtjen e...

Pa censurë, poezi nga Bekim Blaku

PA CENSURË Poezi Telajo është ai vendi magjik ku mbarojnë fjalët, e piktori lë të shpërthejnë me...

Harmonia ndërfetare ka qenë një fasadë, u dëshmua në momentin e parë të lirisë

Nga: Gjon Keka A mund të na thonë këta të grupit të...

Shpërndaj

Nga: Zef Bushati

Në Greqi, shteti nuk i njeh Arvanitasit si minoritet etnik. Nëse grekët njihen si minoritet etnik në Shqipëri, atëherë me të njëjtin standard europian duhet të njihen edhe Arvanitasit në Greqi. Të drejtat e identitetit, gjuhës dhe kulturës nuk mund të jenë privilegj për njërën palë dhe të mohohen për tjetrën. Duhet të zbatohen “Parimet Europiane të Barazisë, Reciprocitetit dhe të Drejtave të Njeriut” për të gjithë, pa dallim. Pozicioni zyrtar Grek është se Arvanitasit konsiderohen pjesë e kombit grek, me një histori të veçantë kulturore, gjuhësore dhe fetare, por jo një minoritet etnik. Arvanitasit janë pasardhës të popullsive shqipfolëse që u vendosën në pjesë të ndryshme të Greqisë gjatë Mesjetës. Ata kanë folur tradicionalisht gjuhën arvanitase (një dialekt i vjetër i shqipes), por sot kjo gjuhë është në rrezik zhdukjeje për shkak të asimilimit dhe mungesës së përdorimit ndër brezat e rinj. Sipas organizatave dhe studiuesve që merren me të drejtat e pakicave, Arvanitasit nuk gëzojnë njohje zyrtare si minoritet, arsim publik në gjuhën arvanitase, përdorim zyrtar të gjuhës së tyre në administratë, mbrojtje të veçantë institucionale për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës. Nga ana tjetër, shumë Arvanitas e identifikojnë veten si ortodoksë grekë dhe kanë luajtur një rol të rëndësishëm në historinë e Greqisë moderne, veçanërisht gjatë luftës për Pavarësi. Çështja nuk është nëse Arvanitasit nuk kanë të drejta si qytetarë grekë ? Ata i kanë të njëjtat të drejta civile dhe politike si çdo qytetar tjetër, por arvanitasve duhet tu njihen të drejta specifike, si “minoritet me identitet dhe trashëgimi gjuhësore të veçantë”. Në këtë aspekt, Greqia nuk i njeh Arvanitasit si minoritet dhe nuk zbaton politika të posaçme për mbrojtjen, shkollimin, dhe ushtrimin e gjuhës dhe kulturës Arvanitase. 🇦🇱 🤝 🇬🇷

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu