ARKIVI:
16 Qershor 2026

Anarkia shtetërore dhe falsifikimi i historisë

Shkrime relevante

Kapitalizëm social apo socializëm enverist ?

Ibrahim Kelmendi, Gjermani Parullat dhe fjalimet e protestuesve në Tiranë, e sidomos...

Anarkia shtetërore dhe falsifikimi i historisë

Idriz Zeqiraj, Gjermani _____     Ndërhyrja e NATO-s, me tanket e saj,...

Të betuar te Mësuesi Isa Demaj, grupa jonë e Pranverës 1981

Sak Muji, Rugovë Përgjigje mirënjohjeje për Prof. Rifat Nikçin dhe për Portalin...

Spiunazhi për BIA-n e Serbisë, rrezik i madh për sigurinë kombëtare, alarmon Basri Beka

Spiunazhi për BIA-n e Serbisë Alarm për sigurinë kombëtare; a ka...

Serbia përgjat dy shekujve ka bërë shumë gjonocide ndaj shqiptarëve

Gjenerali serb Bozhidar Jankoviq, ushtria e të cilit e pushtoi Kosovën...

Shpërndaj

Idriz Zeqiraj, Gjermani
_____
    Ndërhyrja e NATO-s, me tanket e saj, çliruan Kosovën më 12 qershor. Këtë ditë merr fund robëria e Kosovës. Raporti i forcave, tmerrësisht i pabarabartë në fushë betejë dhe sabotimi i luftës nga të shantazhuarit nga Serbia, pamundësuan çlirimin e vendit nga vetë shqiptarët.
     Rrustem Mustafa (Remi) me shokë më 11 qershor festoi ditën e “çlirimit” të Prishtinës. Ai me disa komandantë rreth tij, vazhdon ta falsifikoje historinë. Kosova ka vetëm një datë çlirimi – 12 Qershorin 1999.
     Profesor Dukagjin Gorani, dëshmitar okular, faktik dhe prishtinali të tjerë, i kanë demantuar bindshëm falsifikatorët Rrustem Mustafa dhe Ahmet Isufin, për “çlirimin e Prishtinës” nga ata. Atë ditë ka marshuar, shpengueshëm, kontigjenti ushtarak rus, përmes Prishtinës në Aeroport.
     Anarkia e komandantëve sfidojnë jo vetëm shtetin, por edhe popullin e Kosovës. Njësoj siç bëjnë shefat e OVL me eksponentët e tyre, në shërbim të PAN-it. Komandant Remi i fton sivëllezërit e tij, ta harrojnë 12 Qershorin si datë faktike çliruese dhe të vazhdojnë me festimin e datave fiktive, të rrejshme, nga 11 deri me 21 qershor! Anarki neveritëse!
    Deri në vitin 2021 në pushtet ishin PAN-istët, abuzuesit dhe falsifikatorët e historisë. Ata synonin të hynin dhunshëm në histori, ashtu siç morën dhunshëm e përgjakshëm pushtetin, duke eliminuar politikisht dhe fizikisht kundërshtarët politikë.
     Për çudë, komandantët pushtetarë dhe shtetarë, hezitonin ta caktonin -12 Qershorin- datë çliruese. Ata donin një datë, e cila do t`i identifikonte si çlirimtarë. Për fatin e keq të tyre kjo u mungonte, sepse ata ishin “larg frontit të luftës”, siç e kanë pranuar publikisht e botërisht, madje as që ishin pjesë e luftës!
     Për habinë e të gjithë neve, nëse komandantët e Betejës fitimtare të Loxhes dhe të Luftës heroike të Koshares, janë vrarë në luftim e sipër në fushë-beteja, por edhe janë ekzekutuar në paqe, nga Ndërmarrja e Përbashkët Kriminale. Përkundër, komandantët e sotëm mohues të datës faktike çliruese -12 Qershorit- dhe falsifikatorë të datave tjera çliruese, kanë mbijetuat luftën, “pa u hyrë ferrë në këmbë!”
     Mërgimtarët e Mërgatës ishin të parët ata që organizonin shënimin festiv të -12  Qershorit-. Në qytetet e Kosovës po ndodhë, pothuaj se, heshtje për këtë krye-ngjarje të historisë të Kosovës! Skajmërisht e turpshme dhe kriminale!
     Pavarësisht disa krerëve të OVL, të cilët të cytur nga shefat e tyre në PAN, akuzojnë qeverinë se “nuk ka bërë dhe nuk po bënë asgjë për -vlerat e luftës-“, ndërkohë që Kosova është betonuar dhe mermerizuar me: Shtatore, buste, varreza dëshmorësh dhe të viktimave të luftës, si memoriale numerike të kushtueshme, në përkujtim të luftëtarëve të lirisë dhe të masakrave masive të luftës së fundit.
     Përkundër, uzurpuesit e OVL, po i falsifikojnë dhe konvertojnë masakrat e shqiptarëve, “në beteja fituese, triumfuese dhe vrasje masiv të forcave të armikut”, pa dhënë asnjë fakt, asnjë viktimë nga pala armike. Me mburrje të tilla të dëmshme mburracake dhe burracake, po përballën edhe grupi i të akuzuarve të Ndërmarrjes të Përbashkët Kriminale, në Gjykatën Speciale në Hagë, të cilët kanë shkruar libra, madje edhe doktoratura historike!
    Për një luftë disa mujore, siç është ajo e Kosovës, nuk bësoj që ka bërë kaq, qoftë në nderim moral apo trajtim material, ekonomik, në rajon e më gjerë, se sa qeveritë e Kosovës, pavarësisht përkatësisë partiake, për dëshmorët, kategoritë e luftës dhe vlerat e luftës në përgjithësi.
     Kosova ka përtej 400 masakrave. Homazhet, nderimet për masakrat grupore e individuale, janë të shumta, pothuaj se, të çdoditshme. Vendet me traditë shtetërore, i kanë të rregulluara me ligj datimet përkujtimore zyrtare, për ngjarjet historike, përfshirë edhe masakrat, ditën e dëshmorëve, ashtu siç ka bërë edhe Shqipëria.
     Shqipëria përkujton disa data jubilare të luftës, edhe pse për afro gjysmë-shekulli është thirrur në luftën çlirimtare, por, në fakt, ka bërë luftë civile, qytetare. Andaj, është ndëshkuar nga organizmat përkatëse ndërkombëtare, për trajtimin pas luftës, për shtetet që luftuan kundër pushtuesit gjerman dhe u dëmtuan në Luftën e Dytët Botërore (LDB), duke u shpërblyer dhe kompensuar materialisht.
     E vetmja Shqipëria u përjashtua nga reparacionet, dëmshpërblimet, sepse u faktua se krimi ndodhi brenda-shqiptar, luftë qytetare.
         Shteti t`i jep fund anarkisë falsifikuese
     në numra dhe të caktojë data përkujtimore
     Shteti komunist shqiptar, më saktë, qeveria moniste sunduese, me elemente të bollshme të fashizmit, ka proklamuar shifrën 28 mijë dëshmorë. Ndërkohë që studiuesit e asaj lufte llogarisin vetëm 300 të vrarë nga pushtuesi në Shqipëri!
     Krejt ngjashëm ka ndodhur në Kosovë: Historianët thonë se Kosova ka afro 800 dëshmorë faktikë, ndërsa falsifikuesit i kanë shumëzuar në 3.000 dëshmorë dhe kjo shifër sa vjen e rritet. Njëjtë kanë vepruar me veteranët: Nga 12.700 veteranë të pranuar ligjërisht, kanë shtuar edhe 45.000 “veteranë” të rrejshëm, për të cilët deri në qershorin e vitit 2025, janë paguar nga buxheti shtetëror 206 milionë euro!
     Një shtet, një qeveri që shantazhohet, kërcënohet, frikësohet nga grupe halabakësh, zuzarësh, horrakesh, banditësh, vihet në pikëpyetje ekzistenca qoftë e shtetit apo qeverisë. Andaj, është koha për të bërë ligje dhe rregulla.
     Tashmë, në disa komuna, rast për t`u përmendur është ajo e Istogut, e cila vitin e shkuar përuroi -Varrezat e Dëshmorëve-, në nivel komune. Tani mbetet të përcaktohet -Dita e Dëshmorëve-.
     Shqipëria e ka përcaktuar -5 Majin-, ditën e vrasjes të sekretarit të Rinisë Komuniste, Qemal Stafës-, me tradhtinë denoncuese të eprorit të tij Enver Hoxha.
     Datimi bashkues i Ditës të Dëshmorëve, mund të bëhet -5 Maji” i viti 1999, në datën e masakrimit të Familjes Jashari. Me ç´rast reduktoheshin tri ditët përkujtimore, në një ditë të vetme, tek varrezat e Familjes Jashari në Prekaz.
     Në këtë datë pushtetarët vendorë, lokalë, do të nderonin dëshmorët dhe viktimat e luftës anekënd Kosovës.
     Kështu do të kurseheshin mijëra ditë dhe orë të humbura nga të punësuarit publikë e privatë dhe shkollarët e të gjitha niveleve.
 
         Ndarja e qëllimshme dhe kriminale e vëllezërve Hamëz dhe Adem Jashari!
     Nëse individë dhe grupe interesi bëjnë krime, shteti duhet të ndërhyjë, për të korrigjuar. Ose edhe nëse dikush ka përfituar nga amullia dhe anarkia shtetërore, është përsëri shteti që duhet të ndërhyjë, me ligjet e tij, të shpëtojë atë çka mund të shpetohet.
     Vazhdon heshtja pse dhe kush i ndau vëllezërit Hamëz dhe Adem Jashari, nga përjetësimet së bashku në emërtimet të rrugëve, shesheve, institucione, si dhe në ngritje të busteve dhe shtatoreve së bashku? Kur dihet se asnjë pushkë nuk ka shkrepur Ademi më shumë se sa Hamza.
     Për këtë ndarje nuk mund të fajësohen fëmijët e Hamzës, Bekimi e Besarta. E, ndoshta, as Rifat Jashari, i cili ka qenë dhe mbetet shtylla kryesore e Familjes Jashari. Pa atë nuk do ta kishin madhështinë që kanë sot as vëllezërit Hamza dhe Ademi. Sepse edhe në luftë nuk vriten të gjithë. Ndoca edhe e mbijetojnë atë, luftën.
     Këtë padrejtësi mund ta përmirësojë vetëm shteti. Lokacioni dhe tenderimi për ngritjen e shtatores të Adem Jasharit në Prishtinë është siguruar. Shteti dhe qeveria e Kosovës duhet të ndërhyjë, për ta shtuar edhe figurën dhe emrin meritor, të derdhur në bronz të Hamzës përkrah Ademit. Këtë autoritet e ka vetëm shteti dhe assesi pazarxhinjtë, të cilët e kanë bërë ndarjen kriminale, duke lënduar zemrat gjithë-shqiptare. Shteti obligohet ta mbrojë historinë nga falsifikimet groteske.
     Është koha që kjo të realizohet në Prishtinë, për të vazhduar në vend-ndodhjet tjera, ku është ngritur shtatorja e vetmuar e  Ademit.
     Ndërsa në Skënderaj duhet të kompletohet trinomi: Shaban Jashari në mes të dy djemve të tij, Hamzës dhe Ademit.
          Një shtatore e përbashkët për Saliun, Ademin,
                   Zahirin, Ahmetin – në Prishtinë!
     Kryeqytetit do t`i bënte nder edhe shtatorja e katërshes, të përgatitur ushtarakisht në Surrel të Tiranës: Sali Çekaj, Adem Jashari, Zahir Pajaziti dhe Ahmet Haxhiu, të cilët themeluan çetat guerile, respektivisht, në: Dukagjin, Drenicë, Llap e Gollak dhe Anamoravë.
     Tashmë, të katërtit janë Heronj të Kosovës.
      Nderimi për ata, do të ishte edhe nderimi për të gjithë të flijuarit në luftë, shokët e tyre të mbijetuar nga grupet ushtruese në Shqipëri si dhe ngushëllim dhe mirënjohje për të mbijetuarit tjerë.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu