Kur Kosova bëhet Afganistan në muret e Gjermanisë – Imazhi që po na vrasin me duart tona

Shkrime relevante

Nga podiumi i OKB-së Edi Rama sapo deklaroi se “liria e fjalës”- të cilën ai e përdhos dhe shtyp çdo ditë, lulëzon më fortë...

Edit Harxhi, Tiranë ____ Miq të nderuar, “kreu i organizatës” siç e thërrasin...

Shitja e identitetit me etiketën “hallall”

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë KUR KOSOVA FILLON TË SHITET ME...

Si na paraqesin “vend mysliman me shami”, pa qenë i tillë…!

Blerim Nika, Zvicër ____ Pas postimit të sekretarit të Organizatës Shqiptaria, z. Basri...

Kur Kosova bëhet Afganistan në muret e Gjermanisë – Imazhi që po na vrasin me duart tona

Basri Beka, Prishtinë _______ Ky poster i Ria Money Transfer në Zvicër është...

Akoma nuk kemi gjetur ndonjë hoxhë të vrarë nga turqit, ja prifti At Irakli Pylli “me kobure”

At Irakli Pylli (1872-1944 Shën Pjetër Fier) Patriot, mësonjës, rilindës, luftëtar,...

Shpërndaj

Ky poster i Ria Money Transfer në Zvicër është një fyerje e drejtpërdrejtë ndaj identitetit të shqiptarëve të Kosovës.
Një kompani që pretendon se dërgon para “ku të duhet”, zgjedh me qëllim të paraqesë qytetarin e Kosovës me imazhin e një gruaje të mbuluar me shami – të njëjtën estetikë që përdor për Afganistanin. Jo rastësisht. Jo padashur. Kjo është vazhdim i një projekti të gjatë që synon ta ridimensionojë shqiptarin e Kosovës nga popull evropian, perëndimor dhe laik, në një variant të “muslimanit ballkanik” që duhet të duket sa më afër Lindjes së Mesme.
Ky imazh nuk ka asnjë lidhje me realitetin e Kosovës. Nuk ka lidhje me Prishtinën, me Gjakovën, me Pejën, me qytetin ku vajzat ecin pa shami, ku shumica dërrmuese e grave nuk e mban mbulesën si normë kulturore, ku identiteti është formuar nga Rilindja, nga Lufta, nga aspirata evropiane. Ky imazh është produkt i punës antikombëtare që prej vitesh bëhet nga klerikë, nga individë të paditur dhe nga struktura që kanë pranuar të jenë implementues të një axhende të huaj.
BIK-u, nën drejtimin e Naim Tërnava, ka kontribuar aktivisht në këtë deformim. Unë nuk dua të besoj se kryetari i Bashkësisë Islame është antishqiptar me qëllim. Unë besoj se ai mendon se po bën mirë. Por e ka gabim. E ka gabim të thellë. Me pa-vetëdije po i bën tradhti vendit dhe popullit. Me pa-vetëdije po e dëmton shqiptarinë, sepse po e lejon që imazhi i jashtëm i Kosovës të ndërtohet mbi simbole që nuk janë tonat dhe që nuk përfaqësojnë asnjë shumicë reale.
Gjetjet e prokurorisë speciale në rastin e Fatmir Shehollit dhe gjykimin e Hyzri Selimit treguan qartë se Serbia ka investuar në këtë drejtim, bashkë me renegatët e saj brenda dhe me agjentët e imperializmit turko-arab. BIK-u u bë një nga kanalet e implementimit. Rezultati e shohim sot në muret e dyqaneve në Zvicër: Kosova e barabartë me Afganistanin në vizual.
Ky nuk është thjesht një poster. Është dëshmi e dështimit kolektiv për të mbrojtur fytyrën e vërtetë të popullit. Dhe sa kohë që kjo fytyrë vazhdon të falsifikohet – nga brenda dhe nga jashtë – ne do të mbetemi një popull që të tjerët e shohin siç duan ata, jo siç jemi ne. 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu