ARKIVI:
16 Qershor 2026

O idhulli im, shpëtimtari i popullit tim

Shkrime relevante

Të betuar te Mësuesi Isa Demaj, grupa jonë e Pranverës 1981

Sak Muji, Rugovë Përgjigje mirënjohjeje për Prof. Rifat Nikçin dhe për Portalin...

Spiunazhi për BIA-n e Serbisë, rrezik i madh për sigurinë kombëtare, alarmon Basri Beka

Spiunazhi për BIA-n e Serbisë Alarm për sigurinë kombëtare; a ka...

Serbia përgjat dy shekujve ka bërë shumë gjonocide ndaj shqiptarëve

Gjenerali serb Bozhidar Jankoviq, ushtria e të cilit e pushtoi Kosovën...

Edi Rama e preu n’besë deputeten inelektuale nga Dukagjini Marjana Koçekun

Paul Tedeschini, Milano, Itali  Shkurtimisht: Para zgjedhjeve të 11 majit 2025 Edi...

 Liria Demokratike & Robëria Socialiste

Besim Prishtina ____ Një socialiste e painformuar nga Shqipërisë ka deklaruar se Kosova...

Shpërndaj

(Vargje mirënjohjeje Presidentit amerikan William Jefferson Clinton, mikut të madh të Kosovës. )

Me të gdhirë dita
e me t’u ngrysur nata,
o idhulli im,
o shpëtimtari i popullit tim,
lutem për Ju.

Me mua luten toka,
qielli, dielli e hëna,
dhe miliona zemra nënash,
të cilave dhimbjen
ua ktheve në besim e shpresë
për jetë të re.

Ëndërr e kam
të marr në përqafim,
të puth ballin
e të falënderoj,
që na nxore nga dhëmbët
e shtrigës plakë,
që kudo la varre,
gjëmë e plagë.

Paç uratën e Zotit,
që shpëtove mijëra jetë njerëzish
nga kthetrat e fashistëve
dhe sadistëve!

Sa herë shkoj në Prishtinë,
kërkoj hapat e tu.
Të fala edhe në Nju-Jork të çoj,
sa të jem gjallë
do të kujtoj.

O idhulli im,
o shpëtimtari i popullit tim,
o arkitekt urash e miqësish,
o luftëtar i pakompromis
kundër prangave
dhe diktaturave.

Me veprën tënde humane,
nga netët e Shën Bartolemeut
na i ngjalle shpresat e fashitura
për jetë dhe të ardhme.

Me emrin tënd
pagëzuam djem e sheshe.

Emri yt kudo dëgjohet,
emri yt kudo nderohet,
emri yt përjetësisht do të kujtohet,
sa të ketë shqiptarë
mbi këtë tokë!

Arif Ejupi
Gjenevë, 23 maj 2026

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu