Poezi
Ndërtues urash
(Kushtuar Bajrush Behramit, të burgosurit politik të ndërgjegjes sonë kombëtare, bashkëpunëtorit më të ngushtë të Ukshin Hotit dhe ushtarit të radhëve të para të UÇK-së)
Shtatmesëm, flokëgështenjë,
sy ulliri, qëndrim burri.
Kur thoshte “po”,
fjalën e tij mund ta thyente vetëm vdekja.
Po t’i shtroje bukë e kripë,
ishte mirënjohës.
Atë që e konsideronte shok e mik,
dhe që luftonte pa hile për Atdhe,
jepte kokën për të.
Ata që heshtnin
edhe kur vendi ishte në robëri,
haptas i mallkonte.
E kishte pasion artin.
Portretizonte Gjergj Kastriotin,
Norën e Hotit,
Idriz Seferin
e Mic Sokolin.
Kur dikush e pyeste
pse vetëm ata,
përgjigjej:
“Po të mos ishin ata,
nuk do të ishim ne.”
Për këngën, thirrje lirie,
dhe përpjekjet për ribërjen e Shqipërisë,
e burgosën dhe e dënuan —
por kurrë nuk e thyen,
as nuk e nënshtruan.
Iu gëzua çlirimit të Kosovës
më tepër
se lindjes së katër fëmijëve të tij.
Iku më 30 qershor 2018
me amanetin:
Ruajeni si sytë
vendin
dhe njëri-tjetrin.
I gjithë Llapi e njohu
si burrin që ndërtonte ura
dhe bashkonte njerëz,
rrënonte mure
dhe shuante hasmëritë.
Kushdo që kalon
pranë varrit të tij,
lotët e tradhtojnë.
Vërtet ishte burrë,
shpirtbardhë
dhe engjëllor.

Arif Ejupi
Crans-Montana, 10 korrik 2018



Lavdi jetës e veprës së Tij; I Paharruar për jetë e mot!
Bajrush Behramin e njoha si veprimtar përmes mr. Halil Alidemës që kishte komunikim të rregullt me të, pasi ai ishte në kryesinë e Unikombit. Konfirmimi i veprimtarive të Bajrush Behranit në funksion të çlirimit, ka lënë gjurmë, që nuk duhet të harrohen asnjëherë! Lavdi!
Respekt për autotin e vargjeve, kolegun Arif Ejupi.
Lavdi punës dhe jetës së Bajrush Behramit.
Jam krenar që kam pasë fatin ta njoh dhe të punojmë bashk, si në aktivitetet ilegale dhe punën me të në themelimin e “UNIKOMB”, dega e Besianës e më vonë edhe antar kryesie të “UNIKOMB”it në nivel vendi.
Falenderoj kushën tim për vargjet kushtuar Bajrush Behrami!
Sa bukur pershkruhet personaliteti i Bajrushit, keti burri qe dha gjithçka per atdheun;por qe ne Liri, deshti liri qe buron nga burimet e shpiertit njerezor , liri qe te jete e barabarte por jo me e “barabarte” per ca.Pati mundesi te kete “dy , tre milon si te gjithe” ,por u ndale me vetem nje kapital, kapitalin e te qenurit Njeri, po njeri ne kuptimin me te mire te fjales!
Lavdi e perjetshme keti Burri te rralle!
Çka të thuash tjetër:Mallkimi i jetës qenka njerzitë e mirë ikin heret,. Lavdi jetës dhe kontributit të tij. Respekt i nderuar Arif për përkujtimin