ARKIVI:
26 Qershor 2026

Protestuesit e Tiranës dhe elementët superislamikë dhe financues të Vëllazërisë Myslimane dhe organizatave terroriste

Shkrime relevante

Pagëzohu se pagëzimi nuk është vetëm një rit, është lindje e re, ringjallje shpirtërore

Pagëzohu pa frikë e pa detyrim dhe pa presion. Pagëzohu me...

Protestuesit e Tiranës dhe elementët superislamikë dhe financues të Vëllazërisë Myslimane dhe organizatave terroriste

Evi Kokalari, New York Nuk qenkërkan vetëm 'heronjtë' e UÇK-së, si Dritan...

Misioni i ndryshimit dhe performanca domethënëse e Vjosës presidente

Idriz Zeqiraj, Gjermani Korracimi i disa "komandantëve" në pushtet, falsifikueshëm e dhunshëm,...

Çka është Islami Politik në Kosovë

Nga: Temsi Semi ____ Kjo është pothuajse pjesa më e vështirë e një...

Kur ish-komandantët e luftës i frikësohen bashkimit të shqiptarëve në paqe!

Prof. Dr. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Duke përcjellë me vëmendje të...

Shpërndaj

Nuk qenkërkan vetëm ‘heronjtë’ e UÇK-së, si Dritan Goxhaj, adhurues dhe potencialisht bashkëpunëtorë të Hezbollahut apo IRGC-së (Islamic Revolutionary Guard Corps) ose, shqip, ‘Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit’, por edhe këta që prej më shumë se 5 vitesh më kanë rënë personalisht në sy: kryetarët dhe organizatorët e “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”, një prej të cilëve është Nador Bakalli. Në fakt deri vonë i kam cilësuar thjesht si Sorosian, sepse të tillë mi kanë prezantuar, por lidhjet e tyre janë shumë më të rrezikshme se Sorosi, dhe drejtohen të gjitha nga Regjimi Islamik i Iranit.
Nuk është çudi që ky dhe organizata që përfaqëson, “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”, të jenë ndër organizatorët kryesorë të protestave të diasporës, në koordinim të plotë me ato në Shqipëri.
Dje, kur i hodha një sy profilit të tij për herë të parë, u skandalizova kur pashë se si fotoja kryesore në murin e profilit e kishte veten me flamurin shqiptar pas, por jo me Gjergj Kastriotin që e ngriti atë flamur për të bashkuar shqiptarët kundër pushtimit osman, por me Salman Al-Farisin, përkthyesin e Kuranit në farsi dhe figurën kyçe të sektit islamik “Twelver Shia” ose në shqip “Shia e Dymbëdhjetë Imameve”, që ndiqet me fanatizëm dhe është baza e Republikës Islamike të Iranit.
Tashmë, kur shikoj shumë detaje nga e shkuara, bëj lidhjet se si të gjithë këta, duke futur këtu edhe ata pro-Soros dhe kundër-Soros, kanë vite që po përgatisin terrenin brenda dhe jashtë Shqipërisë, për të ndërtuar një grup superislamik dhe totalisht të ngjashëm me fenë e Republikës Islamike të Iranit, që është shumë unike në vetvete dhe nuk e gjen kudo… por sigurisht, do ta sjelli shqiptari në Ballkan dhe në Evropë.
Në këtë grup hyjnë edhe “anti-sorosiani” Altin Goxhaj dhe shumë islamistë të tjerë që kanë vite që shtiren si aktivistë të shoqërisë civile.
Këta, muajt e fundit kanë gjetur strehë tek News24, ndoshta nga lidhjet e tyre me Ilir Metën, gjë që më ishte e qartë që në 2023.
Kam shumë detaje që mund t’i ndaj për t’ju treguar sa të mirëorganizuar janë, por është e vështirë të bëhet në një postim në Facebook. Ama di t’ju them: kjo shpjegon pse “anti-sorosiani” Goxhaj ulej me këta të “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”, që marrin fonde nga Sorosi, dhe nëse ngrinim pyetje kundrejt Goxhajt për këtë hipokrizi, ai i anashkalonte.
Në fakt, të gjithë këta i bashkonte pikërisht feja e Republikës Islamike të Iranit, dhe kjo shpjegon protestat e tyre pro-Palestinës dhe kundër Izraelit, por dhe antisemitizmi dhe narrativën që shtyjnë nëpër debatet në TV. Është një narrativë super e pastër e financuar nga qeveria islamike e Iranit, që është një nga shtetet kryesore të financimit të Hamasit, Hezbollahut dhe terrorizmit islamik në botë.
Protestuesit në Shqipëri thjesht duan shkatërrimin total të kupolës korruptive që prej 35 vitesh u marrin frymën, por asnjë protestues nuk mund të jetë në rregull me një marrje peng të Shqipërisë nga këta elementë superislamikë dhe financues të Vëllazërisë Myslimane dhe organizatave terror!ste.
Mos bini viktima të shitjes dhe trushpëlarjes që ju kanë bërë këta të “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”… Diaspora shqiptare nuk është me nota të theksuara ekstremizmi islamik. Diaspora shqiptare e avancuar dhe e shkolluar në Perëndim është kundër këtyre grupeve terror!ste dhe këta që ju paraqiten si “diaspora do ta shpëtojë Shqipërinë” janë vetëm një mashtrim për marrjen peng të Shqipërisë nga mafiozët aktual tek ekstremistët islamikë.
Dhe një pyetje kam për qeverinë apo policinë e shtetit:
Dritan Goxhaj publikisht dhe në TV ka bërë deklarata për heqjen qafe fizikisht të Ramës, Berishës etj. Të gjithë jemi për heqjen e tyre nga politika, por jo me dhunë dhe as me akte që duhen ndaluar absolutisht.
Në SHBA ky person do të ishte arrestuar në moment nëse do kërcënonte jetën e Donald J Trump apo dhe demokratëve që nuk janë në pushtet, prandaj pyes, Ministria e Punëve të Brendshme dhe policia çfarë bëjnë?
Televizioni që i dha platformë dhe nuk e bllokoi atë deklaratë, duhet gjithashtu të gjobitet. Në këtë pikë, terrorizmi i këtyre është tashmë i hapur dhe po normalizojnë vrasjen fizike të politikanëve dhe kjo është për të vënë duart në kokë.
E kuptoni tashmë pse këta nuk lënë popullin të flasë në protesta, por e kanë marrë peng mikrofonin? Sepse këta kanë kohë që po përgatisin një coup d’état kundër qeverisë shqiptare dhe zëvendësimin e saj me një shtet islamik si ai i Iranit.
Zgjohuni sa nuk është vonë! Sepse korrupsioni i Edi Ramës dhe Sali Berishës do të marrë fund sidomos me SPAK-un që ka vite që investigon dhe ka ndihmën e BE-së dhe SHBA-së, por nëse bie Shqipëria në duart e islamikëve terror!ste të Iranit, ky vend do të ketë dëme shumë më të thella.
Nuk mund të shkojmë nga:
Sundimi osman → regjimi komunist → regjimi post-komunist super i korruptuar → regjimi islamik i Iranit dhe Vëllazërisë Myslimane.
Po ju flas të gjithë protestuesve me sinqeritetin maksimal:
Ju lutem kuptoni që jo vetëm po shfrytëzoheni nga ekstremizmi islamik, por kuptoni qartazi se ky nuk është momenti për të hequr Ramën as me dhunë e as me vrasje… sepse po u bëjmë nder ekstremistëve të tipit Iran/Hamas/Hezbollah & Vëllazërisë Myslimane.
Ju lutem,
– Mos i mbështetni këta.
– Mos mbështetni më as News24.
– Mos mbështetni më as Sonila Meço që kanë vite që ju japin platformë (madje ngrini pyetje nëse edhe atë e kanë financuar).
– Mos mbështetni më as Altin Goxhaj dhe podkastet e tyre që bëjnë sikur janë të djathtë, por kanë shtyrë një urrejtje për Izraelin, pikërisht sepse janë pjesë e ekstremizmit islamik.
– Mos mbështesni më as Lapajn, as Babalen, as Irfanin dhe as Metën
Dhe mbi të gjitha, mos e identifikoni më Dritan Goxhajn si pjesë e UÇK-së… Vetëm ekstremistët mund ta krahasojnë UÇK-në me grupe terror!ste si Hamas & Hezbullah
Ky krahasim është një turp për të gjithë shqiptarët që dhanë jetën për të mbrojtur atë Kosovë. Ky krahasim është turp dhe për ata Shqiptarë që u ngritën nga SHBA dhe u kthyen për të mbrojtur atë tokë dhe lanë jetën aty, si vëllezërit Bytyqi, tre vëllezër në moshat 19-25 vjeç, u vranë nga serbët, dhe nëna e tyre në NY akoma sot i qan…
Ju lutem, zgjohuni sepse Shqipëria është duke u ballafaquar me një nga kërcënimet më të errëta në këto 35 vitet e fundit… Regjimi islamik iranian është shumë më i keq se komunizmi dhe korrupsioni mafioz.
Zgjohuni, Shqiptarë!
Shih videon:

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu