Një komplot kundër zhvillimit të Shqipërisë

Shkrime relevante

Qimja në vezë…, në sytë e Hykmete Bajramit!

Lirim Gashi, Prizren ____ RADOJKOHYQMETE KURBAN BAJRAMI DHE SHKENCA E QIMES NË VEZË ____ Dje,...

Kush e organizoj 11 – 26 Marsin 1981

Nga Sak Muji – ish Sylë Mujaj Dëshmia ime personale, dokumentet...

Njerëzit dhe butoni i fundit

Lirim Gashi, Prizren ____ (në shqip, gjermanisht, serbisht) ____ Ekziston një keqkuptim i vogël lidhur...

“Sektet fetare” – Kush i financon 611 sekte në Shqipëri dhe misionet e tyre të errëta

"Sektet fetare" - Kush i financon 611 sekte në Shqipëri dhe...

Serbia nuk do të denazifishohet, përderisa të mos ndodhë pagesa e reparacioneve

Akademik Hakif Bajrami, historian nga Prishtina 1.Iluzionet se nuk duhet filluar lufta...

Shpërndaj

Basri Beka, Prishtinë
___
Nëse vërtetohet se investimi strategjik në Sazan po largohet nga Shqipëria, kjo do të përbënte një lajm tepër të rëndë për interesat ekonomike dhe kombëtare të vendit.
Prej diësh kemi parë protesta dhe fushata agresive kundër këtij investimi, të nxitura nga qarqe të islamit politik, grupe radikale anti-perëndimore dhe elementë që sistematikisht kundërshtojnë çdo projekt që forcon lidhjet e Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nuk është rastësi që sulmet janë drejtuar pikërisht kundër një investimi amerikan me peshë strategjike.
Shqiptarët duhet të kuptojnë se kapitali i madh ndërkombëtar nuk pret pafundësisht. Kur një vend krijon klimë pasigurie, konflikti dhe armiqësie ndaj investitorëve, kapitali zhvendoset atje ku gjen stabilitet dhe mirëpritje. Nëse Mykonos përfiton atë që Sazani humbet, humbës nuk është vetëm një projekt, por e gjithë ekonomia shqiptare.
Ky do të ishte një ogur i keq për Shqipërinë dhe një fitore për ata që nuk e duan zhvillimin, fuqizimin ekonomik dhe partneritetin strategjik shqiptaro-amerikan. Armiqtë e Shqipërisë gjithmonë kanë kërkuar ta mbajnë kombin tonë larg investimeve, larg Perëndimit dhe larg prosperitetit.
Shpresoj që ky informacion të mos rezultojë i vërtetë. Por nëse konfirmohet, atëherë përgjegjësia politike dhe morale do të bjerë mbi të gjithë ata që, me demagogji, populizëm dhe agjenda ideologjike, kontribuuan në krijimin e një klime armiqësore ndaj një prej investimeve më të rëndësishme që ka parë Shqipëria në dekadat e fundit.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu