ARKIVI:
29 Qershor 2026

Ndërtues urash, poezi kushtuar atdhetarit Bajrush Behrami

Shkrime relevante

Kur fitorja shndërrohet në diktaturë, vetëm pse nuk fiton opozita

Lirim Gashi, Prizren Nëse e dëgjon opozitën kosovare me një vesh pak...

Ndërtues urash, poezi kushtuar atdhetarit Bajrush Behrami

Poezi Ndërtues urash (Kushtuar Bajrush Behramit, të burgosurit politik të ndërgjegjes sonë kombëtare,...

Ministri i tretë socialdemokrat dëshiron të hetojë ndalimin e thirrjeve për lutje islamike në hapësirat publike

Xhami në Rovsingsgade, Danimarkë Ministri i Imigracionit dhe Integrimit Morten Bødskov (S)...

Kuajt modernë të Trojës, si maskohet nacionalizmi serb pas revoltës studentore

Lirim Gashi, Prizren (në shqip dhe serbisht) Në videoklipin e mëposhtëm shfaqet një...

Shpërndaj

Poezi

Ndërtues urash

(Kushtuar Bajrush Behramit, të burgosurit politik të ndërgjegjes sonë kombëtare, bashkëpunëtorit më të ngushtë të Ukshin Hotit dhe ushtarit të radhëve të para të UÇK-së)

Shtatmesëm, flokëgështenjë,
sy ulliri, qëndrim burri.

Kur thoshte “po”,
fjalën e tij mund ta thyente vetëm vdekja.

Po t’i shtroje bukë e kripë,
ishte mirënjohës.

Atë që e konsideronte shok e mik,
dhe që luftonte pa hile për Atdhe,
jepte kokën për të.

Ata që heshtnin
edhe kur vendi ishte në robëri,
haptas i mallkonte.

E kishte pasion artin.
Portretizonte Gjergj Kastriotin,
Norën e Hotit,
Idriz Seferin
e Mic Sokolin.

Kur dikush e pyeste
pse vetëm ata,
përgjigjej:

“Po të mos ishin ata,
nuk do të ishim ne.”

Për këngën, thirrje lirie,
dhe përpjekjet për ribërjen e Shqipërisë,
e burgosën dhe e dënuan —
por kurrë nuk e thyen,
as nuk e nënshtruan.

Iu gëzua çlirimit të Kosovës
më tepër
se lindjes së katër fëmijëve të tij.

Iku më 30 qershor 2018
me amanetin:

Ruajeni si sytë
vendin
dhe njëri-tjetrin.

I gjithë Llapi e njohu
si burrin që ndërtonte ura
dhe bashkonte njerëz,
rrënonte mure
dhe shuante hasmëritë.

Kushdo që kalon
pranë varrit të tij,
lotët e tradhtojnë.

Vërtet ishte burrë,
shpirtbardhë
dhe engjëllor.

Arif Ejupi
Crans-Montana, 10 korrik 2018

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. Bajrush Behramin e njoha si veprimtar përmes mr. Halil Alidemës që kishte komunikim të rregullt me të, pasi ai ishte në kryesinë e Unikombit. Konfirmimi i veprimtarive të Bajrush Behranit në funksion të çlirimit, ka lënë gjurmë, që nuk duhet të harrohen asnjëherë! Lavdi!
    Respekt për autotin e vargjeve, kolegun Arif Ejupi.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu