ARKIVI:
24 Qershor 2026

Gani Qarri për protestën kundër Kryeministrit Edi Rama

Shkrime relevante

Shën Gjon Pagëzuesi mbetet zëri i kthimit, dëshmitari i Dritës dhe Pararendësi i Krishtit

Dom Fran Sopi, Pejë Figura e Shën Gjon Pagëzuesit zë një...

Marrëveshje politike ose qeveri teknike!

Florim Zeqa Në zgjedhjet e 7 qershorit elektorati kosovar ua bëri të...

Fshtrat e Kosovës po zbrazen në heshtje dhe “shteti” nuk po e sheh ende këtë tragjedi të madhe

Selatin Retkoceri, Llugaxhi, Lipjan Fshati në Kosovë po zbrazet në heshtje –...

Gani Qarri për protestën kundër Kryeministrit Edi Rama

Protestë kundër kryeministrit Shqipëria është edhe e jona! _____ Kryeministër, në pozitën që tash...

Shpërndaj

Protestë kundër kryeministrit
Shqipëria është edhe e jona!
_____
Kryeministër, në pozitën që tash e mbi një mandat ushtroni, nëse rastësisht nuk u ka ikur nga mbamendja, keni ardhur me protesta, apo thënë më saktë për tu ngjitur në postin e lartë aktual të cilin mbani, parapërgatitjet dhe kalitjen i keni ushtruar mirë paraprakisht me organizimin e demonstratave masive në rrugë, ku ka pasur edhe dy vdekje të rinjsh, ndërsa ne, në të gjitha aktet tuaja me qëllime të pastra kombëtare dhe shtetërore u kemi mbështetur pa rezervë në çdo kohët e situatë, me përjashtim të dakordimit për humbjen e jetëve dhe plagosjen e pjesëmarrësve në protesta. Thënë realisht na habitni shumë se si brenda (“nate”)-një mandati, u bëtë kaq paqësor dhe nuk u intereson më për zhvillimet në FYROM, e as për protestat paqësore në Shqipëri, megjithëse kryekëput, që të dyja këto zhvillime, kanë të bëjnë pikërisht me të drejtat e shqiptarëve dhe çështjen kombëtare, në të cilën ju gjithmonë jeni betuar, para se të vinit në pushtet.
Prandaj dhe habit shumë fakti se si ju heshtni kaq gjatë, përveçse nuk mbështetët e nuk thatë asnjë fjalë të vetme qoftë edhe në shenjë të përkrahjes formale për protestat paqësore të para pak kohëve të thirrura nga studentët shqiptar të Iliridës, me kërkesat e tyre të arsyeshme dhe plotësisht të drejta, për përdorimin e gjuhës amtare shqipe në provimet e jurisprudencës, derisa populli dhe një pjesë e qytetarëve u solidarizuan me ta, si dhe vet BE u dha të drejtë kërkesave elementare të studentëve shqiptar Iliridas, ju heshtët atëherë e heshtni sot edhe për protestat në Shqipëri, sikur kjo ngjarje ti përkiste ndonjë populli të largët që nuk na lidhë asgjë me te, nga ishujt tejoqeanik, Bangladeshi, Burma apo shteti i vet-emërtuar si Myanmar, ku sundon junta ushtarake dhe bëhet keqtrajtimi sistematik i pjesëtarëve të popullsive joshumicë, gati ngjashëm siç ndodhë edhe me trajtimin e shqiptarëve në kuasi-shtetin artificial të njohur si FYEROM.
 Në protestat e thirrura prej jush, mjerisht kanë ndodhur edhe tragjedi dhe për fat të keq, janë vrarë në moshën më të mirë të jetës nga policia rumune Mon Balaj e Arben Xheladini madje Arbeni ishte vëllai i 4 motrave dhe djalë i vetëm në familje, të cilët ranë më 10 shkurt 2007 derisa po shprehnin pakënaqësinë me gjendjen në Kosovë dhe protestonin kundër negociatave të Kosovës me Serbinë, kurse sot, pas gati 20 vitesh, ata kujtohen në mënyrë mjaftë të zbehtë e sipërfaqësisht, sikur shuarja e tyre në lule të rinisë, të kishte ndodhur rastësisht apo nga ndonjë veprim i ashtuquajtur “akt kolateral”.
Dhe ajo që na habitë mbi të gjitha, është fakti se pikërisht tani, mu para zhvillimeve më madhore të kohës, kur protestat mbarëkombëtare ka mese 23 ditë që organizohen pareshtur e aq mrekullueshëm në Tiranë dhe qytetet tjera kryesore të Shqipërisë, ju gjeni kohë të merrni pjesë e mbani edhe fjalime pompoze në lojëra fëmijësh të fshatrave kufitare, sikur të ishit kryetar i ndonjërës nga Bashkësitë lokale atje, apo përfaqësues i kulturës së nivelit komunal dhe jo kryeministër i vendit.
Madje për turpin tuaj, ju nuk gjeni as sot dy minuta kohë, të shprehni qoftë edhe mbështetje “virtuale” e thoni të paktën dy-tre fjalë të zgjedhura në përkrahje të protestave të drejta mbarëkombëtare të rinisë shqiptare të mbledhur nga të gjitha anët e trojeve tona etnike dhe diaspora jonë patriotike, për çlirimin e vendit nga narkomafia, bandat e krimit të organizuar dhe një kryemafioz i cili pasi dëboi mbi 1 milion shqiptar nga Shqipëria, nuk hezitoi ta nxjerr në ankand publik edhe Shqipërinë, për ta shitur pjesë,pjesë, sikur shteti amë i shqiptarëve, të ishte pronë e tij private dhe trashëgimi e lënë nga i ati Kristaqis.
Ç ‘është e vërteta, ne nuk është se kemi harruar se dhe ju keni bërë mjaft gafa në karrierën tuaj politike, duke filluar nga fushata neveritëse për shamia, e madje atëbotë caktuat edhe moshën, kur vajzat minorene shqiptare në Kosovë, sipas jush “duhej”, të mbuloheshin alla-arbqe, derisa gruaja juaj jetonte e jeton në Norvegji dhe vajzën e shkolloni po në këtë vend nordik, larg simbolikave islamike, pa trysninë e inskenimeve turko-arabe që ndodhin përditë në Kosovë, siç vepronit në kooketim me imamët, duke zgjedhur qëllimisht orën12-të të ditës që bashkë me Arben Vitinë të nguroseshit në këmbë si statuja në nderim të “ezaneve” turko-arabe, pa fije turpi.
Kryeministër, ti je ai që na i ktheve së fundi edhe çallmat fetare në parlament dhe atë, pasi qytetarët e Kosovës me votën e tyre të lirë, spastruan njëherë e mirë Kuvendin nga shamitë turko-arabe, ndaj tani e ke obligim politik nga pozita të cilën e ushtroni, që të inkorporoni sa më parë në parlament edhe një Sheh alevit, Priftin katolik dhe popin serb, ngase në emër të barazisë për të gjitha fetë dhe besimet në vend, BE mund t`ua kërkojë juve personalisht apo ti vendos Kosovës KUSHT për pranimin në Këshillin e Evropës, madje hoxha, prifti dhe shehi ndoshta në fillim të mandatit, do të qëndrojnë në seancat parlamentare edhe kur votohet për president, për dallim nga deputetët e opozitës së inkriminuar, që veprojnë si robot të partisë dhe largohen nga seancat e Kuvendit vetëm për ta prishur kuorumin e nevojshëm dhe moszgjidhur këtë çështje kaq kruciale për shtetin.
Gjithsesi një gjë duhet ta keni gjithmonë parasysh dhe të mos harroni asnjëherë, se nuk ka udhëheqës të paprekshëm as kryeministra të përjetshëm dhe kjo që po i ndodhë sot Edi Ramës,i cili kishte krijuar një megalomani të pashembullt piramidale, aq sa ndihej edhe zot i padiskutueshëm i fronit të pushtetit, mund tu ndodhë shpejtë, apo në një të ardhme të afërt edhe juve, sepse me apo pa vetëdije, jeni duke i kontribuuar vet personalisht kësaj çështjeje dhe punuar natë e ditë në atë drejtim.
Ti dhe ministri juaj i mbrojtjes, keni shkelur me të dy këmbët qëndrimin zyrtar të funksionarëve më të lartë të shtetit dhe me vetëdije po përdhosni çdo normë serioziteti të pozitave që mbani, duke u lëshuar në veprime të palejuara dhe takuar edhe njerëz të dyshimtë e gjysmëanalfabet të përfolur edhe për haraq, fajde, hajni e vjedhje ordinere, familjet e të cilëve, pikërisht në kohën e pushtimit klasik të Kosovës nga Serbia dhe vitet e luftës në Kosovë, me favorizime të veçanta- zyrtare të ministrisë së brendshme të shtetit serb, mbanin telefonat ajror të Serbisë në shtëpi dhe Ju në vend se si kryeministër i vendit, ta urdhëroni AKI-në si dhe organet përkatëse shtetërore të hulumtojnë spiunët, që nxorën ushtarët e UÇK-së në prita të ushtrisë dhe policisë okupatore serbe, ku u vranë dhjetëra apo edhe qindra prej tyre, në fshatra dhe treva të banuara vetëm me shqiptar, ku nuk jetonte asnjë serb i vetëm, si në Lugishtë, Goden, Rugovë të hasit etj, sot e atëherë, po ata ushtarë të vrarë në prita nga serbët me tradhti të shqiptarëve, bëhet sikur përkujtohen me shumë buj, ku gravitojnë lirshëm, janë të pranishëm fizikisht apo mbajnë edhe fjalime të zjarrta edhe vet spiunët shqipfolës pa ju bërë syri “terr”, njëjtë si në kohën kur në ditët më të vështira, pa asnjë fije brengosjeje, po këta ushtarë të pafajshëm të UÇK-së, i spiunonin dhe nxirrnin në prita të forcave okupatore serbe.
UÇK, duhet të kuptohet përgjithmonë se është aset kombëtar dhe jo sinonim privat i askujt, ndaj përfundimisht duhet të nxirret një vendim parlamentar nga Legjislativi i Vendit, si organi më i lart i shtetit, që përkujdesjen për përkujtimin e të rënëve, manifestimin e datave e ngjarjeve të shënuara, si dhe të shënimi i përvjetorëve të veçantë e zhvillimeve tjera të mirënjohura historike të luftës e të paqes, të merren përsipër nga shteti, e jo edhe 27 vite pas çlirimit, të lejohet që pikërisht me këto vlera kombëtare, të luaj kush të dojë, sipas tekeve të tij, pa qenë i autorizuar zyrtarisht nga shteti, pa poseduar përgatitje të nevojshme shkollore, e madje as nivel dytësor kualifikues dhe pa autoritet qoftë edhe minimal të prezantimit, gjë që minimizon tërësisht edhe seriozitetin e organizimeve dhe zbehë në maksimum prestigjin e ngjarjeve, ndryshe nëse vazhdohet me këtë sallamadi, jeni duke ia gërditur këtij populli edhe historinë dhe shkatërruar besimin në çdo gjë, fakt që më së miri dëshmohet me vet rënien drastike të pjesëmarrjes së qytetarëve në zgjedhje dhe tubimet tjera të organizuara nën slogane pompoze kuazi-“patriotike”, ndaj mjaft më, me këso sallamadish gjysmëprivate dhe fjalamani e takime të inskenuara kaq neveritshëm nga vet ju, shkaku i të cilave edhe besimi në personalitetin tuaj, sa vjen e po bie çdo ditë e më tepër.
Një gjë duhet ta keni parasysh se përkundër të gjitha “tejkalimeve”, për të mos thënë gafave të lartcekura, duke qenë se Qeveria juaj çliroi veriun e Kosovës nga bandat kriminale serbe dhe bashkë me organet e rendit e të ligjit, shuat oazën e krimit të organizuar ku bashkë-kooketonin bandat serbe e shqiptare, shtritë sovranitetin shtetëror në të gjitha pjesët e vendit dhe ndaluat me ligj organizatat terroriste serbe të mbështetura nga Serbia e Aleksandër Vuçiq, ishin arsyet që deri më tani gabimet tuaja, i kemi kaluar “hatërsisht”, duke shikuar përmes gishtërinjve, sepse Trepça, Ujmani e Mitrovica dhe shtrirja e shtetësisë së Kosovës në pjesën veriore të vendit, ishte shumë e rëndësishme për ne si popull i vogël dhe shtetin tonë të ri, ende të pa-konsoliduar tërësisht.
Por të heshtni tani e mbi tre javë,për protestat masive në Shqipëri, ju dhe gjithë ministrat e qeverisë tuaj, qoftë edhe kështu si jeni aktualisht-“qeveri në detyrë”, sikur të ishte çdo gjë normale dhe të mos ndodhte asnjë zhvillim i jashtëzakonshëm pozitiv për Shqipërinë dhe shqiptarët, kjo është vërtetë e pafalshme, për çfarë ju e keni detyrim moral e kombëtar, obligim shtetëror dhe nga vet funksioni që ushtroni, mbani përgjegjësi politike, tu jepni shqiptarëve një përgjigje të qartë, se pse silleni kështu dhe çfarë prisni më, që ende nuk dilni në mbështetje publike dhe zyrtare të protestave të drejta të të rinjve progresist në shtetin amë-Shqipëri, të cilët tash e mbi 23 ditë me radhë po dëshmojnë se meritojnë mbështetjen e parezervë të të gjithë shqiptarëve.
Për fund ,ju lutem  shumë, na thoni kur u bëtë ju kaq paqësor, se vërtetë na duket ndryshim i madh, e i pazakontë, mbi 360°, ndaj kemi filluar të mos ju kuptojmë më, apo ndoshta po prisni që Edi Rama, pas projektit të parë sekret të “zajednicës” serbe, të përpiluar pas shpinës së Kosovës dhe kokë më kokë, me Aleksandër Vuçiqin, që pa konsultim dhe pa dijeninë e Qeverisë tuaj, i`a  dëgoi Makronit dhe BE-së për imponimin nga BE, të një “republika srpska” edhe në Kosovë, Sivëllai i Vuçiqit ti dorëzoj tani një projekt të dytë, edhe më konspirativ të “zajednicës” serbe, presidentit Makron, zonjës Meloni dhe Bashkimit Evropian për miratim në Bruksel, i cili siç u dëshmua vetëm para pak javëve në gazetën gjermane “FAZ” (Frankfurter Allgemeine Zeitung), edhe sot vazhdon të inskenoi editoriale të përbashkëta me Aleksandër Vuçiqin, dhe njëjtë si atëherë-pas inatosjes “shkatërruese” deri në bllokim frymëmarrjeje, për mos-faljen e veriut të Kosovës, Serbisë fashiste, serish ti vendos i pari në Evropë-sanksione Kosovës, siç i pati vendosur më 2023 dhe anuluar edhe takimin e dy qeverive të paraparë të mbahej më 13 qershor të po ati viti në Gjakovë, ta quaj përsëri Mitrovicën dhe veriun e vendit tonë, “tokë të askujt”, si dhe pasi ti “ri-ofendojë”-alegorikisht, ish kryetarët shqiptar të komunave në veri, se koha e Oso Kukës-ve shqiptar ka përfunduar, ta paraqes serish Kosovën në hartat e konstruktuara enkas prej tij, si pjesë të territorit të Serbisë dhe ne pastaj të ngrihemi në protesta derisa të rrëzojmë dhe ty nga pushteti dhe tu dërgojmë të dyve në pensionim të përhershëm politik?!
Të fala me shëndet dhe dëshirën për kthjellim!
Gani Qarri , Cyrih

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu