Nga Frank Shkreli
I dashur Dom Nosh:Me rastin e 50-vjetorit të Meshtarisë suaj, kam nderin dhe kënaqësinë t’ju përcjell urimet e mia më të përzemërta si ish-koleg dhe bashkëstudent i juaji në Gjimnazin Klasik Salezian të Rijekës në Kroaci ku kemi kaluar së bashku disa vite të rinisë sonë, 1965–1969.Pesëdhjetë vjet shërbim meshtarak janë një dëshmi e rrallë e besnikërisë ndaj thirrjes së Zotit dhe e përkushtimit ndaj Kishës, Kombit e popullit. Duke kujtuar rrugëtimin tuaj, nuk mund të mos veçoj shërbimin tuaj të çmuar në Prishtinë, në një nga periudhat më të vështira dhe më sfiduese për shqiptarët e Kosovës. Në ato vite të rënda, kur liritë kombëtare e njerëzore ishin të kufizuara dhe populli ynë përballej me padrejtësi të shumta, e shtypje të mëdha, ju qëndruat pranë besimtarëve dhe bashkatdhetarëve tuaj me guxim, urti dhe përkushtim të palëkundur.Prania dhe veprimtaria juaj nuk ishin vetëm shërbim fetar, por edhe burim shprese, dinjiteti dhe force morale për shumë njerëz. Ju dëshmuat se meshtari i vërtetë është gjithnmonë pranë popullit të tij sidomos në kohët më të vështira.Për ne që ju kemi njohur prej rinisë, është gëzim i veçantë të shohim se idealet, serioziteti dhe vlerat që ju karakterizonin në bankat e shkollës kanë mbetur udhërrëfyes të jetës suaj edhe gjatë pesë dekadave të meshtarisë.Në këtë jubile të artë, ju uroj shëndet, paqe, gëzim shpirtëror dhe bekimet e Zotit për shumë vite të tjera. Mirënjohja e njerëzve që u keni shërbyer dhe respekti i miqve e kolegëve tuaj janë dëshmi e veprës së madhe gjatë një gjysëm shekulli.Me respekt të veçantë dhe kujtime të paharruara nga vitet tona në Rijekë.Frank Shkreli
Ish-koleg në Gjimnazin Klasik të Rijekës (1965–1969)Ad Multos Annos, Dom Nosh!
Zoti ju shpërbleftë për gjithçka keni bërë në shërbim të Kishës, të Kombit shqiptar dhe të njeriut.Top of FormFotot nga ceremonia e meshës me rastin e 50-vjetorit të Meshtarisë së Dom Nosh Gjolaj



