ARKIVI:
14 Qershor 2026

Malazezët nuk ishin dhe nuk janë serb !

Shkrime relevante

Aty ku pushteti e harron vetveten, vetëm populli e mban në mend të vërtetën

Lirim Gashi, Prizren Menjëherë pas përfundimit të luftës u krijua baza e...

Malazezët nuk ishin dhe nuk janë serb !

Fahri Xharra, Gjakovë Malazezët, këto vitet e fundit pas ndarjes nga Serbia...

Gjithë shenjtorët e Shqipërisë dhe mohimi i sakrificës së shqiptarëve ortodoksë, sipas Foti Cicit

Foti Cici GJITHË SHENJTORËT E SHQIPËRISË Sot, të dielën e dytë pas Rrëshajëve,...

O Zeqir Gervalla, gur i qendreses, poezi nostalgjike për poetin e madh të stërmunduar nga UDB-a

Agim Vuniqi, poezi për Zeqir Gërvallën O Zeqir Gervalla, gur i qendreses Strofa...

Tirana në marshim: “të munduarit” kundër perandorisë së Edi Ramës

Prof. Dr. Fadil Maloku, sociolog, Prishtinë Duke përcjellë me vëmendje, por edhe...

Shpërndaj

Malazezët, këto vitet e fundit pas ndarjes nga Serbia kanë filluar me të madhe të distancohen nga teoria e njohur që edhe ata janë serbë. Ata e duan identitetin e tyre si komb në vetvete dhe se serbizimi sipas tyre ishte pasojë e një propagande të madhe gjatë dy shekujve të fundit.
Kësaj radhe do ti ceku vetëm disa aspekte të provave të tyre bindëse se nuk janë serbë pa u futur në debat me ata se deri ku shkon argumentimi i tyre. E rëndësishme për ne është se ata duan të shkëputen nga varësia serbe sa i përket identitetit. Serbizimi ishte vetëm motiv politik gjatë gjithë kohës.
Shtypi pro kombit malazez shkruan: “E tëra filloi me “Načertanijen” programin e fshehtë serbomadh të vitit 1944 ku urdhërohet “ndikimi i Serbisë në Shqiptarët verior (sjeverne Arbaneze) dhe në Malin e Zi” dhe ku propozohet instalimi i agjenturës (spiunazhit) në këto vende fqinje”. Vendimi ishte që Serbia ta ndjekë shembullin e Rusisë dhe ti jep ‘vladikës mbështetjen e madhe në para- Serbia në këtë mënyrë me një çmim të vogël do ta ketë miqësinë e këtij vendi, vend i cili në çdo kohë mund t`i ofroj 10 mijë ushtarë malësor (brdnih vojnika)’.
Pastaj malazezët e vërtetë e japin edhe këtë: “ Për malazezët e vjetër fjala “Turk” e kuptonte muslimanin, thirrja “Latin” – katolikun, dhe “Srbin” – ortodoksin, pa marrë parasyshë përkatësinë fetare. Përndryshe kur Mali i Zi ishte nën juridiksionin e Patriarkanës serbe të Pejës (1557-1766), për malazezët ortoksia në vlerësimin e popullit ishte ‘Besimi serb’. Këtë e vërteton edhe letrari çek Josef Holeček, dobar poznavalac Crne Gore.” (Po e përseris, që këto janë vlerësime të vet malazezëve të sotëm)
Sipas shkrimtarit Sima Matavulj; “Edhe deri në në bregdet “Srpstvo” (serbizmi) ka kuptim vetëm fetar ortodoks (pravosllav, si e quajnë ata):
Shkojmë më tutje: “Edhe për Mark Milanin thirrja “Serbin” është kuptim fetar, në tekstin e tij “PRVA POHARA KUČA” lexojmë”…… Kur dëgjoi veziri i Shkodrës, ai veproi kështu: ‘I bleu Kuqet, (i korruptoi disa nga fisi Kuqi) që ata ndërveti të tradhtohen, dhe i shkoi për dore shumë lehtë dhe kështu duke marrë para nga turqit u tradhtuan. Ja emrat e tyre: Lulaj Pellumbi, Turk nga fshati Ledinë. Pal Lekaj, latin nga një fshta tjetër; Punani, serb nga Berova Beqo Saviqev, serb nga Lijeva Reka (Ljulja Palumbov, Turčin iz sela Ledina, Pale Lekin, Latinin iz sela Banjkana, Punan Dedin, Srbin iz sela Berove, Bećo Savićev, Srbin iz Lijeve Rijeke. Oni su četvorica uzeli iz Turaka po kapu pulja.”)
“Mark Milani, termin Serb nuk e kishte për etni por vetë për përkatësi fetare; sepse kombësia Latine nuk ekziston, në fisin e Kuqve nuk kishte turq , tek Kuqet nuk kishte as serb nga kombësia,’ pra termat turk, latin dhe serb ishin thjeshtë përkatësi fetare .
Malazezët e sotëm shkruajnë: “Mitin i Kosovës Millosh Obiliqin do e sjellë në Mal të Zi, në shek. 19-të spiuni dhe propaganduesi serbomadh Simo Milutinović Sarajlija, i cili disa vjet ka qenë edukator i Njegoshit në Cetinje. Dhe, më e rëndësishmja thonë malazezët sot që kulti i Sveti Savës ka ardhur nga Serbia në shekullin 19-të e kjo shihet që edhe Njegoshi nuk e ka përmendur asnjëherë. Malazezët dikur quheshin Dokleat e më vonë edh të Zetës. Serb, nuk ishin kurrë”
“Dukla ka qenë vend katolik. Nga 1089, peshkopata e atëhershme e Tivarit me urdhrin e Papës u ngrit në rang më të lartë… Por në shekujt e më vonshëm me sundimin e Nemanjasve, ortodoksia u bë fe e këtyre anëve.
Pra edhe një herë, këto janë disa nga mohimet e malazezëve të sotëm që janë serb , dhe që serb ishte vetëm term fetar ortodoks (pravoslav).

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu