At Irakli Pylli (1872-1944 Shën Pjetër Fier) Patriot, mësonjës, rilindës, luftëtar, pavarësisht, prifti me kobure, vrarë në burgun nazist të Zemunit në Beograd, dëshmor i kombit. Kapedani i çetës së Pojan-Shën Pjetrër-Boçovë Llazi Spiro, është padyshim edhe komandanti i parë i Gardës Kombëtare të Shqipërisë, që me forcat e tij të armatosura myzeqare e mbrojti me besnikëri, duke e siguruar fizikisht Kryeministrin tonë, udhëheqësin e madh dhe themeluesin e Shtetit modern Shqiptar Ismail Qemali.
Sipas gojëdhënave këtë natë në Libofshë, plaku ynë mjekërbardhë kuvendoi gjatë dhe shtruar me myzeqarët e tij, duke folur me shumë respekt për historinë e lavdishme të Myzeqesë, Apoloninë, kryengritjet e mëdha të viteve 1603, 1832, 1833, 1834, 1835, 1840 dhe luftën e vazhdueshme heroike që ka bërë populli i saj kundër okupatorit turk.
Ai nuk la pa përmendur edhe aktin heroik legjendar të shumë trimave myzeqar të shquar, si Mihal Kërraba, Martin Kolashi, Bartol Palesi, Nikoll Lushi, Alush Frrakulla, Filip Zhuka, Gori Myzeqari, Trifon Lala, Papa Jorgji Karavastaja, Jorgji Perriu, Mançe Malko, Sul Sinani, Met Roshe, Mitro Kristiani i Apollonisë, djaloshin trim Thoma ALeks Ristani e shumë të tjerë. Burri i urtë mendjendritur, kish falënderuar edhe mësonjësit e Libofshës Jovan e Zoji Ndreko, për hapjen e shkollës së parë shqipe në verën e vitit 1908-të, si dhe shoqatën patriotike në ilegalitet te plot “Komitetin e Fshehtë të Fierit”. Tribuni vlonjat foli gjithashtu edhe për varfërinë e madhe, ku e kishte lënë vatanin tonë për pesë shekuj me radhë okupatori turk, që po vriste edhe myzeqarët e Karatoprakut.
Ai u shpjegoi atyre, se vetëm shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë dhe ngritja e Flamurit tonë Kuq e Zi, do ta ndryshonin gjendjen e rëndë, në të cilën po vuante edhe populli i kësaj krahine mjaft të pasur


