Nga: Ilaz Kadolli
_____
Ishte fundi i qershorit 1998, kur porsa kishim përfunduar një takim të Brigadës 123, në të cilin ishte analizuar gjendja në terrenin e veprimit. Në të dalë nga komanda takuam Muharrem Dinën-Mixhën. Rrallëherë ai shihej i ngrysur e i shqetësuar aq shumë si atë ditë. I thamë të hynte brenda, por nuk pranoi. Shihej nga fytyra që kishte një shqetësim të thellë.
U larguam paksa nga hyrja e objektit të brigadës për të biseduar më lirshëm. Mixha tregoi në tërësi për rastin e Behajdin Allaçit. Më 12 qershor 1998 ai kishte dalë në luftën e UÇK-së. Atë ditë qershori, në shoqëri edhe me vëllanë e Mixhës, Rifat Dinën, ishin paraqitur në zonën e Rahavecit, përkatësisht në Shtabin e fshatit Drenaj. Me të mbërritur aty, Behajdinit ia kishin vënë prangat, me urdhrin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së. Nuk dihej me saktësi nëse një natë ishte mbajtur i lidhur në Drenaj, por dihet me siguri që Behajdini i prangosur ishte dorëzuar në Shtabin e Përgjithshëm në Altar dhe që nga ai moment nuk dihet asgjë për fatin e tij. Nga dita e arrestimit kishin kaluar rreth njëzet ditë dhe Mixha dyshonte se Behajdinin mund ta kishin vrarë. Dyshimin për mundësinë e vrasjes së tij e përkonte më tepër fakti se familja e të afërmit e Behajdinit, menjëherë pas arrestimit ishin alarmuar e interesuar për fatin e tij në Shtabin e Drenajt, ku kishin marrë garanci se Behajdini ishte dërguar në Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së.
Ishte kohë lufte dhe ngjarjet mbulonin njëra- tjetrën, ndërsa rasti i zhdukjes pa gjurmë të Behaj dinit sa vinte e rritej dhe bëhej misterioz.
Tani për fatin e tij interesoheshin edhe shumë ve primtarë të Lëvizjes në Tiranë e diasporë. Behajdini gjatë 10-vjetëshit të fundit ishte ndër udhëheqësit kryesorë të LPK-së, i burgosur politik dhe profesor i filozofisë.
I gjendur përballë një interesimi dhe presioni që po shtohej për fatin e Behajdinit, Shtabi i Përgjith shëm i UÇK-së kishte dalë me një komunikatë të ngutshme, në të cilën thuhej se Behajdin Allaçi kishte rënë në krye të detyrës, pa përmendur asnjë detal për rrethanat dhe vendin e rënies. Me këtë komunikatë gjatë tërë kohës së luftës u pushua përkohësisht rasti i zhdukjes pa gjurmë të Behajdinit, edhe pse fjalët për ekzekutimin e tij shtoheshin përditë.
Çështja e zhdukjes se Behajdinit u bë objekt inter esimi dhe i bisedave, sidomos menjëherë pas përfun dimit të luftës. Rasti i tij nisi të diskutohej në mesin e bashkëveprimtarëve nga të gjitha anët e vendit. Familja dhe bashkëshortja e tij Nazmije Allaçi, të shqetësuara për fatin e tij, disa herë trokitën në zyrat e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, që pas përfun dimit të luftës kishte kaluar nga Altari në Prishtinë. Pasi nuk kishte lënë vend pa kërkuar shpjegim, një ditë bashkëshortja e Behajdinit paraqitet edhe në zyrën e LPK-së në Prishtinë. Ajo kërkonte me ngulm të informohej për fatin e burrit të saj, qoftë edhe i hidhur:
– Dua ta di të vërtetën për bashkëshortin tim. Unë e kam njohur e ndier si një veprimtar të pakursyer të Lëvizjes. Edhe nëse ka gabuar, e dua të vërtetën. Por nëse është vrarë i pafajshëm, i dua së paku es htrat e tij!
Gjatë vitit 2002 isha me detyrë në Trupat Mbro jtëse të Kosovës, Zona II mbrojtëse në Prizren. Në atë kohë komandant i zonës ishte Selim Krasniqi. Kur isha me detyrë në zyrën e tij, ai më pyeti për Behajdinin. Selimi tha se kam dëgjuar që ke qenë i burgosur politik me të dhe unë kam dëgjuar fjalë të mira për të. I tregova se Behajdini ka qenë njëri ndër udhëheqësit kryesorë të Lëvizjes. Pastaj e pyeta nga vinte ky interesim për të, ndërsa Selimi më tregoi se kishte qenë i pranishëm kur Behajdini ishte arrestuar në Shtabin e Drenajt në qershor 1998. Kishte ndier keqardhje për arrestimin e tij, por ishte i pafuqishëm për ta kundërshtuar urdhrin e Shtabit të Përgjith shëm. Madje atij i kishin sugjeruar ta dërgonte per sonalisht Behajdinin të lidhur në Altar, mirëpo ai nuk kishte pranuar, nga frika se edhe ai mund të pësonte. Një deklaratë me shkrim për rastin e Behajdinit Se limi ia kishte dhënë edhe familjes së tij.
Familjarët e bashkëveprimtarët e Behajdinit dyshojnë me të drejtë se Allaçi është vrarë në mënyrë tinëzare prapa shpinës, me urdhër të Shtabit të Përg jithshëm.
Ndërkaq, pas lufte Behajdini shpallet dëshmor i kom bit po nga Shtabi i Përgjithshëm, sigurisht për të mb uluar gjurmët e vrasjes pa gjyq. Edhe 17 vjet pas për fundimit të luftës, Behajdin Allaçit nuk i dihen as varri, as eshtrat e tij. Për likuidimin pa gjyq të veprimtarit dhe atëdhetarit Behajdin Allaçi, Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së mban përgjegjësi politike, morale dhe ligjore. Duket qartë se likuidimi i tij është një akt i dyshimtë.
Gjatë luftës ndodhin edhe gabime dhe kur ato vër tetohen, drejtuesit korrektë pranojnë edhe gabimin, duke kërkuar falje publike për të mos dëmtuar etikën e luftës për liri. Me gjasë, për të pranuar gabimin sot duhet më shumë guxim se për të shkuar në front!
***
Marrë nga libri i autorit Ilaz kadolli “Syri i Shqiponjës”, faqe 202-205;
Libri në version elektronik PDF:


