ARKIVI:
16 Qershor 2026

 Liria Demokratike & Robëria Socialiste

Shkrime relevante

Edi Rama e preu n’besë deputeten inelektuale nga Dukagjini Marjana Koçekun

Paul Tedeschini, Milano, Itali  Shkurtimisht: Para zgjedhjeve të 11 majit 2025 Edi...

 Liria Demokratike & Robëria Socialiste

Besim Prishtina ____ Një socialiste e painformuar nga Shqipërisë ka deklaruar se Kosova...

O idhulli im, shpëtimtari i popullit tim

(Vargje mirënjohjeje Presidentit amerikan William Jefferson Clinton, mikut të madh të...

Sot…, poezi nga Fetah Rrustem Sheholli

SOT... Poezi Fetah Rrustem Sheholli Të kërkova: Nën hijen e rrushit Nën degët e kumbullës Në...

Mesazhi i vërtetë për mërgimin dhe përgjegjësia ndaj vendit

Prof. Dr. Sabri Tahiri, Gjilan Prej dekadash gurbeti ka qenë pjesë e...

Shpërndaj

Besim Prishtina
____
Një socialiste e painformuar nga Shqipërisë ka deklaruar se Kosova nuk i ka borxh asgjë Amerikës.
        Poashtu socialistja deklaroi se Amerika nuk duhet të insistojë çë Kosova të ketë edhe një burim alternativ të furnizimit me energji.  Socialistja pohon se do të organizojë protesta anti-amerikane në Prishtinë, nëse AMERIKA insiston me ia dhurue Kosovës gazsjellësin, i cili gazsjellës nuk e obligon konsumatorin të furnizohet me gas, por është mundësi alternative.
      Kryetari Dr. Ibrahim Rugova dhe liderët tjerë ushtarako-politik të KS kanë kërkuar zyrtarisht ndihmë nga SHBA 1989-1999. 
     Kërkesa ishte çë SHBA, të ndihmojë në ndërprerjen e dhunës terroriste, ushtarake, policore, politike, arsimore çë RSFJ & RFJ e ekzekutonte, sidomos në periudhën 1989-1999.  
      Amerika iu përgjegj pozitivisht  kërkesave,  dhe e bëri ndihmën madhështore, në të cilën participoi edhe NATO, si fuqia më e madhe ushtarako-politike planetare. 
      Amerika në asnjë rast s’ka theksuar se: 
      Ne ju çliruam, ne ju pavarësuam…, sepse është shtet i mirë, çë s’i përmend mirësitë.
       Ndihmë politike-ekonomike dhe bashkpunim politik, kanë kërkuar të gjithë liderët politik parlamentar të KS, edhe në vitet 1999-2019. Edhe kjo kërkesë u miratua me pavarësim-themelim të shtetit të Kosovës dhe themelimin e ushtrisë së Kosovës.
            Amerika s’ka kërkuar ndonjë borxh…edhe pse çlirimi & mirëmbajtja e lirisë, taksapaguesve Amerikan ju ka kushtuar rreth 50 miliard$, për këto 27 vite të sigurimit të lirisë, duke e mbrojtur KS nga egërsirat e jashtme dhe mbrendshme.
 
           Punëtorët e KS të punësuar në kampet ushtarake Amerikane në KS(27 Vjet), dhe në kompanitë & ushtrinë Amerikane në Afganistan & Irak(15 vjet), kanë marrë rroga të cilat në total të kombinuara janë rreth 150 milion $ të ardhura mesatare vjetore për 27 vjet!!! 
          Këto punësime ishin dhe janë një ndër gjeneratorët e rëndësishëm të zhvillimit të jashtzakonshëm ekonomik.
          Fillimisht ishin rreth 6000 Kosovar të punësuar në kampet Amerikane të KS, pastaj rreth 3500 në Afganistan & Irak (punëtorë & ekspert të besueshëm, me eksperiencë nga kampet Amerikane në KS). 
          AMERIKA ka çliruar (1943-1945) :  Italinë, Francën, Holandën, Belgjikên, Greqinë, Gjermaninë, Rusinë( të cilën e ka furnizue me armatim për tu mbrojtë nga Gjermania Nacional Socialiste), Austrinë, Japoninë, Norvegjinë etj… 
      Bashkimi i dy Gjermanive në 1991 u bë duke i falenderuar bashkpunimit me SHBA.
      Kosova e çliruar & shpëtuar me ndihmën e Amerikës dhe Britanisë, ka obligim moral të jetë mirënjohëse, dhe e ka mundësinë e bashkëpunimit me dy shtetet demokratike. 
     Disa të painformuar, dhe disa qëllimkëqijë, bashkpunimin me Amerikën, e cilësojnë si vasalitet ose servilitet!
    Adhuruesit e robërisë, dhe urrejtësit e lirisë, mbrojtjen e KS nga NATO-s, e cilësojnë si okupim!!! 
     Adhuruesit e robërise dhe të pakënaqurit me liri nuk i fajësoj, sepse janë lindë dhe rritë në kushtet e robërisë, si kafshët në kopshtin zoologjik.
    Kur iu hjekën grilat e robërisë, disa të çliruar mbetën të hutuar me rrethanat e lirisë, dhe ju mungon  me nostalgji “barazia” e kopshtit zoologjik, ku kafshët socialiste  e kishin të garantuar racionin e “barabart” të:  dhunës, ushqimit dhe strehimit shtazarako-socialist, çë në zhargonin majtist quhet “barazia sociale”.
     Liria fizike fitohet mbrenda një dite, ndërsa liria mentale për disa vonon, e fatkeqësisht për disa nuk ndodhë asnjëhere, dhe çka është më së keqi bartet edhe në gjeneratat pasuese, si trashëgimi mentale, e dekoruar dhe maskuar si “trashëgimi” historike.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu