ARKIVI:
13 Qershor 2026

Mitrovicës po i kthehet fama dhe dinjiteti

Shkrime relevante

Protestat në Tiranë dhe kriza e gjatë e tranzicionit shqiptar!

Nga Safet Sadiku ___ Nga këndvështrimi i "Platformës për Referendum Kombëtar", problemi shqiptar...

Mitrovicës po i kthehet fama dhe dinjiteti

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë Ka qytete që ndërtohen me beton,...

Pse diaspora voton ndryshe nga Kosova? Anatomia e një hendeku politik e shoqëror

Lirim Gashi, Prizren Fenomeni i votës së diasporës nuk është as kosovar...

Politikat shtetërore jugosllave dhe transformimi etnik i Peshterit dhe Bihorit (1918–1966)

Figura 1. Sanxhaku Ismet Azizi, Gjilan Hyrje Proceset etnike në Peshter dhe Bihor gjatë...

148 Vjetori i Kongresit të Berlinit, ngjarja që ndryshoi kahun e politikës së Europës

Jusuf Buxhovi, historian, Prishtinë Kongresi i Berlinit i vitit 1878, i mbajtur...

Shpërndaj

Ka qytete që ndërtohen me beton, e ka qytete që ndërtohen me vizion.
Për shumë vite, Mitrovica u përball me plagë të shumta: korrupsion, uzurpime të hapësirave publike, ndërtime pa kriter, mbeturina, pasiguri dhe grupe interesash që qytetin e shihnin si pronë private e jo si shtëpi të përbashkët të qytetarëve.
Sheshe të ngulfatura nga kiosqe të vendosura pa logjikë urbane, trotuare të pushtuara, lagje të lëna pas dore dhe një ndjenjë e përgjithshme se qyteti po humbte identitetin e tij. Mitrovica, dikur simbol i punës, kulturës dhe krenarisë qytetare, rrezikonte të mbetej peng i interesave të ngushta.
Sot, pavarësisht sfidave që mbeten, po shihet një përpjekje serioze për ta kthyer qytetin në drejtimin e duhur.
Qytetarët po e vërejnë se rendi po zë vendin e kaosit, se interesi publik po vihet mbi interesin privat dhe se Mitrovica po fillon t’i ngjajë sërish vetes.
Nuk është rastësi që ata që për vite të tëra kanë jetuar nga rrëmuja, nga privilegjet dhe nga pazaret e errëta, sot janë më të zëshmit në sulmet ndaj ndryshimit. Sa herë që preket një privilegj i padrejtë, dëgjohet zhurma e atyre që e kishin kthyer atë në biznes. Sa herë që vendoset rregull, ankohen ata që ishin mësuar me çrregullimin.
Disa portale lokale vazhdojnë të prodhojnë alarm e mjegull, sikur qyteti po shkon drejt humnerës. Në të vërtetë, shqetësimi i tyre duket se nuk është gjendja e Mitrovicës, por fakti se po shemben mekanizmat që dikur ushqenin interesat e caktuara.
Unë e kam mbështetur Faton Pecin që para se të zgjidhej kryetar i komunës, sepse kam besuar në vizionin e tij për Mitrovicën, për Shalën e Bajgorës dhe për forcimin e sovranitetit të shtetit tonë.
Natyrisht, askush nuk është i pagabueshëm dhe askush nuk duhet të jetë mbi kritikën. Por kritika duhet të jetë e ndershme dhe në shërbim të qytetit, jo në shërbim të humbjes së privilegjeve.
Mitrovica nuk ka nevojë për nostalgjinë e kaosit. Ka nevojë për rend, zhvillim, pastërti, siguri dhe dinjitet.
Prandaj, deri më sot, një gjë mund ta them me bindje qytetare:
Faton Peci, votën time e ke – me t’hallall!
Dhe në fund, një lutje miqësore për institucionet komunale:
Të vazhdohet me të njëjtin përkushtim edhe zgjidhja e problemit të qenve endacakë dhe jo vetëm të cilët vazhdojnë të paraqesin rrezik për qytetarët. Një qytet i sigurt dhe dinjitoz duhet të jetë i tillë për të gjithë – për fëmijët, të moshuarit, gratë dhe çdo qytetar që ecën lirshëm në rrugët e Mitrovicës.
Mitrovicës po i kthehet fama.
Më e rëndësishmja, po i kthehet dinjiteti.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu