ARKIVI:
21 Qershor 2026

Kushtuar nënës sime, në 17-vjetorin e ndarjes nga jeta

Shkrime relevante

Victoria Times (1975) / Udhëtim në Shqipërinë e izoluar, ku berberi i aeroportit shkurtonte flokët e turistëve meshkuj

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 21 Qershor 2026 “Victoria Times (Australi)” ka botuar,...

“Snajperkat nga SHBA-të” dhe rrenat e Xhabir Zharkut

Reshat Sahitaj, Durrës * MERITAT E TJETËRKUJ –MOS I PËVETËSONI SA JEMI...

Kur kastraveci mendonte se ishte agronom

Shkruen e knon: Lirim Patrioti (Lirim Gashi, Prizren) Në një fshat ku çdo...

Ndërtimi i termocentraleve është mëse i nevojshëm

Agim Vuniqi, Vashington Ndërtimi i Termocentraleve është më se i nevoshëm që...

Nuk harrohen 10 marrëveshjet e turpit

Sak Muji, Rugovë 10 MARRËVESHJET E TURPIT – PSE POPULLI NUK HARRON Sot...

Shpërndaj

FSHEHTAS MË FALJE DASHURI

(Kushtuar nënës sime, në 17-vjetorin e ndarjes nga jeta)

Poezi 

Ishin zakone të mbrapshta,
relikte pushtimesh ndër shekuj.
Po të më doje e të më ledhatoje,
do të mëkatoje.

Larg syve të të tjerëve,
prapa perdeve,
i kaloje netët pagjumë,
duke më dhënë gji
e duke më falur ngrohtësi.

Herët në mëngjes mjelje
dele e lopë,
pastaj vazhdoje punën
në ara e kopsht.

Punëtore si bletë,
me duart e tua të arta,
na rrite pa i trokitur
askujt në derë.

Kishe zemër të bardhë
dhe ishe solidare.
Gjithçka që kishe,
me të tjerët e ndaje.

Ishe vërtet bukëdhënëse
dhe e dëlirë;
secili që të njohu
të kujton për të mirë.

Prehu në paqe
dhe qëndro e qetë,
se ishe grua
dhe nënë e vërtetë.

Nga mërgimi
rrallë të vij te varri,
por për Ty kurrë
s’më shuhet malli.

Arif Ejupi, Gjenevë

K O M E N T E

4 KOMENTE

  1. Nje poezi per nenen,qe ta shkund shpirtin e ta dridhe zemren.
    E kam henger buken e nenes Rabë, ishte nje grua e fisme, e drejte, punetore dhe me tradite.
    Zoti na bashkofte me nenat tona ne boten e amshuar! 🤲

  2. Po Arif, në mënyr të shkëlqyer e ke përshkruar portretin e nënës tuaj dhe të nënave tona.
    Edhe përkundër vuajtjeve dhe sakrifisës , ato ja dolën që të mbajnë familjen , të rrisin dhe ti shkollojnë fëmijtë të cilët i dolen atëdheut në ballë.
    Labdi nënave tona Heroina !
    Respekt për autorin e kësaj poezie të mrekullueshme.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu