ARKIVI:
26 Qershor 2026

Pagëzohu se pagëzimi nuk është vetëm një rit, është lindje e re, ringjallje shpirtërore

Shkrime relevante

Pagëzohu se pagëzimi nuk është vetëm një rit, është lindje e re, ringjallje shpirtërore

Pagëzohu pa frikë e pa detyrim dhe pa presion. Pagëzohu me...

Protestuesit e Tiranës dhe elementët superislamikë dhe financues të Vëllazërisë Myslimane dhe organizatave terroriste

Evi Kokalari, New York Nuk qenkërkan vetëm 'heronjtë' e UÇK-së, si Dritan...

Misioni i ndryshimit dhe performanca domethënëse e Vjosës presidente

Idriz Zeqiraj, Gjermani Korracimi i disa "komandantëve" në pushtet, falsifikueshëm e dhunshëm,...

Çka është Islami Politik në Kosovë

Nga: Temsi Semi ____ Kjo është pothuajse pjesa më e vështirë e një...

Kur ish-komandantët e luftës i frikësohen bashkimit të shqiptarëve në paqe!

Prof. Dr. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Duke përcjellë me vëmendje të...

Shpërndaj

Pagëzohu pa frikë e pa detyrim dhe pa presion. Pagëzohu me zemër të lirë, sepse Ati ynë është Dashuri e pafund dhe Drejtësi e përsosur, që nuk njeh standarde të dyfishta dhe nuk bën dallime mes njerëzve.
Parajsa që Ati e ka përgatitur për secilin prej nesh nuk blihet me pasuri ose me pushtet apo me fjalë boshe. Ajo fitohet me një zemër të sinqertë, me dashuri ndaj Zotit, ndaj njëri-tjetrit dhe ndaj gjithë krijimit të Tij.
Mos lejo që zemra jote të helmohet nga ideologji që mbjellin urrejtje, përçarje dhe armiqësi. Urrejtja nuk vjen nga Perëndia. Ajo është fryt i errësirës. Krishti na mësoi dashurinë, mëshirën, faljen dhe paqen, sepse aty ku mbretëron dashuria, nuk ka vend për urrejtjen.
Duaj dhe dashuria do të të kthehet shumëfish. Respekto dhe respekti do të të nderojë. Fal, sepse edhe ti ke nevojë për falje. Zemra që fal është zemër që është çliruar nga barra e mëkatit.
Megjithatë, pagëzimi nuk është vetëm një rit. Pagëzimi është lindje e re, ringjallje shpirtërore. Prandaj, nuk mjafton të pagëzohesh nëse zemra jote mbetet rob i urrejtjes, smirës apo ligësisë. Së pari, çliroje shpirtin nga errësira, pastaj afrohu te pagëzimi me besim dhe me pendesë të sinqertë. Vetëm atëherë pagëzimi bëhet dëshmi e jetës së re në Krishtin.
Afroni shpirtrat e humbur te Krishti, sepse Krishti nuk është pronë e një populli, e një kombi apo e një grupi njerëzish. Krishti është i të gjithëve. Është edhe i myslimanëve. Ai i thërret të gjithë pa dallim dhe i pret me krahë hapur ata që e kërkojnë me zemër të sinqertë.
Vetë Zoti Jezus tha: “Unë jam Udha, e Vërteta dhe Jeta. Askush nuk vjen tek Ati veçse nëpërmjet meje.” Prandaj, vetëm ai që e pranon Krishtin me besim, e njeh Atin dhe ecën drejt jetës së amshuar.
Krishti nuk mëson urrejtjen, por dashurinë. Nuk mëson hakmarrjen, por faljen. Nuk mëson krenarinë, por përulësinë. Ai na thërret në pendesë, sepse pendesa është fillimi i shërimit të shpirtit dhe kthimi ynë tek Perëndia.
Shën Pjetri mbetet një nga shembujt më të fuqishëm të pendesës së sinqertë. Ai ra, por u ngrit përmes lotëve të pendesës dhe u bë një nga shtyllat e Kishës së Krishtit. Kjo na mëson se askush nuk është larg mëshirës së Zotit, nëse kthehet tek Ai me zemër të penduar.
Ne duhet të jemi njerëz të dashurisë, të paqes dhe të së vërtetës. Ne duhet t‘a dëshmojmë Krishtin, jo vetëm me fjalë, por mbi të gjitha me jetën tonë, sepse dashuria është gjuha që çdo zemër e kupton.
Qoftë i lavdëruar Jezu Krishti, sot, nesër dhe përjetë!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu